Author: Kolibri 4
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi Rigela Kaso, 42 vjeç, banues në Bilisht. 42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit P. R., 60 vjeç dhe G. R., 35 vjeç (babë e bir), pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me shtetasin B. B., 69 vjeç, për motive pronësie. Nga konflikti është dëmtuar shtetasi B. B., i cili mori mjekim në spital, si dhe u pajis edhe me urdhër mbrojtjeje. Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin M. L., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi automjeti tip “Benz” që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tip “Nissan”. Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar…
Një 23 vjeçar shqiptar, i diagnostikuar me autizëm, ka ndërruar jetë pasi është gjetur pa ndjenja brenda një makine ku kishte qëndruar për orë të tëra nën temperatura të larta. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Amarinthos të Evias në Greqi. Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç nga Durrësi, kanë gjetur brenda automjetit të tyre, të lënë të parkuar dhe të pasiguruar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdi Elezi 23 vjec, i cili ishte pa ndjenja. Ai është transportuar në spital rreth orës 12.00 dhe në orën 23:37 ka ndërruar jetë. Në orët e para të mëngjesit…
Rrënjët e origjinës, dashuria dhe malli për vendlindjen nuk shuhen kurrë! Lidhja e fortë, e cila vjen përmes gjuhës, traditave, kulturës e historisë, është thjesht unike! Sot, në fshatin Panarit, jemi njohur me një nga rastet më të rralla e të veçanta, që ka treguar më së miri identitetin e përhershëm të vendit të origjinës. Dhori Naum lindi në Panarit në vitin 1898 dhe emigroi me babain e tij në Amerikë në Prill të vitit 1909. Atje ndërtoi jetën dhe familjen e tij. Dashurinë dhe mallin për atdheun, edhe pse u largua në moshë të hershme, e trashëgoi tek brezat…
John D. Rockefeller ishte dikur individi më i pasur në botë dhe miliarderi i parë. Në moshën 25-vjeçare, ai kontrollonte një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Shtetet e Bashkuara, dhe në moshën 31-vjeçare ai ishte rafineri më i madh i naftës në botë. Në moshën 38-vjeçare, ai menaxhoi 90% të naftës së rafinuar në SHBA. Në moshën 50-vjeçare, ai ishte njeriu më i pasur në vend. E gjithë jeta e tij, nga vendimet e tij deri te marrëdhëniet e tij, u përqendrua në ndërtimin e fuqisë dhe pasurisë së tij personale. Megjithatë, në moshën 53-vjeçare, shëndeti i…
Pushimet në Jug këtë vit janë më të shtrenjta se asnjëherë. Vlora, Saranda dhe zonat përreth tyre po përballen me një rritje të ndjeshme si te strukturat akomoduese ashtu dhe baret e restorantet. Sipas një vëzhgimi nga Revista Monitor, çmimet në strukturat akomoduese si shtëpitë me qira ditore dhe hotelet janë rritur me 25-30%. Kjo rritje është konfirmuar edhe nga operatorët e tregut, të cilët deklarojnë se të gjitha çmimet, si të akomodimit ashtu dhe të ushqimeve e bar-restoranteve janë së paku 20% më të shtrenjta se një vit më parë. Operatorët turistikë shpjegojnë se në fillim të sezonit, kërkesa…
Gjatë 24 orëve të fundit në të dy këto stacione kufitare kanë hyrë e dalë me shume se 15 shtetas shqiptarë e të huaj duke regjistruar kështu fluksin më të lartë të lëvizjeve gjatë ditëve të fundit. Numri më i lartë i hyrje daljeve është regjistruar në Qafë Thanë me 4466 shtetas në hyrje dhe 3654 shtetas në dalje Nga ana tjetër ne piken e kalimit kufitar të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3429 shtetas dhe kanë dalë 3581 shtetas të tjere Për të përballuar fluksin në rritje të këtyre ditëve pala shqiptare punon me 6 sportele,…
Brenda banesës së katit të 4 ku shpërtheu lënda plasëse në Elbasan jetonte shtetësja Gjovana Nikolli së bashku me motrën e saj. Nikolli rezulton të jetë e dashura e Amarildo Nikolli aloas Xhenje i cili është bërë i penduar i drejtësisë dhe dosja e tij po hetohet nga SPAK. Ai u ndalua në Vlorë rreth 1 vit më parë e ndërsa kishte dyshime se në qytetin bregdetar do të kryente një vrasje. Sipas të dhenave pak ditë para shpërthimit me lëndë plasese ajo ka shpërndarë një video live duke folur mbi të dashurën e të penduarit tjetër të SPAK, Nuredin…
A keni dëgjuar për ndonjë deklaratë për shtyp të Partisë Demokratike, Partisë së Lirisë a ndonjë partie tjetër opozitare në Korçë? Në fakt, a keni informacion në qoftë se vazhdojnë të ekzistojnë zyrat e tyre të shtypit? Me tepër aktivitet kanë patur kur ka patur zgjedhje brenda partisë sesa të realizojnë detyrën e parë qytetare te ngarkuar me votë, opozitarizmin. PD dhe PL, “shoqet” e ngushtë sot edhe pse miqësia është e sforcuar në këtë qytet, për shkak edhe të zgjedhjeve të fundit ku Endrit Brahimllari akuzonte pikërisht PD e Korçës se shiti zgjedhjet në këtë qytet, miqësia nuk…
Ka shumë të moshuar, ndodhet në kufi me Maqedoninë, vetëm 25 minute larg Korçës, turistët janë të shumtë por Pusteci nuk ka asnjë farmaci. E lexuat mirë, 0 farmaci. Çfarë bëjnë banorët? Udhëtojnë drejt Korçës apo drejt Maqedonisë së Veriut për të marrë ilaçet ose doktori ua con njëherë në javë. Bizneset nuk kanë shfaqur interes për krijimin e një farmacie për shkak të numrit të pakët të banorëve por a e meritojnë këtë banorët e Pustecit? Ilaçet mos i harroni sot!

