Author: Kolibri 4
E diela pritet të jetë me mot të qëndrueshëm dhe kryesisht të kthjellët në të gjithë qarkun e Korçës. Në orët e pasdites do të shfaqen vranësira të lehta kalimtare, por pa reshje. Temperaturat do të jenë tipike vjeshte, me mëngjese të freskëta dhe mesditë të buta e me diell. Korçë: Kthjellime dhe pak vranësira. Temperaturat 10°C – 23°C. Maliq: Ditë me diell, temperatura 11°C – 24°C. Devoll (Bilisht): Moti i qetë, vranësira të lehta pasdite. Temperaturat 9°C – 22°C. Pogradec: Kthjellime përgjatë liqenit, me temperatura 13°C – 25°C. Kolonjë (Ersekë): Freskët në mëngjes, diell gjatë ditës. Temperaturat 8°C –…
Trajneri i ekipit të Pogradecit, Ardian Mema, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës liqenore. Burime pranë klubit bëjnë me dije se vendimi i Memës erdhi pas situatës së vështirë që po kalon ekipi, i cili ka pësuar një sërë humbjesh radhazi. Humbja ndaj Skënderbeut dhe më pas me Luftëtarin vetëm një ditë më parë, duket se kanë qenë ndeshjet vendimtare që e shtynë trajnerin drejt këtij vendimi. Pas një mbledhjeje disa orëshe me drejtuesit e klubit, Mema ka paraqitur dorëheqjen e tij, e cila është pranuar. Aktualisht nuk ka ende emra konkretë se kush do të marrë drejtimin e…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një lagje periferike të qytetit të Korçës, ku një i ri është gjetur i dhunuar nga banorët e zonës. Ata kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën, ndërsa i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Burime spitalore konfirmojnë se i riu ka pësuar fraktura të shumta në kokë dhe thyerje gishtash. Vetë i riu është shprehur se nuk e mban mend se kush e ka dhunuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë, ku një vajzë 14-vjeçare u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte, ka tronditur opinionin publik. Mjekja psikiatre Nikolina Bode, e cila po ndjek nga afër rastin, ka dhënë detaje shqetësuese mbi gjendjen psikologjike të të miturës dhe situatën familjare që e rrethon. “Vajza nuk ka frikë nga humbja e jetës dhe e përdor si kërcënim. Ka deklaruar se nëse përsëritet situata, do ta bëjë përsëri. Është hera e parë për të, por kemi pasur edhe më parë raste të tilla mes fëmijëve, ku shkaqet lidhen ngushtë me edukimin në familje…
Dalin në dritë dëshmi të reja lidhur me rastin e 14-vjeçares që u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte, e cila aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Korçës. Nëna e vajzës ka treguar jashtë kamerave se familja e saj po përballet me vështirësi të shumta. “Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha nga Barmashi i Kolonjës dhe banoj në lagjen 14. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet,” – është shprehur ajo. Sipas rrëfimit të saj, para dy ditësh një vajzë e…
Ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku dyshohet se një vajzë e mitur, rreth 14 vjeçe, është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. E mitura është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Moti në qarkun e Korçës këtë të shtunë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura tipike të fillimit të tetorit. Paraditja pritet të jetë me diell dhe alternime të lehta vranësirash, ndërsa pasditja do të sjellë reshje të izoluara në zonat malore të juglindjes. Në Bashkinë Korçë, mot i kthjellët me vranësira kalimtare, temperatura do të luhatet nga 10°C në mëngjes deri në 22°C në mesditë. Në Bashkinë Pogradec, përgjatë liqenit, do të mbizotërojë mot i mirë me diell, ndërsa era e lehtë nga verilindja do të mbajë temperaturat në vlera të këndshme, 11–23°C. Në Bashkinë Devoll,…
Godina historike e Bankës Kombëtare Tregtare, një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit, është restauruar dhe i është kthyer qytetarëve me pamjen e saj të dikurshme plot shkëlqim. Në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të bankës, u inauguruan zyrtarisht mjediset e brendshme të godinës së rikonstruktuar, në një ceremoni ku morën pjesë drejtues të institucionit, përfaqësues të biznesit dhe bordi drejtues. Për herë të parë, publiku pati mundësinë të shohë mobiljet origjinale të projektuar nga arkitekti i njohur italian Gio Ponti, të cilat kanë qenë pjesë e zyrës së parë drejtuese një shekull më parë. Ky restaurim i jep…
Pogradeci nuk ia doli të ruante avantazhin e dy golave në shtëpi, duke u mposhtur nga Luftëtari me rezultatin 2-3 në javën e 6-të të Kategorisë së Parë. Diamanti (9’) dhe Isteri (34’) e çuan skuadrën vendase në epërsi, por miqtë reaguan fuqishëm dhe përmbysën gjithçka, me Nianguila që vulosi suksesin në minutën e 83-të. Një humbje që lë shije të hidhur për Pogradecin, ndërsa Luftëtari feston një fitore të madhe në transfertë
Sezoni i ri i kampionatit futbollistik nis këtë fundjavë me një sfidë të rëndësishme për Maliqin, që do të presë në shtëpi skuadrën e Delvinës. Ndeshja do të luhet të dielën, në orën 14:00, në stadiumin “Jovan Asko”, ku pritet një atmosferë e zjarrtë falë mbështetjes së tifozëve vendas. Pas një pushimi në javën e parë, Maliqi synon ta nisë mbarë edicionin e ri, ndërsa Delvina vjen me moral të lartë pas fitores bindëse 4-1 ndaj Devollit. Përballja pritet të jetë e fortë dhe me shumë rivalitet, duke e bërë këtë takim një test të parë të rëndësishëm për objektivat…

