Author: Kolibri 4
Shpëtim Gega është një nga emrat e njohur të arbitrimit në futbollin shqiptar. Për më shumë se një dekadë, ai ka qenë pjesë e trupës së gjyqtarëve anësorë në Kategorinë e Parë, duke ndarë fushën me emra të respektuar si Bujar Pregja, Safedin Allkja, Fevzi Topçiu, Sokol Jareci, Sazan Velçani dhe më pas edhe korçarin Ylli Cufe. Karriera e Gegës si arbitër ka zgjatur nga viti 1994 deri në 2004, një periudhë jo e lehtë për gjykimin në Shqipëri, për shkak të presioneve të shumta që shoqëronin futbollin e atyre viteve. Megjithatë, ai dhe kolegët e tij ia dolën të…
Dita e premte pritet të jetë një ndër më të qëndrueshmet e javës në qarkun e Korçës. Pas disa ditësh me mot të paqëndrueshëm, më 10 tetor rikthehet dielli dhe kthjelltësia, megjithëse në orët e para të mëngjesit do të ndihen temperaturat e ulëta dhe lagështia në ajër. Gjatë paradites, moti do të jetë kryesisht me diell në të gjithë territorin — nga Pogradeci e deri në Kolonjë — ndërsa pas mesditës parashikohen kalime të lehta vranësirash, pa reshje. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 16°C deri në 18°C, ndërsa ato minimale do të zbresin deri në 4–6°C, tipike për…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku një stallë me bagëti është përfshirë nga flakët dhe është shkatërruar plotësisht. Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa më shumë se 170 dele janë djegur të gjalla. Pronari i stallës, Agjërim Kapa, e ka cilësuar dëmin si të jashtëzakonshëm, duke theksuar se humbjet janë të parikuperueshme. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë një shkëndijë elektrike ose pakujdesi njerëzore.…
Janë përcaktuar zyrtarisht datat dhe oraret e ndeshjeve të Raundit të dytë të UEFA Youth League, ku Skënderbeu U19 do të përballet me Aston Villa. Ndeshja e parë do të luhet në Korçë, më 21 tetor, në stadiumin “Skënderbeu”. Ndeshja e dytë (kthimi) do të zhvillohet në Angli, në fushën e Aston Villas (data dhe ora pritet të konfirmohen nga UEFA). Një përballje historike për të rinjtë korçarë, që do të kërkojnë të shfrytëzojnë fushën e tyre për të bërë hapin e madh drejt fazës tjetër të kompeticionit më prestigjioz evropian për moshat.
Dhoma e Avokatisë së Korçës ka vendosur të bojkotojë për dy ditë të gjitha seancat gjyqësore në Gjykatën e Juglindjes, në shenjë proteste për vrasjen e gjyqtarit Kalaja. Sipas burimeve pranë kësaj dhome, përjashtim nga bojkoti do të bëjnë vetëm seancat për dhënien e masave të sigurisë, të cilat do të zhvillohen normalisht. Ky vendim vjen si shenjë solidariteti dhe reagimi ndaj ngjarjes tragjike, që ka tronditur sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik në mbarë vendin.
Fusha e Maliqit, një nga ultësirat më të mëdha dhe më pjellore të Shqipërisë juglindore, shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 12 mijë hektarësh. Ajo përfshin territorin e gjerë të bashkive Maliq dhe pjesërisht të Korçës, duke përbërë një nga zonat më të rëndësishme të prodhimit bujqësor në vend. Kjo fushë, dikur e mbuluar nga kënetat e Maliqit, pas tharjes në vitet ’50 u kthye në një tokë të artë për bujqësinë, me potencial të jashtëzakonshëm për kultura të ndryshme. Sot, në të mbillen kryesisht drithëra (grurë, misër, elb), patate, fasule, si dhe perime të stinës në sipërfaqe të konsiderueshme.…
Policia e Korçës ka zhvilluar një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit, duke ekzekutuar masa sigurie dhe arrestuar disa shtetas për vepra të ndryshme penale në qytetet e qarkut. Në Pogradec, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. S., 30 vjeç, i shpallur më parë në kërkim, pasi akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Ngjarja ka ndodhur më 11 janar 2025, kur gjatë një konflikti për motive të dobëta, ai ka goditur me mjet prerës një 23-vjeçar. Po në këtë qytet, u arrestua shtetasi K. K., 47 vjeç, i dënuar nga Gjykata e…
E enjtja, 9 tetor, pritet të jetë një ditë me moti të ndryshueshëm, ku do të mbizotërojnë vranësirat e pjesshme dhe intervale të shkurtra me diell në të gjithë qarkun e Korçës. Në orët e pasdites do të ketë mundësi për reshje të izoluara shiu në zonat malore dhe periferike. Në bashkinë Korçë, paraditja do të jetë kryesisht e kthjellët, ndërsa pas mesditës parashikohet shtim gradual i vranësirave. Temperaturat do të variojnë nga 9°C në mëngjes deri në 19°C në mesditë, me erë të lehtë verilindore. Në Maliq dhe Devoll, moti do të jetë pjesërisht me diell gjatë paradites, ndërsa…
Sot në Pogradec u inaugurua “Qendra Multifunksionale për promovim dhe zhvillim të aftësive” dhe “BiblioTech”, një hapësirë e re dhe unike e dedikuar për fëmijët, ku argëtimi, mësimi dhe krijimtaria bashkohen në një ambient të sigurt dhe edukativ. Qendra, e cila është pjesë e programit EU4SocialCare, u realizua nga Bashkia Pogradec në partneritet me ASDO – Albania Sustainable Development Organization, me mbështetjen e UNICEF dhe World Vision Albania. Në inaugurim morën pjesë Miha Pezelj, Team Leader për Social Inclusion, Murat Sahin, Përfaqësues i UNICEF Shqipëri, Ilir Xhakolli, Kryetar i Bashkisë Pogradec dhe Ada Ilia, Drejtore Ekzekutive e ASDO. Qendra ofron…
Skuadra e Pogradecit ka një trajner të ri në stol. Emiliano Çela është prezantuar sot para lojtarëve si drejtuesi i ri teknik i ekipit liqenor. Gjatë fjalës së tij të parë në ambientet e klubit, Çela ka kërkuar impenjim maksimal, disiplinë dhe përkushtim të plotë nga futbollistët, duke theksuar se objektivi i vetëm është rikthimi i Pogradecit në nivelet që i takojnë. Ish-mbrojtësi i njohur dhe trajner me eksperiencë në futbollin shqiptar, pritet t’i japë një frymë të re skuadrës, ndërsa puna për përgatitjet e ndeshjeve të radhës ka nisur menjëherë pas prezantimit.

