Author: Kolibri 4

Fermerët e mollëve në Dvoran po përballen me një situatë të vështirë ekonomike. Përveç dëmeve të shkaktuara nga ngricat dhe mungesës së çdo forme dëmshpërblimi nga shteti, ata vuajnë edhe nga mungesa e tregut për shitje. Më shumë se gjysma e prodhimit, sipas tyre, ka mbetur pa u shitur, çka nuk u mundëson as mbulimin e kostove të prodhimit. Në këto kushte, shumë fermerë detyrohen të ruajnë mollët në magazina frigoriferike, ndërsa të tjerë rrezikojnë që frutat t’u kalben në pemë. Fermerët shprehin hapur pakënaqësinë për çmimet e ulëta të shitjes dhe konkurrencën e pandershme nga produktet e importuara. Ata…

Read More

Emocione të forta në startin e sezonit për skuadrën e Maliqit, që triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Delvinës në fushën e vetme. Për vendasit shkëlqeu Offei, autor i dy golave, ndërsa rrjetën e gjeti edhe Ibrahim, duke vulosur suksesin e parë të sezonit. Pas një ndeshjeje me ritëm të lartë dhe përmbysje emocionesh, Maliqi e nis kampionatin me këmbën e mbarë, duke dhënë sinjalet e një skuadre që synon lart.

Read More

Pas disa vitesh mungesë, futbolli rikthehet në qytetin e Ersekës. Klubi historik “Gramozi” do të ringjallet falë një marrëveshjeje të re mes Bashkisë së Ersekës, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe biznesmenit italian Gerardo Masucci, i cili pritet të bëhet pronari i ri i klubit. Sipas burimeve pranë FSHF-së, marrëveshja përfshin pagesën e 100 milionë lekëve nga ana e investitorit italian, ndërsa stadiumi do të mbetet në pronësi të Bashkisë së Ersekës. Në arritjen e kësaj marrëveshjeje ka pasur një rol të drejtpërdrejtë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si edhe kryetari i Bashkisë Ersekë, Erion Isai. Vendimi përfundimtar pritet të miratohet…

Read More

Në qytetin e Maliqit vijon puna për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ku aktualisht po punohet në lagjen Qesarat, një prej zonave që po kthehet gradualisht në pjesë organike të qytetit. Projekti është pjesë e paketës së investimeve të Bashkisë Maliq për “Asfaltimin e rrugëve për vitin 2025”, që synon përmirësimin e aksesit dhe rritjen e cilësisë së jetesës për banorët. Sipas bashkisë, këto ndërhyrje realizohen falë menaxhimit të kujdesshëm dhe efektiv të taksave të qytetarëve, duke u përqendruar në zonat që kanë pasur më shumë nevojë për infrastrukturë moderne dhe standarde urbane.

Read More

Pogradeci në Kombëtare! Një tjetër djalë liqeni vesh fanellën kuqezi! Klisman Cake, mbrojtësi 26-vjeçar i Shkëndijës së Tetovës, ka marrë thirrjen e parë nga trajneri Sylvinho për sfidat e radhës ndaj Serbisë dhe Jordanisë. Ky moment nuk është vetëm krenari për familjen e tij, por edhe për gjithë Pogradecin, që sheh talentin e qytetit të tyre të arrijë skenën më të madhe të futbollit shqiptar. Nga rrugicat pranë liqenit e deri te stadiumet ndërkombëtare, rruga e Klismanit tregon se ëndrrat realizohen me përkushtim dhe pasion. Një histori frymëzuese për të gjithë të rinjtë që ëndërrojnë të veshin fanellën kuqezi!

Read More

Skuadra e volejbollit për femra e Pogradecit ka vazhduar performancën e shkëlqyer këtë sezon, duke regjistruar një fitore të thellë në transfertë ndaj Vllaznisë me rezultatin 3-0. Ndeshja, e zhvilluar në Shkodër, u mbyll relativisht shpejt nga liqenoret, të cilat treguan dominim të plotë në çdo set. Rezultatet e seteve ishin: 16-25, 11-25, 19-25. Pogradeci dominoi lojën që nga fillimi, duke treguar një lojë të organizuar dhe me sulme të shpejta, të cilat e vendosën ekipin vendas në pozita të vështira. Lojtarët e trajnerit Besnik Lisha treguan qartësi në shërbime dhe mbrojtje, duke kufizuar çdo tentativë për rikthim të Vllaznisë.

Read More

Në qarkun e Korçës, policia ka kryer gjatë 24 orëve të fundit disa veprime ligjore, duke arrestuar dhe proceduar disa shtetas për shkelje të ndryshme, që nga drejtimi pa leje e deri te rastet e dhunës dhe pronës. Në Devoll, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 35 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Ndërkohë, në Maliq, nisi procedimi penal për M. K., 65 vjeç, i cili, duke drejtuar automjetin, ka përplasur lehtë një këmbësor 64-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në qytetin e Korçës, policia po…

Read More

Skënderbeu fiton 3 me 0 ndaj Partizanit në volejboll për femra dhe ngjitet në vendin e katërt të renditjes. Rezultatet e seteve ishin 25-16, 25-17 dhe 26-24, në një ndeshje ku vajzat korçare treguan forcë dhe vendosmëri, sidomos në setin e tretë që ishte më i luftuar. Pas katër javësh kampionat, Skënderbeu regjistron dy fitore ndaj Vllaznisë dhe Partizanit dhe dy humbje ndaj Pogradecit dhe Tiranës. Ky bilanc tregon se skuadra korçare po rritet gradualisht, ndërsa mbetet për t’u parë se sa do të arrijë të përballojë ritmin e ekipeve kryesuese si Dinamo, Tirana dhe Pogradeci, që kanë treguar kualitete…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme pranë terminalit të autobusëve në Korçë, ku një qytetar ka humbur jetën papritur. Sipas dëshmitarëve, ai ishte duke kaluar rrugën kur është ndjerë keq dhe është rrëzuar në trotuar. Forcat e policisë dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor,  qytetari nuk arriti të mbijetonte. Paraprakisht dyshohet se shkak i ndarjes nga jeta ka qenë një atak kardiak. Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një zjarr ka përfshirë banesën e shtetasit Gëzim Bono në fshatin Pilur të Bashkisë Devoll. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke djegur pjesën më të madhe të shtëpisë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur izolimi i vatrës së zjarrit dhe shmangia e përhapjes së flakëve në banesat përreth. Megjithë dëmet e mëdha, janë arritur të shpëtohen pjesa e kuzhinës, plevica dhe disa bagëti që ndodheshin pranë godinës. Sipas dyshimeve të para, shkaku i zjarrit mendohet të jetë një shkëndijë elektrike,…

Read More