Author: Kolibri 4
Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, u zhvillua Ceremonia e Mirënjohjes kushtuar prof. dr. Ali Jasharit, me rastin e daljes së tij në pension, pas një karriere të gjatë pedagogjike dhe akademike që shtrihet mbi pesë dekada. Profesor Jashari ka qenë një ndër figurat më të spikatura të arsimit të lartë shqiptar, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave të rinj, formimin profesional të mësuesve në detyrë dhe në zhvillimin e institucioneve akademike në hapësirën mbarëshqiptare. Si studiues i gjuhës shqipe, puna e tij ka lënë gjurmë të thella në fushat e leksikografisë, frazeologjisë, semantikës…
Komuniteti i fshatit Bregas në Maliq, përfiton një tjetër qendër shëndetësore moderne, e cila do t’u shërbejë banorëve të zonës me kushte më të mira dhe pajisje bashkëkohore. Qendra është pajisur falë kontributit dhe mbështetjes së Gjysmëhënës së Kuqe, që ka dhuruar pajisje mjekësore të nevojshme për funksionimin e saj dhe për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Përmes këtij investimi, jo vetëm komuniteti përfiton akses më të lehtë në kujdesin shëndetësor, por edhe personeli mjekësor do të ketë mundësi të ofrojë shërbime më cilësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kanë vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar në flagrancë shtetasi M. V., 20 vjeç, banues në fshatin Bregas, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasja V. Ç., 41 vjeçe, banuese në fshatin Vloçisht, e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj. Policia bën me dije se rastet e dhunës në familje vijojnë të mbeten të larta në zonën e juglindjes së vendit, ndërsa apelon për denoncimin e çdo…
Ekipi i futbollit “Gramozi” në Ersekë është blerë nga një grup investitorësh italianë, duke hapur një faqe të re për sportin e qytetit. Njëri prej tyre, Gerardo Masucci, tha se projekti është ambicioz dhe synon të çojë klubin në nivelet më të larta të futbollit shqiptar.“Projekti për këtë skuadër është ta rrisim në resurse, investime dhe njerëz. Do të sjellim lojtarë të huaj dhe duam ta çojmë në kategorinë superiore. E sigurt deri tani është që Gramozi do të luajë një ndeshje bamirësie me Napolin dhe synojmë ta sjellim këtë skuadër të rëndësishme italiane në Ersekë,” u shpreh Masucci. Kryetari…
Mëngjesi i së mërkurës, 8 tetor, ka nisur me vranësira të dendura dhe reshje shiu në disa zona të qarkut Korçë, duke sjellë një panoramë tipike vjeshte. Sipas të dhënave meteorologjike, reshjet do të vijojnë në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pritet një përmirësim gradual i motit me kthjellime të pjesshme. Temperaturat e ajrit do të variojnë nga 8°C në mëngjes deri në 18–20°C në mesditë. Në Korçë dhe Maliq reshjet do të jenë më të ndjeshme, ndërsa në Pogradec shiu do të shoqërohet me mjegull të lehtë buzë liqenit. Në Devoll dhe Kolonjë moti mbetet i freskët…
Universiteti “Fan S. Noli” ka nisur vitin e ri akademik me një rritje të ndjeshme të regjistrimeve të studentëve në programet bachelor dhe ato profesionale 2-vjeçare. Deri në fund të fazës së tretë të raundit të dytë janë regjistruar 482 studentë, 15 më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Prej tyre, 369 janë në programet bachelor dhe 113 në programet profesionale. Ndër fakultetet me më shumë regjistrime kryeson ai i Shkencave Natyrore dhe Humane me 190 studentë, i pasuar nga Fakulteti i Ekonomisë me 127, Fakulteti i Edukimit me 103 dhe Fakulteti i Bujqësisë me 62…
Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë kremtoi më 6 tetor ceremoninë e diplomimit “Dita Akademike 2025”, ku u diplomuan 773 studentë të vitit akademik 2024-2025. Këtë vit, 60 studentë përfunduan studimet në Fakultetin e Bujqësisë, 217 në Fakultetin e Ekonomisë, 184 në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë dhe 312 në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane. Për rezultatet e tyre të larta u vlerësuan me “Medalje të Artë” dy studente, 10 të tjerë si “Studentë të Shkëlqyer”, ndërsa mbi 160 studentë u përfshinë në Librin e Nderit të Universitetit. Në fjalën përshëndetëse, rektori prof. dr. Lorenc Ekonomi uroi studentët duke…
Kombëtarja shqiptare do të nisë të hënën përgatitjet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës së Botës 2026, atë ndaj Serbisë, që do të zhvillohet në Leskovac më 11 tetor. Në një intervistë për Top Channel me gazetarin Endi Tufa, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për emocionet e kësaj sfide, rëndësinë e saj për ecurinë e Kombëtares dhe besimin që ka te grupi i lojtarëve dhe stafi teknik i drejtuar nga Silvinjo. INTERVISTA E PLOTË: Si po e përjeton këtë transfertë me temperatura të larta? – Nuk ka asnjë ndeshje të ekipit…
Pas mbylljes së javës së 6-të, Kategoria e Parë do të marrë një pauzë dyjavore për shkak të grumbullimit të Kombëtares shqiptare. Kampionati do të rikthehet fundjavën e 19-20 tetorit, kur do të zhvillohet java e 7-të. Në këtë javë: Skënderbeu do të luajë në transfertë ndaj Luftëtarit, në Gjirokastër — një ndeshje që pritet të zhvillohet të shtunën, më 19 tetor, sipas kalendarit paraprak të FSHF-së. Korçarët do të kërkojnë të vazhdojnë serinë pozitive edhe në këtë përballje jashtë fushe. Pogradeci nga ana tjetër do të udhëtojë në Kavajë, ku do të përballet me Besën, gjithashtu më 19 tetor.…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Bilishtit, ku një 35-vjeçar ka goditur me thikë xhaxhain e tij, duke i shkaktuar plagë në fytyrë dhe në dorë. Sipas të dhënave zyrtare nga Policia, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin V. Sh., banues në Bilisht, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon punën për kapjen e autorit dhe sqarimin e…

