Author: Kolibri 4

Një ngjarje e rëndë po zhvillohet në lagjen 16 në qytetin e Korçës pasi një 71 vjeçar shtiu 3 herë me armë zjarri në ajër, nga ballkoni i banesës së tij. Burimet policore thanë se 71 vjeçari Edmond Naska jeton i vetëm në banesë dhe ka qenë vetëm kur ka shtënë. Menjëherë në vendngjarje mbrritëm forcat blu të Korçës që bënë rrethimin e zonës dhe evakuimin e banorëve të pallatit. Edhe pse ka kaluar një orë nga nisja e kësaj ngjarje, 71 vjeçari nuk pranon të dorëzohet në polici. Tashmë në zonë mbrritën forcat Renea të cilat pritet të ndërhyjnë…

Read More

Edmond Naska është 60 vjeçari i cili ka ngritur në këmbë policinë e Korçës pasi më herët qëlloi 3 herë me armë zjarri nga banesa e tij. Korçë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati). Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar. Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë…

Read More

Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati). Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar. Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës. Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në lagjen nr 15 në qytetin e Korçës. Sipas të dhënave paraprake një person ka dalë në dritaren e banesës në një pallat dhe ka shtënë në ajër. Burimet shtojnë se personi është ende në banesë dhe kërcënon të hapë zjarr. Policia është në vendngjarje dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë si dhe po punon për neutralizimin e personit.

Read More

Më 31 Maj të këtij viti është larguar nga kjo jetë poeti i njohur korçar Skënder Rusi. Mbrëmë familjarë, miq, poetë e jo vetëm i kanë festuar me poezi ditëlindjen e tij të 72-të. Eris Rusi, djali i poetit tha se çdo ditëlindje e të atit festohej kështu, me netë poetike, ndaj vendosën të festonin kështu, pa Skënderin fizikisht por me poezinë e tij Sinkron “Me poezi. Jeta e Skënderit ishte e lidhur me poezinë dhe çdo ditëlindje e tij do kishte vargun, ritmin e titull të godiste lexuesin. Aktiviteti sot kishte Skënderin e buzëqeshur të shpërfaqur në këtë ambient…

Read More

Kampi Veror i Akademisë së Inovacionit, Korça ICT Academy dhe Code for Albania, rikthehet për të tretin vit radhazi në qytetin e Korçës. Mbi 100 të rinj pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria do të marrin pjesë në këtë aktivitet që synon të promovojë teknologjinë dhe inovacionin mes të rinjve. Në këtë kamp veror do të marrin pjesë pedagogë të huaj nga Universiteti i Stanford, si dhe pedagogë asistentë nga universitetet më të njohura të Shqipërisë. Për dy javë me radhë, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në leksione dhe projekte praktike, duke përfituar nga eksperienca dhe njohuritë e…

Read More

I nxehti Afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ku vlera ekstrem priten në zonat Jugore deri në 42 gradë Celcius. Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore por mundësia për reshje është thuajse zero. Rritet ndjeshëm lagështira relative në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita mbetet me vlera konstante duke u…

Read More

Sezoni i ri turistik ka sjellë disa rregulla të reja sa i përket mjeteve ujore me motorr në qytetin liqenor. Për herë të parë banorëve që jetojnë në fshatrat turistikë dhe që herë pas here varkat e peshkimit i përdorin për vozitje të turistëve, tashmë nuk u lejohet në që të përdorin motorrat pa një leje. Së fundmi me këtë problematikë janë përballur disa bujtina në Lin, të cilave nuk u është lejuar nga ana e policisë kufitare që të vozitin turistët e huaj me varkë duke përdorur motorrin, por këtë duhet ta realizojnë veç me lopata, në rast se…

Read More

Maliq ; Merr një flakë një sipërfaqe me grurë të korrur në fushën e Maliqit, në afërsi të fshatit Drithas. Vetëm pak ditë më parë në të njëjtën fushë janë djegur jo me pak se 4 hektarë me sipërfaqe grurë të korrur duke rrezikuar dhe sipërfaqe të tjera të grurit të pakorrur. Autoritetet lokale herë par here kane bere thirrje banorëve të zonës të tregojnë kujdes në këtë zonë me temperatura shumë të larta pasi zjarret e pakontrolluara bëhen shpesh jo vetëm rrezik jo vetëm për kulturat bujqësore por dhe banesat përreth.

Read More