Author: Kolibri 4

Partia e Lirisë ka zyrtarizuar krijimin e grupit të saj parlamentar, pas bashkimit me tre deputetë të larguar nga Partia Demokratike. Në mbledhjen konstituive u vendos struktura drejtuese e grupit: Tedi Blushi u zgjodh Kryetar, ndërsa Edmond Haxhinasto Nënkryetar. Gjithashtu, Bruna Haxhiu do të mbajë detyrën e Sekretares, dhe Erisa Xhixho atë të Zëdhënëses së grupit. Deputetet Ina Zhupa, Ledina Alolli dhe Klodiana Çapja janë gjithashtu pjesë e këtij formacioni. Në reagimin për mediat, PL konfirmoi përbërjen zyrtare të grupit parlamentar si vijon: Tedi Blushi – Kryetar Edmond Haxhinasto – Nënkryetar Erisa Xhixho – Zëdhënëse Brunilda Haxhiu – Sekretare Ina…

Read More

Hirësia e tij, Mitropoliti i Korçës, z. Anastas (Mamaj), lindi në Vlorë, në vitin 1979. Ai kreu studimet në Departamentin e Gjuhës Greke në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Athinës (1999), u diplomua në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës dhe mori diplomë në degën Administrim Biznes (MSc) (2001-2005). Më vonë ndoqi studimet në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” (2017) dhe në Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës në Kolegjin Universitar LOGOS, ku mori diplomë (BSc) në Studime Teologjike Sociale dhe Shkenca Fetare (2023). Në vitet 2005-2009 ka mbajtur poste me rëndësi në Bankën Italo-Shqiptare dhe nga viti 2009 deri në vitin…

Read More

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joanit, zhvilloi sot mbledhjen në Qendrën Sinodike të Kryepiskopatës së Tiranës dhe kreu zgjedhjet për drejtues të rinj të dy Mitropolive. Me vota të plota, Hirësia e tij Nathanaili (Stergiu), Mitropoliti i deritanishëm i Amantias, u zgjodh Mitropolit i Gjirokastrës. Fronëzimi i tij do të zhvillohet më 20 shtator 2025, në orën 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit në Gjirokastër. Gjithashtu, me unanimitet u zgjodh Mitropolit i Korçës Hirësia e tij, Anastas (Mamaj), i cili…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Shkozë. Ky i fundit, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka marrë fëmijët e mitur nga ish-bashkëshortja e tij dhe nuk ia ka kthyer më. Prokuroria po vijon hetimet për ngjarjen, ndërsa policia thekson se respektimi i vendimeve gjyqësore mbetet detyrim ligjor për të gjitha palët.

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori për shtetasin Zh. R., 75 vjeç, banues në Korçë, i cili tentoi të vetëvritej duke përdorur një mjet prerës. I moshuari u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po vijojnë procedurat ligjore në lidhje me rastin.

Read More

Kjo e premte sjell dy ndeshje të “rënda” për sportdashësit e qarkut të Korçës, një në Pogradec dhe tjetrën në Korçë. Në qytetin liqenor, në orën 16:00, luhet përballja e futbollit Pogradeci–Skënderbeu, një duel që pritet me interes maksimal. Të dyja skuadrat synojnë rikthimin në Superiore, ndaj ky takim është më shumë se një ndeshje. Ndërkohë, në qytetin e serenatave, në orën 18:00, zhvillohet sfida e volejbollit për femra, një tjetër përballje e nxehtë që premton emocione të forta. Shkurt: këtë të premte, në aksin Pogradec–Korçë, luhen ndeshje që nuk duhen humbur.

Read More

Këshilli i Qarkut Korçë, në kuadër të punës së Komitetit të Vlerësimit të Nevojave dhe Planifikimit të Shërbimeve Komunitare, miratoi aplikimin në Fondin Social pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2026. Sipas vendimit, do të aplikohen dy projekte me rëndësi të veçantë për komunitetin: Shërbime sociale dhe shëndetësore të integruara për të moshuarit, në bashkëpunim me bashkitë Korçë, Maliq, Pogradec, Devoll, Pustec dhe Fondacionin “Misioni Emanuel për Zhvillim dhe Integrim”. Zgjerimi i shërbimit paliativ në të gjithë rajonin e Korçës, me synim mbështetjen e qytetarëve që kanë nevojë për kujdes afatgjatë shëndetësor. Këshilli i Qarkut theksoi se…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Bledar Duro. i akuzuar për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ ndaj të miturve, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1449/2024, rezultoi se ngjarja ka ndodhur më nëntor të vitit 2024, kur prindërit e dy nxënëseve, të identifikuara me inicialet I.B. dhe A.K., denoncuan në polici mesazhe me përmbajtje seksuale të dërguara nga mësuesi përmes aplikacionit WhatsApp. Vajzat kanë deklaruar se komunikimet kishin karakter ngacmues, duke përfshirë kërkesa të papërshtatshme dhe cenim të dinjitetit të tyre. Prokuroria…

Read More

Qarku i Korçës do të përjetojë një ditë tipike vjeshte të hershme më 16 shtator, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të ngrohta gjatë orëve të mesditës. Në Bashkinë Korçë, dita do të nisë me mëngjes të freskët, me temperatura që zbresin deri në 9°C, ndërsa pas mesditës termometri do të ngjitet deri në 27-28°C, duke sjellë një mot të favorshëm për aktivitete në natyrë. Në Maliq kushtet atmosferike do të jenë të ngjashme, me fillim të freskët të ditës dhe rritje të temperaturave deri në 27°C në orët e pasdites. Në Pogradec, buzë liqenit, mëngjesi do të jetë…

Read More

Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, priti sot në një takim Ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, Octavian Serban. Gjatë bisedës u diskutua mbi çështje të rëndësishme që lidhen me komunitetin arumun të Pogradecit dhe fshatrave përreth, ku bashkia synon të çojë më tej projektet infrastrukturore. Një tjetër pikë e rëndësishme ishte mundësia e zgjerimit të aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe turistike, si dhe asistenca që Rumania mund të ofrojë për ekspertizë në përfitimin e fondeve të BE për projekte zhvillimore në qytet. Vizita e ambasadorit vjen pas dhuratës së fundit eko-spitalore që Ambasada e Rumanisë i bëri spitalit bashkiak të…

Read More