Author: Kolibri 4
Një talent i ri nga fshati Rëmbec po tërheq vëmendjen me mjeshtërinë e tij në skalitjen e drurit. Bëhet fjalë për Gjergjin, i cili, ndryshe nga shumë të rinj të zonës, nuk ka emigruar, por i është përkushtuar profesionit dhe ka zgjedhur të zhvillojë artin e tij në vendlindje. Me duar të afta, ai jep jetë copave të drurit, duke gdhendur çdo bukuri që i kap syri, dhe po bëhet frymëzim për komunitetin dhe artizanët e rinj.
Bashkia Pogradec mori pjesë në një vizitë studimore në Lubjanë dhe Bohinj, ku u shkëmbyen përvoja dhe praktika mbi Turizmin dhe Organizimin e Menaxhimit të Destinacioneve (DMO). Modeli slloven thekson rëndësinë e përfshirjes së komuniteteve lokale, qytetarëve dhe bizneseve në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, zbatimit të standardeve të qëndrueshme përmes certifikimit kombëtar dhe njohjes ndërkombëtare, dhe shfrytëzimit të potencialeve për t’u bërë një model i turizmit të gjelbër dhe të qëndrueshëm. Me pasurinë natyrore dhe kulturore që ka, Pogradeci synon të shndërrohet në një shembull frymëzues të turizmit të gjelbër dhe të përgjegjshëm, duke vendosur në qendër mbrojtjen e…
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, mirëpriti sot në një takim zyrtar Konsullin e ri të Përgjithshëm të Greqisë, z. Asterios Bouzias. Gjatë takimit, z. Filo e uroi diplomatin grek për marrjen e detyrës së re dhe theksoi bashkëpunimet e hershme që qyteti i Korçës ka pasur me Greqinë, veçanërisht në fushën e kulturës dhe artit. Po ashtu, u diskutuan edhe mundësi të reja bashkëpunimi në fusha të tjera me interes të ndërsjellë. Kryebashkiaku Filo u shpreh i bindur se marrëdhëniet e mira mes Korçës dhe Greqisë do të vijojnë të forcohen edhe më tej në të ardhmen, duke…
Qarku i Korçës do të përballet sot me një ditë të freskët dhe me mot kryesisht të vrenjtur, tipik për fundin e shtatorit. Temperaturat e mëngjesit kanë zbritur deri në 11°C në zonat malore, ndërsa gjatë mesditës pritet të arrijnë jo më shumë se 21-22°C në zonat e ulëta. Sipas sinoptikanëve, reshjet nuk përjashtohen, sidomos në bashkitë Devoll, Maliq dhe Kolonjë, ku rrebeshet e shkurtra mund të shfaqen gjatë pasdites. Në Korçë dhe Pogradec moti do të jetë kryesisht i mbuluar nga vranësira, ndërsa Pusteci do të përjetojë një mëngjes me mjegull të lehtë rreth liqenit. Era do të fryjë…
Në panairin e ëmbëlsirave dhe produkteve bujqësore e blegtorale, që u mbajt sot në qytetin e Maliqit, vëmendjen e vizitorëve e tërhoqi djathi i shakullit, i njohur ndryshe si djathi në lëkurë dhie. Ky produkt unik, me shije të veçantë dhe aromë që ruan freskinë e barit e të fushave, përfaqëson një traditë të hershme të zonës së Moglicës. Edhe sot, banorët e fshatit Zerec vazhdojnë ta prodhojnë në mënyrë krejtësisht tradicionale, duke mbajtur gjallë një trashëgimi kulinare që e dallon këtë krahinë. Ky djathë nuk është vetëm një ushqim, por një simbol i lidhjes së njerëzve me natyrën dhe…
Kryetari i Bashkisë Pogradec zhvilloi një vizitë zyrtare në Kastoria, ku u prit nga homologu i tij, kryebashkiaku Giannis Korentsidis. Takimi u realizua si vazhdim i vizitës së mëparshme të kreut të Bashkisë Kastoria në Pogradec dhe kishte në qendër forcimin e marrëdhënieve ndërkufitare. Gjatë bisedimeve, u diskutua mbi kornizën e bashkëpunimit mes dy bashkive, me fokus në zhvillimin e turizmit, sipërmarrjes, trashëgimisë kulturore, sportit dhe projekteve të përbashkëta me financim të huaj. Vizita shërbeu për të rikonfirmuar vullnetin e dy bashkive për të ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm dhe për të hedhur bazat e nënshkrimit të një Marrëveshjeje Bashkëpunimi,…
Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë hapi dyert për një ekspozitë të rrallë, kushtuar botimeve fetare që ruhen prej shekujsh në fondin e tij muzeal. Ekspozita përfshiu ungjij, libra shërbesash dhe dorëshkrime kishtare, të cilat dikur i përkisnin kishave dhe katedraleve më të rëndësishme të vendit. Për shumë prej këtyre botimeve ishte hera e parë që ekspozoheshin për publikun, duke ofruar një mundësi unike për të njohur vlerat shpirtërore dhe kulturore të qytetit. Drejtoresha e muzeut, Fjoralba Prifti, bëri me dije se koleksioni përfshinte rreth 25 ungjij, mes të cilëve një…
Policia e Korçës ka vënë në pranga tre shtetas dhe ka nisur procedim penal ndaj dy të tjerëve, për shkelje të ndryshme ligjore. Në fshatin Lavdar, u arrestua 37-vjeçari T. K., i kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ndërsa në fshatin Çiflig, 26-vjeçari K. T. u ndalua pasi qarkullonte pa leje drejtimi. Po ashtu, në aksin “Korçë-Pogradec”, 64-vjeçari T. D. nuk iu bind urdhrit të policisë për kontrollin e dokumenteve, duke përfunduar në pranga. Nga hetimet e Komisariatit të Policisë Korçë, është proceduar penalisht 54-vjeçari V. B., i dyshuar për prerjen e 15 metër kub lëndë drusore në…
Një 54-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka përfituar 6300 euro nëpërmjet mashtrimit. Sipas hetimeve, ai i kishte marrë disa herë shuma parash një 53-vjeçari, duke i premtuar se do ta ndihmonte përmes njohjeve me drejtues të institucioneve shtetërore. Ngjarja ka ndodhur përgjatë një periudhe 4-mujore, ndërsa pas kallëzimit të viktimës, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare bënë të mundur prangosjen e autorit. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës, e cila po ndjek procedurat e mëtejshme ligjore ndaj tij për veprën penale “Mashtrimi”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori për shtetasen L. Sh., 46 vjeçe, banuese në fshatin Starje. Ajo akuzohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me gur një bashkëmoshatare 46-vjeçare.

