Author: Kolibri 4
Policia e Korçës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i identifikuar me inicialet P. T., i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të forta dhe kanabis në lagje të qytetit dhe në lokale të ndryshme. Sipas të dhënave zyrtare, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ushtruar kontroll në automjetin e tij, ku u gjetën doza kokaine të gatshme për shitje. Pas kontrollit të mëtejshëm në banesat e të dyshuarit, u sekuestrua edhe një tjetër sasi kokaine dhe kanabisi. Në përfundim të hetimeve paraprake, 34-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Policia njofton se,…
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi sot një vizitë pune në Doganën e Qafë Thanës, një nga pikat më të rëndësishme kufitare të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut. Gjatë inspektimit, ai u njoh nga afër me punën e stafit doganor, sfidat e përditshme dhe rezultatet e arritura deri më tani. Gazheli vlerësoi përkushtimin e punonjësve dhe theksoi se rritja e performancës së administratës është thelbësore për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve dhe bizneseve. “Standardet e larta në shërbimet doganore janë një detyrim ndaj qytetarëve dhe sipërmarrjes. Vetëm me profesionalizëm dhe përkushtim mund të ecim përpara drejt vizionit tonë…
Qarku i Korçës pritet të shijojë një ditë të kthjellët e plot diell në të gjitha 6 bashkitë: Korçë, Pogradec, Maliq, Devoll, Kolonjë dhe Pustec. Qielli do të mbetet i pastër gjatë gjithë ditës, pa reshje, duke krijuar kushte ideale për aktivitetet në natyrë. Temperaturat në orët e para të mëngjesit do të jenë të ulëta, duke zbritur deri në 7–10°C, veçanërisht në zonat malore. Megjithatë, me kalimin e orëve, ato do të rriten ndjeshëm, duke arritur deri në 24–27°C në mesditë dhe pasdite. Era do të fryjë lehtë dhe pa ndikim të madh, duke siguruar një atmosferë të qëndrueshme…
Falë investimeve të Bashkisë Korçë, shkolla 9-vjeçare Bulgarec tashmë ka një laborator të pajisur me teknologji moderne ICT, duke përfshirë kompjutera të rinj dhe projektorë multimedialë. Ky laborator do t’u mundësojë nxënësve të zhvillojnë aftësi digjitale, të punojnë me mjete bashkëkohore dhe të përgatiten më mirë për sfidat e së ardhmes në fushën e teknologjisë dhe arsimit. Hapja e këtij laboratorit është një përparim i rëndësishëm drejt modernizimit të arsimit në shkollat e Korçës dhe krijimit të kushteve më bashkëkohore për mësim, duke nxitur kreativitetin dhe inovacionin tek të rinjtë.
Në kuadër të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, i cili zhvillohet për të 15-in vit radhazi në qytetin e Pogradecit, u mbajt premiera e dokumentarit “Rikthimi i Zonjave”. Ky dokumentar ka në qendër vuajtjet dhe historikun e mundimshëm të grave në periudhën e komunizmit. Nëpërmjet rrëfimit të Fatime Haxhillari nga Arrza e Devollit, përcillet me saktësi udhëtimi i dhimbshëm që kaluan gratë e internuara në kampet famëkeqe të persekutimit në Shqipëri. E mbijetuara e kampeve të Tepelenës, Valiasit dhe Kodër-Kamzës, sot në moshën 90-vjeçare, nëpërmjet këtij dokumentari rrëfen jetesën e vështirë që zonjat e dikurshme patën fatin e hidhur…
Nata e dytë e festivalit “Korça Serenights”, që këtë vit shënon edicionin e tij të dytë, u mbajt pranë Liceut, në një nga lagjet historike të qytetit. E titulluar “Me këngë e kitarë, dashuri kërkonim”, mbrëmja solli emocione të forta për publikun që ndoqi nga afër performancat e Mimoza Paravelit, Ëndërr Serenatë Band dhe Vaske Niço, Jorgjeta Lalazit me bandin “Hani i Pazarit”, si dhe tingujt e Cofiel Band. Këngëtarja korçare Mimoza Paraveli u shpreh se rikthimi në qytetin e saj për të kënduar serenatat është gjithmonë një emocion i veçantë. Edhe instrumentisti Kostika Zdruli theksoi se festivali ka një…
Qarku i Korçës do të shijojë një ditë të kthjellët dhe të ngrohtë këtë 20 shtator, me temperatura tipike të fillimvjeshtës, të cilat krijojnë kushte të favorshme për aktivitete në natyrë. Gjatë paradites, në të gjashtë bashkitë e qarkut – Korçë, Devoll, Pogradec, Maliq, Kolonjë dhe Pustec – do të mbizotërojë dielli, me temperatura që nisin nga 15-17 gradë Celsius. Në orët e mesditës dhe pasdites, termometri do të ngjitet deri në 25-26 gradë, duke e bërë ditën mjaft të këndshme e të butë. Mbrëmja do të vijojë e kthjellët, por me rënie graduale të temperaturave deri në 20 gradë,…
Mbrojtësi i Skënderbeut, Klevis Shaqe, pësoi një goditje të rëndë në kokë në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Pogradecit, e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë së Parë. Futbollistit iu desh ndihma e ambulancës për t’u transportuar drejt spitalit, ku po i nënshtrohet kontrolleve më të specializuara. Nga klubi korçar kanë bërë me dije se 25-vjeçari është jashtë rrezikut dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve: “Gjendja e tij është e stabilizuar. Aktualisht po kryen grafi për ekzaminime të mëtejshme. Ka një frakturë në pjesën e hundës dhe të fytyrës. Mjekët në spitalin e Korçës janë në konsultë për…
Skënderbeu ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Pogradecit, duke u ngjitur kështu në vendin e parë të renditjes me 10 pikë pas katër javëve të para të kampionatit. Sfida ishte e luftuar dhe me shumë ritëm, me të dy skuadrat që krijuan raste, por në fund ishin bardhekuqtë që treguan më shumë qetësi dhe efikasitet. Heroi i ndeshjes ishte Tayo, i cili realizoi golin vendimtar në minutat shtesë, duke shpërthyer entuziazmin e tifozëve korçarë që kishin mbushur shkallët e stadiumit. Loja e bukur, atmosfera elektrizuese dhe mbështetja e madhe nga të dyja tifozëritë i dhanë kësaj përballjeje…
Leskoviku po kthehet në një nga destinacionet më tërheqës për turistët e huaj, veçanërisht ata francezë, të cilët zgjedhin këtë qytet për natyrën e paprekur, ajrin e pastër dhe ushqimin tradicional të shijuar në restorantet dhe bujtinat e zonës. Mikpritja e banorëve dhe atmosfera e qetë e jetës lokale e bëjnë këtë vend ideal për ata që kërkojnë të largohen nga dinamika e qyteteve të mëdha. Guida turistike që shoqëron grupet e huaja thekson se shtatori është muaji më i preferuar për francezët që vizitojnë Shqipërinë. Sipas saj, mesazhi kryesor që sjellin vizitorët është: “Ruajeni dhe mbrojeni natyrën, sepse ajo…

