Author: Kolibri 4
Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë ka hapur aplikimet për programet e ciklit të dytë të studimeve, ku për vitin akademik 2025–2026 ofrohen gjithsej 28 mastera, profesionalë dhe të shkencave. Deri tani kanë aplikuar rreth 130 kandidatë, ndërsa veçanërisht interes kanë ngjallur dy programet e reja të këtij viti. Drejtori i Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional, Artur Prifti, theksoi se ndër më të kërkuarit mbetet Masteri Profesional për Mësuesi në Arsimin Special, si dhe disa programe të tjera që lidhen ngushtë me tregun e punës. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 3 tetor 2025, pas së cilës do të…
Në Pogradec u çel një ekspozitë fotografike me vlera të veçanta historike, kushtuar veprës së fotografit Petro Mesogjiti. Ekspozita u realizua në bashkëpunim me arvanitasin Petros Filippou dhe solli për publikun pamje të rralla të viteve 1940–1941, të fiksuara gjatë luftës Italo-Greke. Në fotografitë e ekspozuara shfaqeshin zona si Maliqi, Osnati, Dërdusha, Guri i Kamjes dhe vende të tjera, të cilat përmes objektivit të Mesogjitit u bënë dëshmi të çmuara të historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Organizatorët falënderuan qytetarët dhe të ftuarit që morën pjesë në këtë aktivitet kulturor, duke i ftuar të vizitojnë ekspozitën edhe në ditët në vijim.…
Në Pazarin e Vjetër të Korçës është çelur ekspozita “Telat e dashurisë”, një udhëtim nostalgjik mes kitarave dhe mandolinave që kanë shoqëruar serenatat korçare ndër vite. Eventi, i zhvilluar në dyqanin e “Pllaton Bubuqit”, solli për publikun instrumentet muzikore të mjeshtërve që kthyen këngën e qoshkave në art, mes tyre Ilia Vinjau, Gjergji Peleshi, familjet Furxhiu e Suljoti, Vangjush Tushi, Naum Tërova e shumë të tjerë. Sipas drejtoreshës së Qendrës së Artit dhe Kulturës, Blerta Belliu, kjo ekspozitë është një homazh për trashëgiminë kulturore të qytetit dhe për serenatistët që i dhanë shpirt Korçës.
Në Korçë ka nisur edicioni i dytë i festivalit “Korça Serenights”, i cili për tre netë me radhë do t’i dhurojë publikut magjinë e serenatave. Nata e parë u çel në Pazarin e Vjetër, ku grupi Laxarela Band ngjalli emocion me interpretimin e disa prej këngëve më të dashura të këtij zhanri muzikor. Festivali do të vijojë sonte në ambientet e Liceut, me performancat e Mimoza Paravelit, Ëndërr Serenatë Band, Jorgjeta Lalazit dhe bandit “Hani i Pazarit”, ndërsa mbrëmja do të mbyllet me ritmet e Cofiel Band. Kulmi i eventit pritet të jetë nata e tretë, kur Pazari i Vjetër…
Kontrollet e intensifikuara në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës kanë çuar në kapjen e tre shtetasve që tentuan të kalonin kufirin në kundërshtim me ligjin. Policia Kufitare bëri të ditur se është arrestuar 37-vjeçari A. T., nga Peqini, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Elbasanit, e cila i kishte caktuar masën “Arrest në burg” për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Gjithashtu, është proceduar penalisht një 36-vjeçar nga Librazhdi, pasi në pasaportën e tij u gjet një vulë e dyshuar e falsifikuar, si dhe një 47-vjeçare nga Tirana, e cila u kap duke tentuar të kontrabandonte…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar disa raste të shkeljeve ligjore, për të cilat janë kryer arrestime, ndalime dhe procedime penale. Në Korçë, specialistët e Sektorit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 41 vjeç, pasi dyshohet se një ditë më parë i ka vjedhur varësen e floririt një 82-vjeçareje, në lagjen nr.12 të qytetit. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, policia i gjeti një sasi kokaine dhe një përforcues grushti, të cilat u sekuestruan si prova materiale. Po në qarkun Korçë, shërbimet e Komisariatit të…
3 motra të moshave 3, 7 dhe 11 vjeç janë paraqitur një ditë më parë në gjendje të rëndë shëndetësore në repartin e pediatrisë të spitalit rajonal të Korçës. Sipas përgjegjësit të këtij reparti Robert Rado, falë ndërhyrjes mjekësore gjendja e Motrave 7-11 vjeçare është e përmirësuar ndërsa vijon të jetë e rëndë gjendja shëndetësore e vajzës 3 vjeçare, e cila për shumë orë ka qenë e intubuar. Mjeku pediatër tha se e gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të konsumimit të karameleve me substanca narkotike të llojit kanabis, e cila ndodh për herë të parë me mosha të…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Korçë, ku tre motra të mitura janë dërguar me urgjencë në spital pasi kanë konsumuar disa karamele të gjetura pranë një koshi mbeturinash. Dyshohet se karamelet kishin përmbajtje lëndësh narkotike (hashash), çka ka sjellë komplikacione të rënda shëndetësore për njërën prej vajzave, vetëm 3 vjeçe. Burime nga spitali bëjnë me dije se e mitura është intubuar dhe ndodhet në reanimacion, ndërsa dy motrat e saj kanë kaluar rrezikun për jetën dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve në pediatri. Policia ka konfirmuar se karamelet janë gjetur në mbeturina dhe nuk…
Në qytezën e Pojanit vijon puna për rehabilitimin e qendrës së Njësisë Administrative, një tjetër investim i rëndësishëm që po realizohet nga Bashkia Maliq. Pas rikonstruksionit të ish-Kinemasë dhe kthimit të saj në Shkollë të Mesme, ky është projekti i radhës që synon përmirësimin e hapësirave publike dhe ofrimin e kushteve më cilësore për banorët. Aktualisht punimet janë në zhvillim dhe pritet që qendra e re të transformojë ndjeshëm pamjen e Pojanit. Kujtojmë që në krye të kësaj Njësie Administrative prej një muaji ka ardhur i riu Kejdi Hasani, i cili po punon me përkushtim me projekte të reja për…
Korçë – Tre fëmijë në gjendje të rëndë pas dyshimeve për helmim nga çamçakëzë të gjetur në mbeturina
Alarm në qytetin e Korçës, ku tre fëmijë të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç janë paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në shërbimin e pediatrisë të spitalit rajonal. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se fëmijët kanë konsumuar disa çamçakëzë të gjetur në një kazan plehrash, në lagjen nr. 6 të qytetit. Menjëherë pas konsumimit, ata kanë shfaqur simptoma të rënda dhe janë dërguar me urgjencë në spital nga familjarët. Mjekët dyshojnë për helmim ushqimor dhe aktualisht fëmijët po marrin trajtimin e nevojshëm në repartin e urgjencës pediatrike. Burime mjekësore bëjnë me dije se gjendja e tyre është e rëndë, por…

