Author: Kolibri 4
Korça po hedh hapa të rëndësishëm drejt turizmit të qëndrueshëm, duke ndjekur modelet më të suksesshme të turizmit të gjelbër në Europë. Zyra e Turizmit e Bashkisë Korçë mori pjesë në një vizitë studimore në Lubjanë dhe Bohinj, Slloveni, për të mësuar mbi praktikat që e kanë kthyer këtë vend në një destinacion të njohur për zhvillim të përgjegjshëm. Përfshirja e komunitetit, bashkëpunimi me bizneset dhe vendosja e standardeve të qëndrueshmërisë janë elementët kryesorë që Korça synon të përshtasë për ta bërë turizmin një motor zhvillimi afatgjatë. Si Bashki, synimi është të forcohet menaxhimi i destinacionit turistik, duke garantuar zhvillim…
Një banesë në fshatin Strelcë të bashkisë Maliq është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit, e moshuara që jetonte aty nuk ndodhej në banesë. Sipas informacionit paraprak të repartit zjarrfikës të Maliqit, shkak i mundshëm i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Në Korçë ka nisur fushata e vaksinimit kundër gripit sezonal për periudhën 2025–2026. Të parët që po marrin dozën mbrojtëse janë mjekët, infermierët dhe personeli shëndetësor i qendrave shëndetësore dhe spitaleve të qarkut. Ky hap synon mbrojtjen e vetë personelit, të familjeve të tyre, pacientëve dhe komunitetit në tërësi. Autoritetet shëndetësore bëjnë apel që edhe qytetarët të vaksinohen, duke theksuar se parandalimi është mbrojtja më e mirë ndaj gripit sezonal. “Shëndeti i personelit shëndetësor është garanci për shëndetin e të gjithëve,” – u shprehën përfaqësues të NJVKSH Korçë, duke falënderuar të gjithë profesionistët për përkushtimin dhe përgjegjësinë e treguar.
Korçë – Policia e Korçës ka vijuar ndërhyrjet e saj gjatë ditëve të fundit, duke arrestuar persona në flagrancë dhe duke referuar raste të ndryshme penale në Prokurori. Specialistët e Sektorit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Ndërkohë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 24 vjeç, banues në fshatin Kakaç, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, automjeti që drejtonte u përplas me motomjetin e shtetasit N. C., 26…
Policia e Korçës ka vijuar punën intensive gjatë ditëve të fundit, duke ndërhyrë në raste të ndryshme penale, aksidente dhe konflikte qytetare. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin E. A., 21 vjeç, banues në fshatin Buçimas, i akuzuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ndërkohë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 32 vjeç, banues në fshatin Dolan, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, për shtetasin K. Gj., 28 vjeç,…
Një djalë 15-vjeçar nga Çërava është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer ende. Babai i tij, A. B., 41 vjeç, ka kallëzuar ngjarjen në Komisariatin e Policisë Pogradec. Autoritetet janë vënë në kërkim të të miturit dhe ftojnë qytetarët të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë njofton se shërbimet e Policisë Kufitare kanë goditur një rast të tentativës për kontrabandë me mallra që i nënshtrohen akcizës. Dy vëllezër, banues në Bilisht, u kapën në flagrancë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi tentuan të futnin dhjetëra steka me cigare, pa fatura blerjeje dhe të padeklaruara. Mallrat e dyshuara u sekuestruan nga policia. Pas veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve R. T., 43 vjeç dhe K. T., 47 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza ose me…
Në qytetin e Maliqit do të organizohet ditën e enjte, më 25 shtator, ora 16:00, Panairi i ëmbëlsirave, produkteve bujqësore, blegtorale dhe të bletarisë, një aktivitet që pritet të kthehet në festë të shijes dhe traditës vendase. Ky panair do të mbledhë së bashku prodhues vendas, artizanë dhe pasionantë të produkteve tradicionale, të cilët do të ofrojnë për vizitorët një gamë të gjerë produktesh: nga ëmbëlsirat e përgatitura me receta të trashëguara brez pas brezi, te produktet e freskëta bujqësore, blegtorale e të bletarisë. Organizatorët theksojnë se synimi i këtij aktiviteti është promovimi i cilësisë dhe pasurisë së prodhimeve vendore,…
Në qytetin e Pogradecit ka nisur një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike, i cili po zbatohet me intensitet të shtuar në lagjen nr. 5. Qëllimi i këtij operacioni është kthimi i hapësirave të zëna padrejtësisht nga individë apo subjekte private, për t’ua rikthyer qytetarëve si hapësira të përbashkëta. Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Pogradecit, Markel Hafesllari, bëri të ditur se ndërhyrjet kanë nisur që nga lagjja Kala dhe po vijojnë në zona të tjera të qytetit. Deri tani janë evidentuar mbi 60 ndërtime pa leje vetëm në dy lagje, ndërkohë që verifikimet…
Asambleja e Shoqatës Kombëtare të Bashkive u zhvillua si një moment i rëndësishëm bashkëpunimi mes të gjitha njësive vendore të vendit. Takimi shërbeu për të ndarë përvoja konkrete, për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të diskutuar zgjidhje që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e komuniteteve. Për Bashkinë e Korçës, prioritet mbetet përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve, forcimi i transparencës dhe rritja e investimeve që prekin jetën e përditshme të banorëve. Ky bashkëpunim mes bashkive është çelësi për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme, më efikase dhe me cilësi më të lartë për qytetet e vendit tonë.

