Author: Kolibri 4
Maliqi dhe banorët e këtij qyteti nuk kanë asnjë bankë për të kryer transaksionet bankare. Është e çuditshme se si mbi 40 mijë banorë të qytetit dhe fshatrave të Maliqit të mos kenë një bankë për kursimet e tyre por duhet të udhëtojnë drejt Korçës. Nuk kanë lek maliqarët apo nuk ka njerëz në Maliq?
Një nga rrugët që do të shpëtojë krejt krahinën e Kolonjës dhe një nga investimet më të mëdha në juglindje ka sjellë polemika për cilësinë e saj, sidomos pas shembjes së saj para disa muajve poshtë Qarrit. Nga ajo çka duket në vëzhgim të thjeshtë shihet se ende pa u inauguruar një pjesë e anësoreve ka filluar të lëvizë, duke lënë të kuptohet se do të ketë fatin e lotit të parë dhe rrëzimit të barrierave mbrojtëse. Nga ana tjetër, cilësia e asfaltit është shumë e dobët (loti i dytë) duke krijuar gunga në disa pjesë. Disheza e fortë e…
Fakte të rralla, të papulikuara më parë, të cilat gjendet në librin “Revue de géographie” të gjeografëve francezë Charles Velain, Louis Gentil dhe Paul Girardin. Libri është një studim i mirëfilltë historiko-gjeografik i publikuar në Paris në vitin 1922 ku ka edhe të dhëna për regjistrimin e popullsisë në territoret e administruar nga francezët në vitet 1916-1920. Në faqen 301 gjenden të dhëna për fshatrat e Kolonjës, ku në kolonën e fundit, aty ku përshkruhej dhe gjendja e tyre, kanë shënimin “detruit en 1914” (në shqip: shkatërruar në 1914). Ndërsa në fshatrat Stratobërdë, Treskë, Trebickë dhe Panarit shënohet “Villages orthodoxe…
Sinica, Arrza, Devolli i Sipërm, Nikolica, sajtet arkeologjike, në fakt janë shumë vendet që Devolli mund dhe duhet të vizitohet Por çfarë bie në sy këtë vit? Në qoftë se sheh lajme se Pogradeci ka turistë, çmimet nuk I ka rritur, promovimi kryhet në maksimum, Kolonja me Rehovën e Leskovikun vazhdon të ketë rritje të numrit të turistëve, Korça mbipopullohet nga gjermanët dhe aktivitetet, madje edhe Maliqi flet për turizmin, në Devoll kjo fjalë është NON GRATA. E çuditshme dhe e trishtë është fakti që asnjë foto turistësh nuk qarkullojnë në internet por me e trishtë është fakti se…
Gjithçka është e mundur! Madje ky është opsioni më i mirë për kryetarin më jetëgjatë në Shqipëri, i cili ka mandatin e tij të 6 që drejton bashkinë e Maliqit, dhe të fundit, për shkak të ligjit për kryebashkiakët. Fjalët kanë nisur të dalin, madje dhe planet duket se po nisin të shkruhen edhe për shkak të afrimit të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2025. Fillimisht, Topçiu e ka mandatin e tij të fundit dhe pas përfundimit të këtij mandati, nuk mund të shkojë më në krye të një bashkie. Kjo do të thotë uljen e figurës së tij publike dhe…
Spanja ka fituar Euro 2024. Iberikët janë ata që pas pak ngrejnë kupën me të rëndësishme në kontinentin e Europës sepse rezultati përfundimtar në montior shënon 2-1 kundër anglezëve, të cilët duhet ende të ëndërrojnë për këtë titull.
Nga atentati që u bë ndaj Donald Trump, teksa po mbante fjalim para mbështetësve të tij, humbi jetën shefi i zjarrfikësve në zonë, 50-vjeçari Corey Comperatore. Siç ka deklaruar edhe guvernatori i Pensilvanisë, ai ka humbur jetën pasi u doli para gruas dhe fëmijëve të tij për ti mbrojtur, kur kuptoi se kishte të shtëna armësh. Ndërkohë në nder të tij, flamujt janë ulur në gjysmështizë. Nga atentati kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, që ndodhen në spital
Regjisori Eduart Grishaj ka treguar se së bashku me Arbanën do i shohim në një program televiziv. “Do rikthehemi në televizion, pra do rikthehemi fuqishëm. Kishim nevojë për këtë pauzën për tu rikthyer. Do bëjmë një super spektakël.” tha Grishaj Mbetet për tu parë nesë do sjellin një projekt të ri, duke qenë se zërat që Arbana Osmani është larguar nga Top Channel janë të shumtë.
17-vjeç e një ditë, Lamine Yamal është adoleshenti që ka bërë botën të dashurohet mbas futbollit të tij në këtë kampionat Europian. Ai vendosi një rekord të ri këtë turne, duke u bërë lojtari me moshën më të re që shënon në një kampionat Europian. Por mosha përveç avantazheve të mëdha që i jep kombëtares spanjolle edhe e penalizon atë, dhe shkak janë ligjet gjermane. Prestigjozja britanike “The Sun” shkruan se sipas ligjeve gjermane asnjë i ri nën 18-vjeç nuk mund të punojë të dielave pas orës 23:00, në rast të kundërt punëdhënësi do të duhet të paguajë një gjobë…
Një franceze në Korçë lind fëmijën e saj në ambulancë duke shkuar drejt martenitetit të këtij qyteti. Sipas mjekëve të martenitetit, 19 vjeçarja ka bërë lindje të parakohshme dhe për këtë arsye ne orët e para të mëngjesit të sotëm fëmija është dërguar në martenitetin e Tiranës për shërbim më të specializuar mjekësor ndërsa nëna vazhdon të jetë në kujdesin e mjekëve të Korçës. Shëndeti i 19 vjeçares është i mirë ndërkohë që bebi vazhdon të jetë në kujdesin intesiv të mjekëve në qytet. Nëna flet shqip shumë mirë. Ajo ka deklaruar për mjekët e shërbimin mjekësor të martenitetit se…

