Author: Kolibri 4
Një pjesë e yjeve të atletikës korçare të viteve ’70, të cilët i dhanë lavdi sportit shqiptar, u shpallën fitues medaljesh në Spartakiadën Kombëtare të vitit 1979, zhvilluar në Tiranë. Në podiumin e suksesit u ngjitën sportistët: A. Thano L. Bllazhda E. Arifi N. Sholla J. Napoloni Këta emra, pjesë e brezit të artë të atletikës së qytetit të Korçës, përfaqësuan me dinjitet klubin e tyre dhe sollën medalje të rëndësishme në një aktivitet që në atë kohë konsiderohej ngjarja më madhore sportive në rang kombëtar. Meritë të veçantë në këtë arritje kishte edhe trajneri K. Peço, i cili drejtoi…
Qendra shëndetësore verore në Pogradec ka vijuar edhe këtë vit t’i shërbejë pushuesve dhe banorëve të zonës, duke regjistruar rreth 4 mijë vizita që prej 1 qershorit. Kjo qendër, e ngritur prej një dekade në qytetin liqenor, mbetet një pikë referimi e rëndësishme për ndihmën e menjëhershme gjatë sezonit të verës. Drejtuesja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Pogradec, Elona Katiraj, konfirmon se fluksi i vizitave ka qenë i lartë, ndërsa pjesa më e madhe e pacientëve kanë qenë të moshuar. Problemet më të shpeshta të evidentuara lidhen me hipertensionin, alergjitë, pickimet, reaksionet e ndryshme dhe virozat sezonale. E…
Qarku i Korçës do të përjetojë një ditë të kthjellët dhe me temperatura të këndshme këtë të diel, më 22 shtator. Sipas të dhënave meteorologjike, moti do të jetë i qëndrueshëm në të gjitha gjashtë bashkitë e qarkut, pa reshje dhe me dominim të diellit gjatë pjesës më të madhe të ditës. Në qytetin e Korçës, temperaturat do të luhaten nga 12°C në mëngjes deri në 25°C në mesditë, me erëra të lehta. Në Pogradec, moti pritet të jetë i ngrohtë përgjatë liqenit, me vlera termike nga 14°C deri në 27°C. Në zonën e Maliqit, dielli do të mbizotërojë gjatë…
Gjendja shëndetësore e tri motrave të moshës 3, 7 dhe 11 vjeç, të cilat pak ditë më parë u shtruan në spital në gjendje të rëndë pas konsumimit të disa karameleve ku dyshohet se kishte përbërës narkotikë të llojit cannabis sativa, është përmirësuar ndjeshëm. Burime pranë shërbimit pediatrik të spitalit rajonal të Korçës bëjnë me dije se vajzat 7 dhe 11 vjeç ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të qëndrueshme. Ndërsa e vogla, 3 vjeçe, megjithëse e stabilizuar, vijon të mbahet nën mbikëqyrje të veçantë nga mjekët e reanimacionit. Ngjarja shkaktoi reagime të forta në opinionin publik, pasi…
Në Pazarin e Vjetër të Korçës u përmbyll mbrëmë nata e tretë i festivalit “Korça Serenights”, me një mbrëmje gala ku emocionet e serenatave u sollën në një dimension të ri. Finalja kulmoi me një koncert madhështor, ku Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, nën drejtimin artistik të mjeshtrit Josif Minga, shoqëroi emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Të gjitha këngët u interpretuan me një orkestrim të ri, duke i dhënë serenatës një përmasë të re artistike që përshtatet me skenën e madhe. Ky edicion i dytë i Korça Serenights u mbyll me një atmosferë të mbushur me muzikë,…
Në qytetin e Korçës u çel ekspozita e qeramikës “Mbi Rrënjë”, organizuar nga Balta dhe Toka. Kjo ekspozitë unike ndërthur traditën me inovacionin, duke sjellë në qendër të vëmendjes rrënjët kulturore dhe lidhjen e ngushtë të njeriut me natyrën. Punimet mbajnë firmën e artistes së re Yrmela Kaso, e diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, e cila prej disa vitesh i është përkushtuar qeramikës. Ajo sjell krijime dekorative dhe funksionale që ruajnë frymën tradicionale, por edhe një estetikë moderne. Kaso ka hapur një studio në Korçë me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ku punon së bashku me nënën…
Më 21 shtator 1979, u nda nga jeta Sotir Papahristo (1887–1979), një prej figurave më të rëndësishme të arsimit shqiptar, studiues i përkushtuar, hartues i teksteve të para të pedagogjisë dhe përkthyes i klasikëve të letërsisë antike greke. I lindur në fshatin Vëmbell, pranë Follorinës në Greqi, në një familje klerikësh, Papahristo mori mësimet e para në vendlindje dhe më pas vijoi gjimnazin në Korçë. Me bursë, ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Athinës, ku u diplomua më 5 tetor 1912 me lavdërime. Pas kthimit në Korçë, ai u përkushtua mësimdhënies në lëndët e gjuhës…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka bërë të ditur disa raste të ndodhura gjatë ditës së djeshme në qark. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. Gj., 44 vjeç, banues në Sovjan, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, filloi procedimi penal për S. M., 21 vjeç, banues në Bregas, i cili humbi kontrollin mbi mjetin që drejtonte dhe për pasojë dëmtoi 14 krerë bagëti të imta, në pronësi të një banori të zonës. Nga aksidenti mbeti i lënduar lehtë edhe vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në…
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel rreth orës 12:20 në fshatin Polenë. Banorët e zonës kanë gjetur të vetëvarur shtetasin E. K., 25 vjeç, i cili, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vuante nga depresioni. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës në kushte ende të paqarta. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
Leskoviku priti një vizitë të veçantë nga një prej njohësve dhe kritikëve më të mëdhenj të verës në botë, Darrel Joseph, shkrimtar i revistës prestigjioze Decanter, autor në Wine Spectator dhe gjyqtar në Decanter World Wine Awards. Me dekada përvojë në eksplorimin e territoreve unike të Evropës dhe Ballkanit, Joseph mbërriti në zemër të Leskovikut për të njohur nga afër verërat e Max Mavrud, një kantinë që po fiton gjithnjë e më shumë vlerësime për cilësinë dhe karakterin e saj. Vizita e tij përbën një vlerësim të madh për punën dhe pasionin e prodhuesve të Max Mavrud, duke e vendosur…

