Author: Kolibri 4

Sonte në Korçë çelet edicioni i radhës i Festivalit të Serenatave, një ngjarje që për tre netë me radhë do të mbushë rrugicat dhe sheshet e qytetit me tingujt e këngëve që njihen e duhen kudo në Shqipëri. Për shumë korçarë ky festival ka një emocion të veçantë, por për Benila Tërovën dhe motrën e saj, Mirelën, kujtimi lidhet ngushtë me figurën e babait të tyre, serenatistit të njohur Naum Tërova. “Nuk e di si ju vinin ju prindërit në gjumë, por unë dhe Mirela nuk flinim pa të paktën gjysmë ore këngë që na i këndonte babi me kitarë…

Read More

Një operacion i koduar “Again”, i zhvilluar nga Policia e Korçës, ka përfunduar me arrestimin e 26-vjeçarit Renato Lipe, person me precedent penal për armëmbajtje pa leje, i cili u kap me armë zjarri në banesë dhe kërcënoi me jetë punonjësit e rendit. Operacioni u organizua nga Komisariati i Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore, pasi u siguruan informacione se Lipe mbante sërish armë. Në momentin e ndërhyrjes, i riu refuzoi të hapte derën dhe deklaroi se do të qëllonte drejt policisë. Për shkak të rrezikshmërisë së situatës, në aksion morën pjesë edhe nëndrejtori i Drejtorisë…

Read More

Skuadra e volejbollit të femrave të Skënderbeut ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato duke siguruar shërbimet e Jada Key, e cila i bashkohet ekipit për sezonin 2025–2026 në rolin e middle blocker. Key është e njohur për forcën e saj në rrjetë dhe për aftësinë për të ndalur me efektivitet sulmet e kundërshtarëve. Përvoja e saj e gjatë në parket, e kombinuar me stilin e lojës energjik dhe vendosmërinë karakteristike, e bëjnë atë një element kyç për skuadrën korçare në sezonin e ri. Pritshmëritë janë të larta. Trajneri Olsi Haxhillari dhe stafi teknik e shohin si një nga…

Read More

Në prag të derbit të juglindjes, ku e gjithë vëmendja e Kategorisë së Parë do të jetë e fokusuar këtë të premte në orën 16:00 në stadiumin e Pogradecit, liqenorët kanë bërë tre prezantime të reja. Skuadra pogradecare ka afruar sulmuesin Gabriel Okeçuku (30 vjeç), sulmuesin Norik Krasniqi (25 vjeç) dhe mesfushorin Majkëll Babatunde (32 vjeç), të cilët prej kohësh janë pjesë e ekipit, por tashmë janë prezantuar zyrtarisht si përforcime të rëndësishme për sezonin. Klubi u ka uruar suksese tre lojtarëve, duke shpresuar se kontributi i tyre do të ndihmojë skuadrën në rrugëtimin drejt objektivave. Historiku i përballjeve mes…

Read More

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për të mos rënë pre e mashtrimeve online, të cilat prezantohen si mundësi investimi me fitim të shpejtë, kryesisht në formën e skemave piramidale dhe investimeve në kriptomonedha. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, po vijojnë hetimet e thelluara në kuadër të operacionit “XUEX”, për zbardhjen e plotë dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve dhe agjentëve që kanë organizuar skema mashtruese të firmave piramidale online. Gjithashtu, po vijon ndjekja…

Read More

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku 18-vjeçari Bernard Rexhollari u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, Policia e Korçës ka dhënë raportin zyrtar mbi ngjarjen. Fillimisht u dyshua se aksidenti mund të kishte ndodhur si pasojë e një përplasjeje me një mjet tjetër nga pas, por hetimet e kryera dhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë treguan se i riu humbi kontrollin mbi motorin dhe doli nga rruga, duke pësuar dëmtime serioze. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për të riun, ndërsa autoritetet po vijojnë…

Read More

Policia Kufitare në Korçë ka finalizuar operacionin e koduar “Northward”, duke vënë në pranga një 21-vjeçar nga Sudani, i dyshuar për ndihmë të emigrantëve të paligjshëm. I riu u kap në fshatin Tresenik, Devoll, teksa shoqëronte dy bashkatdhetarë që kishin kaluar kufirin nga Greqia në mënyrë të paligjshme. Hetimet tregojnë se ai, në bashkëpunim me persona të tjerë, ndihmonte emigrantë nga vendet e treta kundrejt pagesës, me synim kalimin drejt Malit të Zi dhe më pas vendeve të BE-së. Materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë së Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Read More

Bernard Rexhollari, 18 vjeç, i plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Pogradec–Buçimas, është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij u konsiderua kritike. I riu ka pësuar hematomë të fortë në kokë, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve në repartin e reanimacionit. Sipas burimeve spitalore, megjithëse kishte me vete skafandër mbrojtëse, ai nuk e kishte vendosur atë në momentin që udhëtonte me motor. Policia po heton rrethanat e ngjarjes në dy pista: mundësinë e një rrëzimi aksidental të motorit; përplasjen me një mjet tjetër nga pas, pasi mjeti me dy rrota ka…

Read More

Qarku i Korçës do të përjetojë një ditë tipike vjeshte të hershme, me kthjellime dhe diell në pjesën më të madhe të territorit. Temperatura e ajrit do të ketë luhatje të lehta, duke u ndier më e freskët në mëngjes dhe më e ngrohtë në mesditë. Bashkia Korçë: Mëngjes i freskët me 9°C, ndërsa në mesditë termometri ngjitet deri në 20°C. Qielli mbetet i kthjellët gjatë gjithë ditës. Bashkia Maliq: Temperaturat variojnë nga 8°C në mëngjes në 19°C në mesditë. Kushtet atmosferike mbeten të qëndrueshme. Bashkia Pogradec: Bregu i liqenit do të shijojë një ditë të ndritshme, me vlera nga…

Read More

Në Bashkinë Maliq po shkon drejt finalizimit një nga investimet më të rëndësishme të infrastrukturës urbane: shëtitorja në segmentin Kryqëzimi Libonik – Drithas Posht. Ditën e sotme u realizua prova e parë e ndriçimit, duke i dhënë shëtitores një pamje të veçantë dhe moderne. Ky projekt po zbatohet me bashkëfinancim mes Bashkisë Maliq dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si pjesë e vizionit për të krijuar hapësira të reja publike dhe përmirësim të cilësisë së jetesës për banorët. Edhe pse punimet po shkojnë drejt përfundimit, procesi vijon me ritme të shpejta për të ofruar sa më shpejt këtë hapësirë funksionale e…

Read More