Author: Kolibri 4
Pas shumë vitesh u takova me një pedagogun tim në Pogradec. Po flisnim për aktualitetin klimaterik, temperaturat e larta në vend dhe avantazhin e madh që ofron Pogradeci në këtë periudhë. “Sa herë vendos të vij këtej në Pogradec iu them shokëve se po iki në Zvicër”, më tregonte profesori. Dhe për hir të së vërtetës, krahasuar edhe me qytete të tjera të Shqipërisë Pogradeci është një parajsë e vërtetë. Vija liqenore deri në Tushemisht, parku i qytetit, që fillon nga qendra e mbaron tek fillimi i vilave qeveritare, vetë liqeni, uji i pijshëm 24 orë në rubinetë, Driloni, ajri…
Në projekt-vendimin e sesionit të 46 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të sapo publikuar UNESCO thotë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i paraqesin Qendrës së Trashëgimisë Botërore, deri më 1 shkurt të vitit 2025, një raport të përbashkët të përditësuar mbi gjendjen e ruajtjes së pronës dhe zbatimin e rekomandimeve të misioneve të UNESCO-s. OHRI- Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO paralajmëron autoritetet shqiptare dhe ato maqedonase për një përfshirje të mundshme të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Në projekt-vendimin e sesionit të 46 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të sapo publikuar UNESCO thotë se Maqedonia…
Policia greke ka shkatërruar një organizate kriminale, anëtarët e së cilës vendosnin gjoba nëpër lokale, kryenin shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, falsifikime, vjedhje e trafik droge. Anëtarët e saj ishin aktivë në zona të ndryshme të Athinës, duke u siguruar “mbrojtje” lokaleve dhe duke zhvatur shuma të ndryshme parash nga pronarët e tyre në baza javore apo mujore. Gjithashtu, u konstatua se anëtarët e organizatës kriminale ishte përvec sigurisë së lokaleve edhe ndërhyrja në çdo incident që mund të ndodhte mes klientëve, por dhe ndërmjetësimi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve personale ose të tjera ndërmjet personave me anë të kërcënimit ose përdorimit…
Blendi Fevziu është baba i dy vajzave dhe sot për njërën prej tyre është një ditë e veçantë. Mishel është diplomuar në Universitetin e Londrës dhe kjo sigurisht ka bërë krenare të gjithë familjen. Blendi së bashku me gruan dhe vajzën e vogël kanë shkuar në kryeqytetin anglez për ta mbështetur në ceremoninë e diplomimit. Gazetari ka publikuar foto duke e uruar të bijën. “Urime diplomimin Mishel ♡”, shkruan ai ndërsa të shumta janë komentet përgëzuese.
Temperaturat përvëluese kanë përfshirë vendin tonë javën e fundit. Për shkak të këtyre kushteve atmosferike qeveria ka marrë vendimin për shkurtim të orarit të administratës. Siç mëson Kolibri.al, 9:30-15:30 do të jetë orari zyrtar nga nesër, ndërsa të premten administrata do punojë 9:30-13:00. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, këtë javë vendi ynë po përjeton “ferrin mbi tokë” me temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale dhe të zgjatura në kohë.
Ka nisur fluksi në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës. Sipas informacioneve nga policia gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 2869 shtetas dhe kanë dalë 3373 shtetas. Ndërkohë në Qafë Thanë ka pasur 5634 shtetas në hyrje dhe 3991 shtetas në dalje. Fluks ka pasur edhe gjatë këtyre dy ditëve në të dyja pikat, por për shkak të angazhimit të madh dhe numrit të sporteleve të shtuara në varësi të situatës nuk është krijuar radhë.
Korçë RENEA neutralizon dhe vë në pranga 71-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri, në ajër, nga ballkoni i banesës së tij. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 16, ku shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, qëlloi me armë zjarri, në ajër, nga ballkoni i banesës së tij, ju bëjmë me dije se: Me mbërritjen e njësive speciale RENEA, është krijuar perimetri i afërt i sigurisë, si dhe është negociuar me 71-vjeçarin,…
Pas 3 orësh forcat Renea ja kane dale për të neutralizuar 71 vjeçarin Edmond Naska i cili ka terrorizuar banorët e lagjes 15 duke qëlluar me armë zjarri 3 herë në ajër Ka qënë policia lokale ajo që ka evakuuar të gjithë banorët e pallatit ku banonte në katin e parë 71 vjeçari Naska dhe më pas kanë qenë forcat RENEA ata që për më shumë se një orë e 30 minuta kanë negociuar me të moshuarin për t’u dorëzuar. Ka qënë autori ai që ka dalë në dritaren e ballkonit duke komunikuar me drejtuesin e operacionit pas thirrjeve të…
Të tjera detaje janë zbardhur nga dhunimi i 42-vjeçarit Rigels Kaso nga Bilishti, i cili u gjet dje i shtrirë në rrugë, pasi ishte dhunuar. Gazetarja Dorjana Bezat mëson se autori është identifikuar si Bajram Gjeleshi. Dyshohet se motivi i konfliktit me Kason ishin disa mesazhe qe ai i kishte dërguar bashkëjetueses së tij në rrjetet sociale. Pasi ka lexuar këto mesazhe, Gjeleshi nga profili i bashkëjetueses e ka ftuar 42 vjeçarin për tu takuar pranë pallatit ku jetonte në rrugën në rrugën “Sokrat Miho”. Duke menduar se do të takonte gruan me të cilën po fliste në rrjetet sociale…
Forcat RENEA kanë mundur të neutralizojnë, 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili terrorizoi qytetarët në lagjen numër 16 të qytetit të Korçës, duke u ngujuar në apartamentin e tij dhe duke qëlluar me armë në ajër. Forcat RENEA kanë përdorur një taktikë të posaçme ndaj 71-vjeçarit, duke e thirrur të dalë në ballkonin e banesës në katin e parë. Pasi Naska ka dalë aty i paarmatosur efektivët i janë afruar me ngadalë duke e mbajtur nga krahët dhe duke e lidhur tek kangjellat e jashtme të banesës në mënyrë që ai të mos kishte mundësi të merrte armën. Më pas pjesëtarë…

