Author: Kolibri 4
E rëndë në Pogradec/ 18 vjeçari përplas 6 vjecarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Reagon policia
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Sektori i Policisë Rrugore ndaloi me iniciativë shtetasin E. T., 18 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se më datë 15.07.2024, në qytetin e Pogradecit, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar një 6-vjeçar, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri është jashtë rrezikut për jetën. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin F. H., 28 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me mjet prerës (gërshërë), për motive të dobëta, një 24-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut…
I gjithë Ballkani dhe pjesë të Evropës Lindore janë nën një valë të nxehtit që nga fillimi i korrikut dhe parashikohet që vapa të zgjasë edhe dy javë, shkruan shërbimi meteorologjik i Severe Weather Europe. “Kjo është një valë historike e të nxehtit me temperatura ditore që e kalojnë pragun prej 40 gradë Celsius. Më intensive është në Gadishullin Ballkanik dhe Evropën Lindore. Detet në rajonin e Mesdheut po nxehen gjithashtu, duke arritur në 30 gradë Celsius në vende. Sipas parashikimeve të modelit global të motit, temperaturat do të mbeten shumë mbi mesataren në të gjithë Evropën Jugore dhe Lindore…
Ndryshime në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, pas marrjes së gradave. Brenda pak ditëve kanë marrë pozicione të ndryshme disa nga drejtuesit e seksioneve dhe komisariateve. Mësohet se Ardrit Elmazi me detyrë zëvendës drejtor i krimeve në drejtori, është emëruar në Kukës në postin e drejtorit të kufirit. Në vend të tij, u emërua Lorenc Meta, i cili mbante më herët postin e zëvendës drejtorit të policisë Elbasan. Në Maliq u komandua shef komisariati Arjan Boçi, i cili ka patur detyrën e shefit të krimeve në këtë komisariat, pasi Fabiol Qose u emërua asistent i drejtorit të DVP Korçë, pasi…
Pershendetje pershendetje, nje dite tjeter e ftohte por te pakten dielli nuk ka ikur. Jemi pas pune, pas pune ne pas pune ju. Si cdo te merkure do flasim dhe trajtojme tema te ndryshme me te ftuar te vecante. Kat si shkoi kjo jave per ty? “Babi harron” është shkruar nga W. Livingston Larned dhe ia vlen të lexohet për të kujtuar atë që është shumë e rëndësishme: Në vend që të dënojmë dhe kritikojmë të tjerët, ndoshta do të ishte më mirë të përpiqemi t’i kuptojmë ata, të përpiqemi të kuptojmë pse ata veprojnë në një mënyrë të caktuar.…
Korçë Gjatë 10 ditëve të fundit, kanosi me fjalë babanë e tij (i pajisur me urdhër mbrojtjeje), ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, vodhi një celular dhe një shumë parash në një banesë, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari i shpallur në kërkim. Komisariati i Policisë Korçë, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, kapi dhe ndaloi shtetasin Z. G., 41 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se: -më datë 07.07.2024, në lokalin e tij, në lagjen nr. 6,…
Birra Korça, prodhimi origjinal shqiptar është padyshim pija e preferuar për te gjithë qytetarët, por edhe per turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë. Një prej legjendave të futbollit anglez, sulmuesi i njohur i Arsenalit, Ian Wright gjatë vizitës në Shqipëri nuk ka nguruar të tregojë pëlqimin per Birrën Korça. Sulmuesi i kombëtares angleze ka pozuar me shishen e Birrës Korça, teksa ka rrëfyer për miqtë e tij se sa herë viziton Shqipërinë, Birra Korça është e preferuara e tij. Të shumtë janë turistët që kanë mbetur të impresionuar nga Birra Korça, për cilësinë dhe shijen e veçantë. Birra Korça,…
Personat me probleme mendore të pakartelizuar paraqesin rrezik për komunitetin – flasin specialistët
Personat e pa kartelizuar pranë qendrës së shëndetit mendor që jetojnë të vetmuar për shkak të kushteve sociale paraqesin rrezikshmëri për veten e tyre dhe komunitetin. Kështu është shprehur drejtoresha e shëndetit mendor në Korçë Nikolina Bode, e cila shkon me tej kur tha se në këto temperatura të larta risku për kategorinë e personave me moshë të konsiderueshme është i lartë. Mjekja neuropsikiatre u kërkon fqinjëve të personave të moshuar që jetojnë të vetëm në banesat e tyre të bëjnë kujdes me këtë kategori sociale për të njoftuar në kohën e duhur mjekët e shërbimit mendor. Burime të siguruara…
FT Kalithea-Skënderbeu 3-0 Shënues: Matigia 45’ Kainourgios 50’, Lukinas 79’ Skënderbeu mundet 3-0 në miqësoren e pasdites së sotme ndaj Kalithea në Ptolemaidhë të Greqisë në testin e parë zyrtar në këtë fazë përgatitore. Një pjesë e parë shumë e mirë për bardhekuqtë, ku Liço dhe Merlim patën raste të pastra shënimi, por nuk shënojnë. Nuk ka 11-metërsh as për Rashicën 5 minuta nga fundi i pjesës së parë, ndërkohë që vendasit në minutën e 45-të shënojnë me një goditje dënimi. Në pjesën e dytë sërish një gol nga vendasit pas një krosi në zonë, ndërkohë që Ramos, Rashica kanë…
5 aktorë të rinj sollën jetën e përditshme të Korçës nën lupën e komedisë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, duke marrë duartrokitjet e publikut. Për dy netë me radhë në një sallë të mbushur nga artdashësit korçarë, Juxhin Plovishti, Silvio Goskova, Franc Bregu, Paola Kodra dhe Ilda Pepi sollën skena të jetës reale të qytetit, të para ato në mënyrë komike. Aktorët tregojnë emocionet e marra, duke shtuar se Korçën dhe jetën e saj do e çojnë edhe në teatrot e tjerë të vendit. Aktivitetet kulturore dhe artistike në këtë sezon turistik të verës janë të…
Edi Rama nuk do të marrë pushimet pa bërë edhe një takim me kryebashkiakët. Mësohet se sot paradite ata janë thirrur në sallën Cod në Kryeministri. Fokusi kryesor i takimit pritet të jetë kryesisht mbarëvajtja e sezonit turistik, por edhe diskutimi për çështjen e legalizimeve, ku pritet që një pjesë të procedurave t’u kalojnë bashkive. Për bashkitë e jugut Rama pritet t’u japë edhe një porosi për të mbështetur Vangjel Tavon në zgjedhjet e Himarës.

