Author: Kolibri 4
Policia e qarkut Korçë ka bërë të ditur një sërë ngjarjesh dhe procedimesh penale të ndodhura ditët e fundit. Në Pikën Kufitare të Kapshticës u kap 32-vjeçari A. Sh., nga Pogradeci, i shpallur në kërkim më 25 shtator për akuzën “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Ndërkohë, u proceduan penalisht A. K., 54 vjeç nga Pogradeci, dhe G. D., 38 vjeç nga Hasi, të akuzuar për “Kalimi të paligjshëm të kufirit shtetëror”. Një tjetër rast u regjistrua në Korçë, ku 37-vjeçari J. S. u procedua për dhunë ndaj një 14-vjeçari, ndërsa në Maliq, 25-vjeçari K. P.…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në mbrëmjen e datës 30 shtator në fshatin turistik Tushemisht, Pogradec, ku ka humbur jetën një 75-vjeçar. I moshuari, i identifikuar me inicialet K. Ç., u gjet i pajetë në ambientet e hotelit ku ishte akomoduar. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa policia nuk ka dhënë ende detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes. Trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko–ligjor, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes.
Tom Kondakçiu, muzikant me origjinë nga Korça, ka treguar historinë e dhimbshme të persekutimit të tij gjatë regjimit komunist. I apasionuar pas kitarës që në moshën 10-vjeçare, në vitin 1969, ai u rrit duke ndjekur me pasion muzikën e huaj, të cilën e konsideronte shumë më të bukur se këngët propagandistike të kohës. Në një rrëfim publik, Kondakçiu ka treguar se pas një tentative arratisjeje u dënua me 12 vite burg. Aty iu kërkua të këndonte për diktatorin Enver Hoxha, por ai refuzoi me çdo kusht. “Nuk mund t’i këndoja persekutorit tim,” shprehet ai, duke kujtuar se në shenjë proteste…
Vjeshta vijon të sjellë luhatje të ndjeshme atmosferike në qarkun e Korçës. E mërkura, 1 tetor, do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me periudha kthjellimesh dhe reshje lokale shiu. Temperaturat pritet të mbeten tipike për stinën, ndërsa era do të jetë e lehtë deri mesatare. Korçë – Qyteti do të zgjohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pasdite mund të ketë reshje të lehta. Temperaturat do të variojnë nga 8°C në mëngjes deri në 16°C në mesditë. Pogradec – Bregu i liqenit do të ketë mot kryesisht të kthjellët paradite, por pasdite pritet shtim i vranësirave dhe reshje të herëpashershme.…
Pas motit të keq të ditëve të fundit, bregu i liqenit të Pogradecit është përballur me dalje të konsiderueshme algash. Që prej ditës së shtunë, Bashkia Pogradec ka angazhuar çdo ditë punonjësit e saj për pastrimin e vijës bregliqenore, nga ish-vilat deri në Tushemisht. Sipas njoftimit zyrtar, sasia e algave të nxjerra ka qenë shumë e madhe, duke e bërë procesin e pastrimit të vazhdueshëm dhe të ngarkuar. Për të përshpejtuar punën, pritet mbërritja e dy mjeteve të reja ndihmëse: një mjet teknologjik i posaçëm për pastrimin e algave dhe një kamion shtesë për transportin e tyre. Bashkia Pogradec ka…
Edhe këtë vit, siç është bërë tashmë traditë, fshati Dvoran pret miq dhe vizitorë në Festen e Mollës, një aktivitet që bashkon traditën, argëtimin dhe mikpritjen karakteristike të zonës. Eventi do të zhvillohet më 4 tetor, në Fushën Sportive të Dvoranit, duke nisur nga ora 19:00. Atmosfera do të gjallërohet me muzikë live, lojëra për fëmijë, panairin e mollëve dhe një sërë surprizash të tjera që do ta bëjnë mbrëmjen të paharrueshme. Për vizitorët që vijnë nga Korça, është vënë në dispozicion edhe transport falas, me nisje nga shkolla “Themistokli Gërmenji” në orën 18:30. Festa e Mollës është kthyer në…
“Gjurmë Portash” është titulli që ka zgjedhur fotografeja Xhulia Pecani për ekspozitën e saj me 24 fotografi, ku pasqyrohen disa nga portat më të vjetra të shtëpive karakteristike të qytetit të Korçës. Këto porta nuk janë thjesht elementë arkitekturorë, por mbartin historinë dhe identitetin e një qyteti që njihet për traditën dhe kulturën e tij të pasur. Përmes kësaj ekspozite, autorja jo vetëm që sjell një këndvështrim artistik, por edhe ngre një apel për institucionet që merren me restaurimet, që të kujdesen për ruajtjen e këtyre elementeve të çmuara të trashëgimisë. Ekspozita e Pecanit është një kujtesë vizuale se porta…
Në fshatin Kolanec ka filluar puna për asfaltimin e rrugës kryesore Kolanec–Maliq, një projekt i rëndësishëm që po zbatohet në fazën e parë. Ky investim vjen pas përfundimit të asfaltimit të rrugëve të brendshme të fshatit dhe përbën hapin e radhës të Bashkisë Maliq në përmirësimin e infrastrukturës lokale. Projekti financohet me të ardhurat e veta të bashkisë dhe ka si qëllim jo vetëm lehtësimin e lëvizjes së banorëve, por edhe kthimin e Kolanecit në një atraksion turistik të vizitueshëm gjatë gjithë vitit. Rruga e re do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të zonës, duke krijuar kushte më të…
Maturantët që janë shpallur fitues në raundin e dytë të aplikimeve kanë nisur regjistrimet pranë Universitetit “Fan Noli” të Korçës. Procesi do të zhvillohet në pesë faza, secila me afat 48-orësh, duke u dhënë mundësinë të rinjve të kryejnë procedurat për programet ku ka ende kuota të lira. Qendra e regjistrimeve ka pritur një numër të konsiderueshëm maturantësh, ndërsa universiteti konfirmon se në disa programe bachelor dhe dyvjeçare vijojnë të jenë të hapura mundësi për studimet universitare.
Mitingu botëror “Olimpik Athina” Grand Prix 1987 mblodhi në pistë emrat më të njohur të atletikës botërore, mes tyre edhe rekordmenin e famshëm të 100 metrave, kanadezin Ben Johnson. Në këtë aktivitet prestigjioz morën pjesë edhe dy atlete shqiptare, Pavlina Evro Ylli dhe Anila Menkshi, të cilat arritën rezultate të shkëlqyera në garat e tyre. Anila Menkshi garoi në distancën 1500 metra dhe u rendit e treta, duke fituar medaljen e bronztë me kohën 4’11’’28. Ky rezultat i dha asaj të drejtën për të marrë titullin “Mjeshtre e Merituar”, që, siç thekson sportistja, nuk i është akorduar ende deri më…

