Author: Kolibri 4

Në fshatin piktoresk të Rehovës u mbajt edicioni i parë i Festivalit “Etno Kids”, një aktivitet unik që synon të përcjellë te brezat e vegjël dashurinë për trashëgiminë kulturore shqiptare. Me mbështetjen e Këshillit të Qarkut Korçë dhe Bashkisë Kolonjë, sheshet e gurta të Rehovës u mbushën me zërat, ngjyrat dhe emocionet e qindra fëmijëve pjesëmarrës, që erdhën nga shumë zona të vendit për të interpretuar këngë, valle dhe për të prezantuar elementë të etnografisë shqiptare. Festivali, i cili synon të kthehet në një traditë të përvitshme, u përshëndet me entuziazëm nga të pranishmit dhe nga organizatorët që theksuan rëndësinë…

Read More

Qarku i Korçës do të zgjohet mëngjesin e së shtunës nën një qiell të mbuluar pjesërisht nga vranësira të lehta, ndërsa në orët e para të ditës do të ndihet freskia tipike e vjeshtës me temperatura që do të zbresin deri në 6–8°C në zonat malore dhe 9°C në qytet. Gjatë paradites, moti do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, pa reshje. Rrezet e diellit do të shfaqen herë pas here, duke sjellë një ndjesi më të ngrohtë në orët e mesditës, kur temperaturat do të ngjiten deri në 17–18°C. Në Korçë dhe Maliq, dita do të karakterizohet…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë zhvilluar disa operacione dhe kontrolle, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në territorin e qarkut. Në Korçë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë M. Sh., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Po në Korçë, u arrestua E. L., 34 vjeç, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës. Gjithashtu, nisi procedimi penal ndaj V. S., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Në Pogradec, filloi procedimi…

Read More

Pas 4 muajsh hetime të vazhdueshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Portions”, duke goditur një rast të shitjes së lëndës narkotike kokainë në qytetin e Pogradecit. Nga hetimet u identifikuan 5 persona që ushtronin këtë veprimtari të paligjshme, ndërsa 4 prej tyre u arrestuan në flagrancë dhe një tjetër u shpall në kërkim. Në pranga ranë shtetasit: E. A., 29 vjeç, D. A., 18 vjeç, A. Sh., 18 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të gjithë banues në Pogradec. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, shtetasi A. Sh. u kap…

Read More

Në Galerinë e Artit të Pogradecit u çel ekspozita “Frymëzime Jete” e piktorit të njohur Haxhi Kastrati, e cila solli para publikut 43 vepra artistike të mbushura me emocion dhe mesazhe njerëzore. Në hapjen e ekspozitës morën pjesë shumë artdashës, qytetarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor, duke i dhënë ngjarjes një atmosferë të ngrohtë kulturore. Piktori Kastrati u shpreh mirënjohës ndaj Bashkisë së Pogradecit për mbështetjen dhe mundësimin e këtij aktiviteti, ndërsa kuratori Enxhel Gegprifti theksoi se veprat janë të frymëzuara nga ngjarjet e luftës së Kosovës, duke përçuar mesazhe paqeje, qëndrese dhe humanizmi. Ekspozita do të qëndrojë e hapur…

Read More

Skënderbeu fiton bindshëm në Durrës, vetëm 60 minuta lojë ndaj Teutës Skuadra e vajzave të Skënderbeut në volejboll ka marrë një fitore të pastër në transfertë ndaj Teutës së Durrësit, duke triumfuar me rezultatin 0-3. Ndeshja zgjati më pak se një orë, me sete 15-25, 20-25 dhe 17-25, duke reflektuar dominimin e korçareve në të gjitha drejtimet e lojës. Pas pesë javësh kampionat, ekipi i Skënderbeut regjistron tri fitore dhe dy humbje, duke u renditur në vendin e katërt të klasifikimit. Një rezultat që e mban skuadrën në garë për zonën e kreut dhe i jep moral për përballjet e…

Read More

Në zemër të Njësisë Administrative Pirg, në Bashkinë e Maliqit, ndodhet fshati Velitërnë, një komunitet me rreth 1070 banorë që njihet për mikpritjen, punën dhe frymën e bashkëjetesës. Banorët e Velitërnës merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori, duke prodhuar në fushat pjellore të zonës produkte të freskëta e plotësisht bio, që janë burim i të ardhurave dhe krenarisë lokale. Që në hyrje të fshatit të lind ndjesia e një vendi të qetë, harmonik dhe me njerëz punëtorë, ku tradita dhe respekti janë pjesë e përditshme e jetës. Një nga veçoritë më të spikatura të Velitërnës është harmonia fetare një shembull…

Read More

Agjerim Kapa, një ditë më parë, ka humbur të gjithë fermën e tij të blektorisë në fshatin Çërravë, pasi një zjarr i fuqishëm shkrumboi plotësisht stallën me 170 krerë bagëti të imta. Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, e ka siguruar blektorin se pas komunikimit me Ministrinë e Bujqësisë është gjetur mundësia për përballimin e plotë të dëmit të shkaktuar. Ai bëri me dije se janë grumbulluar të gjitha të dhënat për dëmet dhe po ndiqen procedurat për dëmshpërblim në bashkëpunim me institucionet përkatëse. Sipas ekspertëve, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e…

Read More

Nesër, në orën 17:00, pallati i sportit “Arefi Berberi” në Pogradec do të jetë skena e një prej ndeshjeve më interesante të këtij fillimsezoni në volejbollin shqiptar për femra. Përballja Pogradeci – Dinamo pritet me shumë interes, jo vetëm për rivalitetin tradicional mes dy skuadrave, por edhe për faktin se të dyja janë pretendente serioze për titullin kampion. Skuadra liqenore, që deri më tani ka zhvilluar një kampionat të shkëlqyer, vjen në këtë sfidë pas disa fitoreve bindëse ndaj Teutës, Skënderbeut, Korabit dhe Vllaznisë. Atmosfera në ekip është pozitive, ndërsa mbështetja e tifozëve pritet të jetë e zjarrtë në shkallët…

Read More

Sot shënohet 123-vjetori i lindjes së Misto Cicit, mjeshtrit të fotografisë artistike, i cili i la Pogradecit dhe gjithë Shqipërisë një trashëgimi të çmuar kulturore. Me aparatin e tij, Cici dokumentoi çdo ngjarje që nga viti 1915 deri në vitin 1978, duke e kthyer fotografinë në art dhe historinë e qytetit në kujtesë të gjallë. Në arkivin e tij ndodhen qindra foto që dëshmojnë jetën shoqërore, kulturore e historike të Pogradecit: nga ngritja e trupës gjimnastikore në 1916, te vizita e Fan Nolit në 1924 dhe çlirimi i qytetit më 30 gusht 1944. Ai ka fiksuar gjithashtu peizazhe mahnitëse të…

Read More