Author: Kolibri 4
Dy të rinjtë të cilët rezultojnë të njohur për policinë në Pogradec si persona problematikë dhe që përfshiheshin në konflikte të herë pas hershme, që prej muajit Maj kur kishin qëlluar me kallashnikov e kanë fshehur atë në varrezat e qytetit. Për gati 3 muaj të rinjtë e kanë lëvizur disa herë armën nëpër varre të ndryshme. Lëvizja e herë pas hershme e kapakëve të varreve ku ata fshihnin armën, ishte kthyer në shqetësim për familjarët që vizitonin të ndjerët, shpesh familjarët ishin ankuar se po u dëmtoheshin varret e të afërmve me qëllim vjedhjen e tyre, pasi të rinjtë…
Policia e Pogradecit ka vënë në pranga dy 16-vjeçarë, të identifikuar si M. K. dhe J. H., pas hetimeve që çuan në zbardhjen e një ngjarjeje të ndodhur në maj të këtij viti, kur u qëllua me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari, në lagjen nr. 1 të qytetit. Gjatë operacionit, në banesën e njërit prej të miturve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dorezë metalike (përforcues grushti), municion luftarak dhe një gëzhojë arme zjarri model 56. Hetimet zbuluan se autorët kishin fshehur një armë automatike kallashnikov në një varr në varrezat e qytetit. Njëri prej…
Parku Kombëtar i Prespës, një ndër zonat më të bukura natyrore në juglindje të vendit, është kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik për turistët vendas e të huaj. Me një habitat mjaft të pasur në florë dhe faunë, ky park është kthyer po ashtu edhe në destinacion për turizmin e vëzhgimit të shpendëve ujorë. Parku Kombëtar i Prespës është një nga parqet natyrorë më të mëdhenj të Shqipërisë me një sipërfaqe prej 27.500 hektarësh. Ky park ofron një eksperiencë të pazakontë për turistët dhe udhëtarët që zgjedhin të vizitojnë këtë rajon. Ai strehon një gamë të gjerë të…
Në kuadër të Ditës Botërore të Hospis dhe Kujdesit Paliativ, me moton “Akses Universal për Kujdes Paliativ”, më 11 tetor 2025 u zhvillua në Korçë një aktivitet sensibilizues që bashkoi përfaqësues të pushtetit vendor, institucione shëndetësore, organizata bashkëpunuese dhe përfitues të shërbimeve. Në një atmosferë mirënjohjeje dhe solidariteti, Kryetari i Qarkut Korçë, z. Petrika Tollkuci, nderoi me Certifikatë Përkushtimi dhe Emblemën e Qarkut organizatën “Little Company of Mary”, për kontributin e saj të çmuar ndër vite në ofrimin e kujdesit paliativ. Çmimi u pranua me përulje nga Motër Anita MacDonald, themeluese dhe mbështetëse e përhershme e këtij shërbimi. Kryetari i…
Moti në qarkun e Korçës do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë gjithë ditës së martë. Në orët e para të mëngjesit pritet freski, me temperatura që do të zbresin deri në 8°C, ndërsa gjatë mesditës termometri do të ngjitet deri në 19°C. Në bashkitë Korçë, Pogradec, Maliq, Devoll, Kolonjë dhe Pustec, kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme, pa reshje shiu, ndërsa era do të fryjë e lehtë nga drejtimi verilindor. Pasditja do të jetë më e ngrohtë dhe kryesisht me diell, ndërsa në mbrëmje pritet rënie e ndjeshme e temperaturave, duke rikthyer ndjesinë e ftohtë tipike…
Edhe në qarkun e Korçës ka nisur zbatimi i vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave elektrike. Gjatë ditës së sotme, shërbimet e Policisë Rrugore kanë sekuestruar tre mjete të tilla në qytetin e Korçës dhe në Pogradec, pasi u konstatuan duke qarkulluar në kundërshtim me vendimin e marrë. Vendimi i Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, vjen pas rritjes së ndjeshme të numrit të aksidenteve të shkaktuara nga përdorimi i këtyre mjeteve në hapësirat rrugore. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, rastet e sekuestrimit janë evidentuar gjatë kontrolleve të shtuara në rrugët urbane,…
Policia e qarkut Korçë ka zhvilluar një sërë veprimesh gjatë ditëve të fundit, duke ndaluar dhe proceduar penalisht disa shtetas për vepra të ndryshme penale. Në pikën kufitare të Kapshticës, u ndalua 36-vjeçari M. K., banues në Lushnjë, i dënuar më parë nga Gjykata e Pogradecit për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, është proceduar penalisht 50-vjeçari P. C., banues në Prrenjas, për “Kalimi të paligjshëm të kufirit shtetëror”. Në Korçë dhe Pogradec janë regjistruar disa aksidente rrugore, ku për pasojë u lënduan lehtë disa persona. Për këto raste janë proceduar shtetasit S. M., 22 vjeç, N. M.,…
Këtë fundjavë, në zemër të maleve të Korçës, Vithkuqi u mbush me ngjyra, këngë e aromë vjeshte gjatë aktivitetit “Festa e Vjeshtës”, një ngjarje që synon të ruajë dhe të promovojë trashëgiminë kulturore e kulinare të zonës. Në qendër të fshatit, banorë dhe vizitorë shijuan një ditë plot gjallëri me muzikë e valle tradicionale, ekspozita artizanale dhe gatime vendase, të cilat u shoqëruan me një drekë të përbashkët në frymën e mikpritjes vithkuqare. Aktiviteti, i organizuar nga Njësia Administrative Vithkuq në bashkëpunim me Pleqësinë e Fshatit dhe bizneset lokale, solli edhe shëtitje në natyrën e mrekullueshme të zonës, duke dëshmuar…
Në Njësinë Administrative Pojan po shkon drejt finalizimit projekti i ujësjellësit të ri në fshatin Zvezdë, një investim me rëndësi të veçantë për komunitetin lokal, i financuar dhe zbatuar nga shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Korçë” sh.a. Deri më tani janë instaluar mbi 250 matësa uji, ndërsa puna vijon me ritme të larta për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm. Pas përfundimit të punimeve në Zvezdë, ndërhyrja e radhës e UKK sh.a. do të realizohet në fshatin Zëmblak, duke vijuar kështu modernizimin e rrjetit të ujësjellësit në gjithë territorin e Bashkisë Maliq.
Moti në qarkun e Korçës parashikohet të jetë kryesisht i qëndrueshëm gjatë ditës së hënë. Orët e para të mëngjesit do të shoqërohen me vranësira të lehta dhe mjegull të përkohshme në zonat malore, ndërsa pas mesditës priten kthjellime të pjesshme. Temperaturat do të regjistrojnë vlera të ulëta në mëngjes, nga 5 deri në 8°C, ndërsa në mesditë do të ngjiten deri në 13-15°C. Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 10-20 km/h. Në bashkitë e qarkut – Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë, Maliq dhe Pustec – moti do të mbetet pa reshje, me intervale dielli dhe temperatura…

