Author: Kolibri 4
Java e re nis me mot tipik vjeshte në të gjithë qarkun e Korçës. Mëngjesi i së hënës do të jetë i freskët dhe me vranësira në gjashtë bashkitë e qarkut – Korçë, Pogradec, Maliq, Devoll, Kolonjë dhe Pustec – ku temperaturat do të luhaten nga 8 deri në 11 gradë Celsius. Gjatë paradites, moti do të mbetet kryesisht i vrenjtur, por nga mesdita pritet përmirësim. Dielli do të shfaqet herë pas here, duke e ngrohur ajrin deri në 18–19 gradë Celsius, çka e bën pasditen më të përshtatshme për aktivitete jashtë. Në orët e mbrëmjes, qielli do të jetë…
Bashkia Kolonjë, nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Isai, ka vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” çiftin Nikolla dhe Rigoleta Bendo, për kontributin e tyre të çmuar në fushën e mjekësisë dhe në shërbim të komunitetit. Me një veprimtari të gjatë dhe të përkushtuar, të dy mjekët janë dalluar për profesionalizmin, humanizmin dhe dinjitetin e treguar ndër vite, duke u bërë shembull i përkushtimit ndaj njerëzve. “Kemi nderin që sot të vlerësojmë dy personalitete që i kanë shërbyer me pasion dhe përkushtim krahinës sonë. Mirënjohje për gjithçka kanë dhënë e japin ende për Kolonjën”, u shpreh kryebashkiaku Erion Isai gjatë ceremonisë. Titulli…
I lindur në fshatin piktoresk të Dardhës së Korçës, Teodor Laço mbeti gjithmonë i lidhur me rrënjët e tij, duke bartur në krijimtarinë e vet frymën e vendlindjes dhe shpirtin e lirë të maleve që e rrethuan në fëmijëri. Shkrimtar, poet, dramaturg, publicist dhe diplomat, ai u bë një nga zërat më të spikatur të kulturës shqiptare. Veprat e tij, të ngarkuara me ndjenja, reflektime dhe vizione të thella për jetën, i dhanë letërsisë sonë dimensione të reja dhe i falën publikut shqiptar momente të paharruara arti. Nga penat më të ndritura të Korçës dhe të mbarë Shqipërisë, Teodor…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka zhvilluar një sërë veprimesh hetimore dhe proceduriale gjatë orëve të fundit, ku janë evidentuar disa raste dhune, shkelje ligjore dhe aksidente rrugore. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori për babain e tij, A. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Dishicë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Ndërkohë, u proceduan penalisht: V. B., 51 vjeç, banues në Voskopojë, për dhunë ndaj një 61-vjeçari; E. G., 48 vjeç, banues në Korçë, për goditje ndaj një 40-vjeçari; D. A., 40 vjeç,…
Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Bashkia Devoll organizon më 30 shtator aktivitetin “Dita e Trashëgimisë Kulturore në Devoll”, me qëllim ruajtjen dhe përcjelljen e vlerave etnografike e shpirtërore tek brezat e rinj përmes artit e kulturës. Aktiviteti do të zhvillohet në pedonalen e qytetit të Bilishtit, duke nisur nga ora 12:00, dhe do të sjellë një ekspozitë të pasur me: veshje popullore tradicionale, punime artizanale me dru, gur, tekstile, endje, thurje e punime prej metali, si edhe artin e gatimit tradicional të zonës së Devollit, me receta autentike të trashëguara ndër vite. Nxënës të shkollave të qytetit…
Ka përfunduar edicioni i 11-të i Simpoziumit Ndërkombëtar “Skulptura e Parkut” në Korçë, i cili këtë vit mblodhi pesë artistë nga Austria, Sllovenia, Italia, Kosova dhe India. Për disa ditë, ata punuan në sy të publikut, duke sjellë një përvojë të rrallë krijuese dhe duke i dhuruar qytetit pesë vepra të reja që pasurojnë galerinë e hapur në natyrë. Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës, Zamira Kita, e cilësoi simpoziumin si një traditë që i jep identitet kulturor Korçës:“Ky aktivitet sjell çdo vit jo vetëm vepra të reja, por edhe frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Artistët përcjellin shpirtin e tyre…
Qarku i Korçës do të përballet të dielën me një mot të paqëndrueshëm, ku vranësirat do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të ditës, të ndërthurura herë pas here me kthjellime të pjesshme. Temperaturat mbeten në vlera të freskëta në mëngjes, duke u rritur lehtë në orët e mesditës. Në bashkinë Korçë, qytetarët do të zgjohen nën qiell të mbuluar nga re të holla, me termometrin që zbret deri në 11°C, ndërsa mesdita sjell një ngrohje të lehtë, duke arritur 15-16°C. Në Pogradec, pranë liqenit, moti do të jetë disi më i butë. Paraditja pritet të ketë intervale dielli,…
Pogradeci u kthye në qendër të poezisë me organizimin e edicionit të parë të Festivalit të Poetëve Bregliqenorë Pogradec–Ohër–Strugë. Aktiviteti u zhvillua me iniciativën e Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me Qendrën Multifunksionale Pogradec, Komunën Strugë, Komunën Ohër, Bibliotekën Publike “Mitrush Kuteli”, Bibliotekën “Vëllezërit Miladinovci” Strugë dhe Bibliotekën Kombëtare “Grigor Prliçev” Ohër. Në festival interpretuan krijimet e tyre 17 poetë bregliqenorë, të cilët sollën emocione të forta dhe vlera të reja në letërsinë dhe artin poetik të tre qyteteve. Ky festival ka si qëllim promovimin e poetëve të njohur dhe të rinj, duke sjellë në një Antologji Digjitale krijimet poetike të…
Në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit, Drejtoria e Turizmit, Trashëgimisë Kulturore dhe Rinisë organizoi edicionin e parë të ekspozitës fotografike “Një udhëtim vizual në zemër të Juglindjes”. Ekspozita solli në qendër të vëmendjes pasuritë natyrore, historike dhe kulturore të Qarkut të Korçës, me synim promovimin e atraksioneve turistike dhe nxitjen e modeleve të reja rajonale të turizmit. Në përmbyllje të aktivitetit u ndanë çmimet për fotografitë më të bukura, si një vlerësim për pasionin dhe talentin e pjesëmarrësve. Fituesit e ekspozitës: 1. Aida Dhefto – Liqeni i Prespës 2. Emi Divjaka – Pogradec 3. Xhulia Pecani – Korçë Urime tre…
Historiani, koleksionisti dhe ish-drejtuesi i Kadastrës, Artan Lame, është nderuar sot në Ersekë, vendlindjen e tij shpirtërore. Këshilli Bashkiak i Kolonjës vendosi që një nga rrugët kryesore të qytetit të mbajë emrin e tij. Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, u shpreh: “Tani ishte një nga kolonjarët më sharmantë dhe krenaria e Kolonjës. Fatkeqësisht na e mori koha shumë shpejt, por do të mbetet gjithmonë biri i këtij vendi. Është nder i madh që emri i tij do të jetë pjesë e qytetit tonë.” Familjarët e Lames nuk i fshehën emocionet për këtë nderim. Bashkëshortja e tij, Mirela Lame, tha:…

