Author: Kolibri 4
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar pasditen e 1 tetorit 2025 në qytetin e Korçës. Burime nga policia bëjnë me dije se në lagjen nr. 1, një fëmijë 12-vjeçar, teksa po luante me biçikletë, është rrëzuar aksidentalisht duke marrë dëmtime trupore. Menjëherë pas incidentit, i mituri ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet trajtimit mjekësor. Fatmirësisht, sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se bëhet fjalë për një aksident pa përfshirje të mjeteve të tjera dhe…
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:30, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë. Automjeti që drejtohej nga shtetasja A. Sh. është përplasur me një tjetër automjet me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjerja në automjetin e shtetases A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.
Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bilisht, ku mbeti i plagosur njëri prej personave të përfshirë në këtë konflikt. Policia lokale ka bërë me dije se mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar në komisariatin e Devollit 4 persona, 2 prej të cilëve janë arrestuar. Bëhet fjalë për Guri Mazelliun e Ylli Xhackën. Sipas policisë, Guri Mazelliu fillimisht ka goditur me thikë një person në këmbë ndërsa me pas është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij. Me pas, kanë qenë personat e përfshirë në konflikt ata që kanë kërkuar të vazhdojnë konfliktin, dhe kanë tentuar…
Qarku i Korçës do të përballet nesër me një ditë tipike vjeshte, ku reshjet e shiut do të shoqërojnë pothuajse të gjitha bashkitë e rajonit. Korçë – Moti do të jetë i vranët që në orët e para të mëngjesit, me reshje shiu të herëpashershme gjatë ditës. Temperaturat do të lëvizin nga 9°C në mëngjes deri në 13°C në mesditë. Pogradec – Edhe në qytetin buzë liqenit parashikohen reshje të vazhdueshme, shoqëruar me vranësira të dendura. Temperatura do të jetë mesatarisht më e butë, nga 11°C deri në 15°C. Devoll – Reshje të konsiderueshme shiu do të bien gjatë gjithë…
Nga Albert Vataj Ata janë gjithnjë duke pritur, sepse vetëm ata dinë se si të përcjellin, se sa i ëmbël është malli dhe se sa e hidhur është ndarja. Ata janë gjithnjë të sëmurë, sepse nuk besojnë te ilaçet aq sa te përqafimet. Ata ecin ngadalë, sepse duan që rruga që u ka mbetur të bëjnë, të jetë ende e gjatë. Ata nisin të harrojnë, sepse duan të ikin pa kujtesën që i bëri ata të plaken. Ata dëgjojnë gjithnjë e më pak, sepse duan të ndjejnë më thellë e më qartë. Ata na tregojnë se pleqëria nuk është dhe…
Në kuadër të Javës Europiane të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Korçë, në ambientet e Qendrës Muzeale të Tumës së Kamenicës u zhvillua aktiviteti me temë “Arkeologjia Digjitale”. Ky organizim synoi të afrojë publikun me vlerat kulturore, historike dhe arkeologjike të qarkut të Korçës, duke i ofruar një eksperiencë gjithëpërfshirëse dhe ndërvepruese. Programi përfshiu prezantime nga arkeologë dhe studiues, të cilët theksuan rëndësinë e dokumentimit dhe ruajtjes së trashëgimisë përmes teknologjive moderne digjitale. Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të marrin pjesë në një guidë të posaçme në sitin arkeologjik, ku u njohën nga afër me historinë dhe…
Një incident është regjistruar këtë pasdite në qytetin e Bilishtit. Nga pamjet e siguruara shihet qartë momenti kur dy persona zbresin nga një automjet dhe tentojnë të nxjerrin me dhunë një shofer nga makina e tij. Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit, i cili dyshohet se ishte shënjestra e një prite, ka arritur të shmangë dhunën duke dhënë gaz makinës dhe duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht, në këtë moment nuk është raportuar për persona të lënduar. Vetë shoferi, i cili është paraqitur më pas në polici, ka deklaruar se është goditur…
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, Bashkia Pogradec dhe Drejtoria e Shërbimeve Sociale, me mbështetjen e Këshillit të Qarkut Korçë dhe Fondacionit “Misioni Emanuel”, organizuan një aktivitet të posaçëm kushtuar brezit të urtësisë. Takimi u konceptua si një homazh për kontributin e vyer që gjyshërit dhe gjyshet kanë dhënë ndër vite, si në familje ashtu edhe në jetën shoqërore. Atmosfera festive u mbush me muzikë dhe këngë, duke sjellë buzëqeshje e emocione tek të pranishmit. Përfaqësuesit e bashkisë dhe të institucioneve të tjera theksuan se kujdesi, afërsia dhe mbështetja ndaj të moshuarve mbetet një prioritet i pandryshueshëm.
Në kuadër të 1 Tetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, në një nga qendrat ditore të moshës së tretë në Korçë u zhvillua një aktivitet i veçantë, kushtuar respektit dhe vlerësimit për brezin e të moshuarve. Bashkia e Korçës, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut dhe Fondacionin “Misioni Emanuel”, theksoi angazhimin e vazhdueshëm për përkujdesjen ndaj të moshuarve, përmes qendrave ekzistuese në qytet dhe shërbimit në familje për ata që jetojnë vetëm. Së shpejti, një qendër e re do të hapet edhe në fshatin Bulgarec, duke zgjeruar kështu shërbimet dhe mbështetjen për këtë kategori. Ky moment u shoqërua gjithashtu me…
Në javën e dytë të Kategorisë së Dytë, Maliqi do të presë në shtëpi skuadrën e Delvinës, e cila në javën e parë triumfoi bindshëm me rezultatin 4-1 ndaj Devollit. Ndryshe nga kundërshtari, maliqarët ishin pushim javën e kaluar dhe ky takim do të shënojë debutimin e tyre në këtë sezon. Trajneri Egli Malesia ka theksuar se synimi i vetëm në këtë përballje është fitorja, duke kërkuar që ekipi i tij të nisë kampionatin me rezultat pozitiv para tifozëve vendas.

