Author: Kolibri 4
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në bllokun nr. 3 të qytetit të Maliqit, ku një zjarr ka përfshirë banesën e shtetasit V. A. Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e flakëve dhe asfiksisë ka humbur jetën në vend shtetasja M. A., ndërsa dy fëmijët e saj, të moshave 14 dhe 6 vjeç, janë dërguar me urgjencë në spital. Më pas, burime zyrtare konfirmuan se edhe 14-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, ndërsa vajza e vogël 6-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e zjarrfikëses dhe…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njofton se gjatë orëve të para të mëngjesit janë regjistruar dy raste të ndara rënieje nga lartësia në qytet. Rreth orës 01:00, në lagjen nr. 8, shtetasi L. M., rreth 40 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, rreth orës 09:35, në lagjen nr. 15, shtetasi A. F., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 5, ka rënë nga lartësia, duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin…
Agjencitë më të mëdha turistike në vend pranojnë se deri më tani Pogradeci është trajtuar më shumë si një qytet tranzit dhe rrallëherë është përfshirë në paketat disa ditore të tyre. Për ta ndryshuar këtë fenomen, në qytetin liqenor u zhvillua një takim me përfaqësues të Unionit Turistik Shqiptar dhe agjencive turistike, ku u theksua rëndësia e përfshirjes së Pogradecit në ofertat e ardhshme turistike. Drejtuesit e agjencive janë shprehur të gatshëm që duke filluar nga viti 2026, të përfshijnë Pogradecin në paketat e tyre disa ditore, me qëllim rritjen e netqëndrimeve të turistëve të huaj në qytet. Sipas përfaqësuesve…
E diela do të sjellë një mot tipik vjeshte në qarkun e Korçës, me vranësira të shpeshta dhe temperatura të freskëta gjatë gjithë ditës. Qytetarët e gjashtë bashkive – Korçë, Pogradec, Maliq, Devoll, Kolonjë dhe Pustec – do të përjetojnë kushte të ngjashme atmosferike, pa reshje domethënëse, por me ndjesi të lehtë ftohtësie. Gjatë mëngjesit termometri do të zbresë deri në 7–9°C, ndërsa në orët e mesditës do të ngjitet gradualisht deri në 14–16°C. Era do të fryjë e lehtë nga verilindja, duke e bërë motin disi të freskët, veçanërisht në zonat kodrinore dhe malore. Qielli do të mbetet kryesisht…
Skuadra e Skënderbeut është mundur nga Tirana me rezultatin 94-67, në një ndeshje ku kryeqytetasit konfirmuan nivelin dhe synimet e tyre për titullin kampion. Pavarësisht rezultatit, ekipi korçar zhvilloi momente të mira loje, duke treguar përmirësim në krahasim me javët e kaluara. Trajneri i Skënderbeut, Bruno Topi, pas ndeshjes u shpreh: “Loja e ekipit tonë vjen gjithmonë duke u rritur. Presim një rezultat pozitiv javën që vjen kundër Elbasanit.” Skënderbeu do të kërkojë të rikthehet te fitorja në përballjen e radhës, ndërsa Tirana vijon marshimin drejt kreut të renditjes.
Skuadra e Dinamos ka arritur një fitore të pastër ndaj Skënderbeut me rezultatin 3-0 në setet (25-23, 25-19, 25-20), në ndeshjen e vlefshme për kampionatin e volejbollit për femra. Vajzat dinamovite treguan epërsi në të gjitha fazat e lojës, duke kontrolluar ritmin dhe duke mos lejuar që korçaret të rrezikonin seriozisht rezultatin. Me këtë fitore, Dinamo konfirmon formën e mirë dhe pozicionin e saj mes skuadrave pretendente të këtij sezoni, ndërsa Skënderbeu do të kërkojë të rikthehet në rezultatet pozitive në ndeshjet e ardhshme.
Ekipi i vajzave të Pogradecit po shkëlqen në parket, duke u konfirmuar si një prej pretendenteve kryesore për titullin kampion në Superligën e volejbollit për femra. Në ndeshjen e radhës, skuadra liqenore zhvilloi një paraqitje spektakolare, duke mposhtur Tiranën me rezultatin 3–1, në një sfidë të fortë dhe me nivel të lartë loje. Atmosfera në palestrën e Pogradecit ishte elektrizuese, ndërsa vajzat verdhë e blu dominuan me pasion dhe vendosmëri në çdo set. Me këtë fitore të rëndësishme, Pogradeci ngjitet në krye të renditjes, duke e konsoliduar pozitën si skuadra më në formë e kampionatit dhe një rivale serioze për…
Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e radhës në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar. Ekipi i Maliqit do të zbresë në fushë të dielën, në një transfertë të vështirë ndaj Shkumbinit, një kundërshtar me ambicie për t’u ngjitur në kategori më të lartë. Trajneri Egli Malesia pritet të përballet me sfidë të fortë, por Maliqarët synojnë të marrin rezultat pozitiv për të ruajtur ecurinë e mirë në kampionat. Nga ana tjetër, Devolli do të luajë në shtëpi ndaj Partizanit “B”, një skuadër që shpesh aktivizon futbollistë nga ekipi i parë i Superiores, çka ngre diskutime për barazinë e garës në këtë…
Është ndarë nga jeta në moshë të re Joana Qyli, vajza e prindërve korçarë që prej vitesh jetonin në Greqi. Pas studimeve në Selanik dhe Holandë, ajo arriti të bëhej pjesë e Parlamentit Europian, ku punonte prej disa vitesh. Joana u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë. Ajo kishte përfunduar studimet për Shkenca Politike në Selanik dhe më pas Masterin për Administratë Publike në Holandë. Përpara punës në institucionet e Bashkimit Europian, ajo kishte shërbyer si Asistente Administrative në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Selanik dhe si Asistente Kërkimi në Universitetin e Leiden-it. Joana ruante gjithmonë lidhje…
Bashkia Maliq ka nisur zbatimin e projektit “Rehabilitimi i 39 ndërtesave të familjeve në kushte të vështira ekonomike”, një nismë që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët më në nevojë të njësive administrative të saj. Gjatë gjashtë viteve të fundit, 260 familje kanë përfituar nga programet e bashkëfinancuara me Ministrinë e Ekonomisë, duke bërë të mundur ndërhyrje të rëndësishme në banesa në disa fshatra të Bashkisë Maliq. Ky projekt përbën vijimësinë e politikave sociale të bashkisë për mbështetjen e shtresave në nevojë. Paralelisht, strukturat përkatëse po punojnë për përgatitjen e projektit të vitit 2026, me synimin për të…

