Author: Kolibri 4

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, shënoi sot debutimin e tij zyrtar në sezonin 2025-26 të Premier League. Ai u fut në fushë në minutën e 89-të të sfidës, ku Burnley u përball me një ndeshje të vështirë, duke luajtur me dhjetë lojtarë dhe duke u mbrojtur gjatë gjithë kohës. Megjithë përpjekjet, skuadra e tij nuk arriti të shmangte humbjen, duke u mposhtur minimalisht me rezultatin 1-0. Broja synon të marrë më shumë minuta në javët e ardhshme, teksa Burnley kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive.

Read More

Skuadra e volejbollit të femrave e Skënderbeut e ka nisur mbarë edicionin e ri të Kampionatit Kombëtar, duke triumfuar në transfertë ndaj Vllaznisë me rezultatin e pastër 0–3. Ndeshja, e zhvilluar në Shkodër, dhuroi emocione sidomos në setin e parë dhe të tretë, ku rivaliteti ishte i fortë deri në pikët e fundit. Vajzat korçare arritën të fitonin të dy setet me shifrat 21–25, duke treguar qetësi dhe vendosmëri në momentet vendimtare. Ndërkohë, në setin e dytë, Skënderbeu dominoi plotësisht, duke e mbyllur lojën me rezultatin bindës 11–25. Ky sukses merr vlera edhe më të mëdha po të kemi parasysh…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka referuar në Prokurori disa raste të evidentuara gjatë kontrolleve dhe ndërhyrjeve të ditëve të fundit, ku ka nisur procedimi penal për katër shtetas: Në aksin rrugor Korçë–Ersekë, shtetasi G. R., 56 vjeç, duke drejtuar motomjetin, humbi kontrollin dhe u përplas me një tjetër motomjet që drejtohej nga shtetasi Q. R., 56 vjeç. Për pasojë, G. R. pësoi dëmtime të lehta, ndërsa ndaj tij nisi procedimi penal. Në qytetin e Korçës, shtetasi M. P., 45 vjeç, është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili ishte i pajisur me…

Read More

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov është nisur me urgjencë drejt kryeqytetit pasi ka shfaqur probleme kardiake në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku se bashku me bashkëshorten ka kaluar fundjavën. Burime të siguruara thanë se ambasadori gjatë paradites së sotme ka qënë duke ecur në pyjet e fshatit Voskopojë kur ka shfaqur probleme me shëndetin, çka ka detyruar të kthehet në hotelin ku ishte akomoduar. Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit mjekësor të qendrës shëndetësore të fshatit që ka dhënë ndihmën e shpejtë e me pas është lajmëruar urgjenca e spitalit rajonal të Korçës aty ku mjekët…

Read More

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, është raportuar se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pas dyshimeve për një infarkt të pësuar këtë të diel në Voskopojë. Sipas burimeve, ambasadori ndodhej për vizitë private në këtë zonë turistike së bashku me bashkëshorten e tij. Paraditen e sotme, çifti ka bërë një shëtitje në pyjet e fshatit, por pas kthimit në oborrin e hotelit ku ishin akomoduar, diplomati nuk është ndjerë mirë. Stafi mjekësor i qendrës shëndetësore të fshatit i ka dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas është njoftuar shërbimi i urgjencës. Për shkak të gjendjes së tij të…

Read More

Sot, në fshatin Rëmbec të Bashkisë Maliq u zhvillua ceremonia përkujtimore kushtuar 82-vjetorit të formimit të Batalionit “6 Dëshmorët”. Ky batalion mbetet një nga simbolet e qëndresës antifashiste në krahinë, duke dhënë një kontribut të çmuar në luftën për liri. Në këtë ditë u nderua sakrifica e bijve të këtij vendi që dhanë jetën për atdheun, ndërsa pjesëmarrësit në aktivitet shprehën mirënjohjen dhe respektin e tyre për dëshmorët e kombit. “Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!”, ishte mesazhi i përbashkët që përcolli kjo festë përkujtimore.

Read More

Dita e dielë do të sjellë një mot të qëndrueshëm dhe të ngrohtë në të gjithë territorin e qarkut Korçë. Pas një nate me kthjellime dhe temperatura të freskëta që zbresin deri në 12–14°C në zonat malore, mëngjesi do të vijojë i qetë, me diell dhe ndonjë vranësirë kalimtare. Gjatë paradites temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke arritur vlerat maksimale rreth 27–28°C në zonat fushore dhe rreth 23–25°C në zonat më të larta të Kolonjës dhe Devollit. Pasditja do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme, pa rrezik reshjesh. Në mbrëmje, pritet që temperaturat të bien…

Read More

Policia e Korçës ka ndërhyrë me disa raste të veçanta gjatë ditës, duke vënë në pranga një drejtues automjeti dhe duke proceduar penalisht disa shtetas të tjerë. Në flagrancë u arrestua 30-vjeçari P. Z., banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë, në Prokurori janë referuar materialet për disa shtetas të tjerë: L. D., 33 vjeç, dhe S. P., 40 vjeçe, që kishin krijuar zhurma shqetësuese në lokalet e tyre; A. D., 67 vjeç, i dyshuar për vjedhjen e një shume parash ndaj një gruaje; si dhe M. P., 65 vjeçe, e akuzuar se…

Read More

Një 29-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria. Gjatë kontrolleve të imtësishme, u zbulua se shtetasi me inicialet M. G., banues në Veleshtë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake, i dyshuar për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”. Pas konfirmimit të të dhënave nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Vienën, i riu u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimin në Austri. Procedurat e mëtejshme ligjore janë në vijim.

Read More

Prej vitesh turizmi në Korçë ka njohur vetëm rritje. Edhe sezoni veror që lamë pas nuk bëri dallim nga ky trend, madje kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, pohoi për ATSH-në se pati një rritje të lartë krahasuar me vitin 2024. Kryebashkiaku Filo tha se prej më shumë se një dekade, bashkia e Korçës e ka vendosur turizmin në prioritetet e saj, si një nga shtyllat e zhvillimit ekonomik dhe aktualisht nuk kemi të bëjmë më me një turizëm sezonal. “Kjo është veçantia e Korçës. Ndryshe nga shumë destinacione të tjera shqiptare, Korça nuk ka vetëm sezon veror, ajo ka turizëm…

Read More