Author: Kolibri 4
Njësia Administrative Moglicë, me shtrirje të gjerë territoriale nga 400 deri në 2300 metra mbi nivelin e detit, njihet prej kohësh për kultivimin e rrushit me cilësi të lartë. Në fshatrat Gopesh, Moglicë, Peshtan, Lumaj, Kodras e të tjerë, kjo kulturë ka qenë ndër më të rëndësishmet, si në sasi, ashtu edhe në cilësi. Më të përhapura mbeten varietetet autoktone si serini i bardhë, serini i zi, debinat dhe tajkë e kuqe rrush i njohur për rezistencën natyrore ndaj sëmundjeve, çka ka bërë që trajtimet kimike të mos jenë pothuajse të nevojshme. Prodhimi i Moglicës dallon për përmbajtjen e lartë…
Ekipi i volejbollit të meshkujve Skënderbeu arriti një fitore të madhe në transfertë ndaj Studentit me rezultatin 3–2, në një ndeshje dramatike të vlefshme për kampionatin kombëtar. Në një përballje të fortë e plot rivalitet, korçarët treguan karakter dhe forcë, duke përmbysur rezultatin në setin e fundit dhe siguruar një fitore mjaft të rëndësishme jashtë fushe. Falë shpirtit luftarak dhe mbështetjes së stafit teknik, Skënderbeu konfirmon formën e mirë dhe objektivat e qarta për këtë sezon. Rezultati përfundimtar i seteve: 25–22, 20–25, 25–23, 31–33, 12–15 Studenti 2 – 3 Skënderbeu Një fitore që motivon ekipin korçar për sfidat e radhës…
Një banesë në fshatin Sovjan përfshihet nga flakët duke rrezikuar seriozisht edhe banesa të tjera ngjitur me të Ka qenë reagimi i menjëhershëm i shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit ai që ka bërë të mundur izolimin e flakëve ndërkohë që banorët janë përfshirë nga paniku dhe frika se zjarri mund të përfshinte banesat e tyre Sipas specialistëve të shërbimit zjarrfikës mësohet se zjarri ka ardhur nga pakujdesia e pronarit të banesës i cili shtëpinë private e përdorte si punishte artizanale Shtëpia e përfshirë nga flakët është shkrumbuar e gjitha ndërkohë që kryesorja është se flakët nuk kanë depërtuar me…
Në jug të fshatit të qetë Slabinjë, në zemër të Mokrës së Poshtme, ngrihet një kodër e veçantë që banorët e quajnë “Bregu i Sopotit”. E rrethuar nga gjelbërim dhe rrjedha e dy lumenjve — Shkumbinit dhe Dunicës — kjo kodër ruan mbi supe një thesar të çmuar të historisë sonë: Gradishtën e Slabinjës, një monument kulture i kategorisë së parë që prej vitit 1973. Në pamje të parë, duket si një kodër e zakonshme, por sapo i afroheni, ndjeni menjëherë praninë e së shkuarës. Muret e lashta prej guri, që ende qëndrojnë në këmbë mes rrënjëve dhe erozionit, tregojnë…
Skuadra U-19 e Skënderbeut ka arritur një rezultat historik, duke barazuar me moshatarët e Aston Villës në ndeshjen e parë të vlefshme për raundin e UEFA Youth League. Të drejtuar nga trajnerët Osmanllari dhe Çajku, korçarët zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer, duke treguar nivel të lartë loje, organizim dhe shpirt gare përballë një kundërshtari me traditë në futbollin europian. Megjithatë, për ndeshjen e kthimit në Angli, Skënderbeu do të përballet me dy mungesa të rëndësishme. Qendërmbrojtësi Emeodi dhe mesfushori organizator Oppong nuk do të jenë pjesë e ekipit, pasi nuk kanë arritur të pajisen me vizë britanike. Sipas burimeve pranë…
Në rrugicat e qetë të Korçës, ku aromat e kafes dhe tingujt e qytetit përplasen me historinë, lindi një djalë që do të bëhej zëri i klarinetës: Nevruz Nure, i njohur nga të gjithë si Lulushi. Që fëmijë, ai tregoi një ndjeshmëri të rrallë ndaj tingujve, duke bërë që çdo melodinë e parë që nxirrte nga klarineta të kishte një ngrohtësi të veçantë. Lulushi nuk ishte vetëm një muzikant; ai ishte një rrëfimtar. Secila notë që dilte nga klarineta e tij tregonte histori të qytetit, dashuri, humbje dhe gëzim. Përmes interpretimeve të tij, publiku ndjente shpirtin e Korçës dhe lidhjen…
Korça po bëhet gati për një udhëtim të veçantë përmes muzikës dhe ritmeve të bandave frymore. Më 24, 25 dhe 26 tetor, qyteti do të presë edicionin e parë të Festivalit të Bandave Frymore, që sjell mbi 150 artistë nga Shqipëria, Kroacia, Italia, Kosova dhe Greqia. Drejtoresha e Qendrës së Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Belliu, e cilësoi këtë festival si një nga ngjarjet më të mëdha kulturore që do të kthehet në brand të Korçës, falë traditës dhe historisë së qytetit me muzikën frymore. Programi përfshin tre net me aktivitete të ndryshme: ekspozitën “Retro Korça” me instrumente dhe fotografi historike,…
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Libonik. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motoçikletë pranë kryqëzimit të qytetit të Maliqit. Për pasojë, janë plagosur drejtuesi i motoçikletës dhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhej si pasagjere. Të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ndërsa ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e shkakut që çoi në përplasjen mes…
Kur jeta e vë përballë një sëmundjeje të rëndë, shumica ndjejnë frikë dhe pasiguri. Por Anila Shehu nga Korça zgjodhi rrugën e forcës dhe të besimit. Ajo e përballoi me guxim diagnozën e kancerit të gjirit dhe sot rrëfen historinë e saj si një dëshmi se kur nuk dorëzohesh, mund të fitosh edhe betejat më të vështira. Gjithçka nisi rastësisht, nga një prekje që i ngjalli dyshime. “Nuk ishte e lehtë të përballesha me frikën, por vendosa të shkoja menjëherë te mjeku. Pas kontrolleve mësova se kisha kancer gjiri. Ishte një moment tronditës, por kuptova se nuk duhej të humbisja…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë bëri me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë ndaluar shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, pasi ndaj tij Gjykata e Korçës kishte dhënë vendimin e dënimit me 3 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të paregullt”. Ndërkohë, në vijim të informacionit të bërë publik një ditë më parë, u bë i mundur kapja e shtetasit A. K., 36 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për vjedhjen e një shume lekësh nga çanta e një shtetasi, në ambientet…

