Author: Kolibri 4
Korçë – Policia rrugore shton kontrollet, 8 të arrestuar dhe qindra gjoba për shkelje të qarkullimit
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka intensifikuar kontrollet në rrugët urbane dhe interurbane të qarkut, me synim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Gjatë periudhës 1 deri më 9 shtator 2025, Policia Rrugore ka vënë në pranga 8 shtetas, të cilët u kapën duke drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit ose pa leje drejtimi. Po ashtu, janë vendosur 694 masa administrative, për shkelje të tilla si tejkalimi i shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosja e rripit të sigurimit. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar segmentit rrugor “Qukës-Qafë Plloçë”, ku shërbimet…
Në mëngjesin e së premtes, moti në Qarkun Korçë pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me diell dhe temperatura që fillojnë rreth 15 °C. Lagështia do të jetë e lartë në orët e para, por gradualisht do të zbresë duke u afruar rreth 55-60 %. Era do të jetë e lehtë, kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi të ulët prej rreth 1-2 m/s. Gjatë mesditës, moti do të qëndrojë kryesisht i qetë dhe me diell, me temperatura që mund të arrijnë në 25-26 °C. Qielli do të jetë kryesisht i pastër ose me reza të lehta, ndërsa era do…
Një nga figurat më të shquara të Partisë Socialiste të Korçës ndër vite, Muharrem Meko ka uruar mikun e tij dhe bashkëpunëtorin e vjetër, Niko Peleshi, për marrjen e detyrës së re si Kryetar i Parlamentit Shqiptar. Në një postim të ndjerë, Meko rikujton rrugëtimin e Peleshit dhe kontributin e tij në politikën shqiptare: *“Kjo foto e realizuar para 15 vjet e dy muajsh…perpara nderteses se Shkolles se Pare Shqipe; une Kryetar i PS se Rrethit te Korçes e ai ne diten e pare te kurorezimit te tij per here te dyte si Kryetar i Bashkise se Korçes ! …ne…
Një punë e re studimore në fushën e vreshtarisë ka nisur nën drejtimin e prof. dr. Petraq Sotirit, një prej figurave më të njohura të shkencës bujqësore shqiptare. Me përvojën e tij të gjatë, profesori i moshuar po udhëheq grupin e specialistëve që synojnë të studiojnë dhe të evidentojnë varietetet autoktone të rrushit, me theks të veçantë tek serinia e zezë dhe serinia e bardhë. Studimi do të ketë shtrirje rajonale, duke përfshirë vreshta bashkëkohore si ai i ngritur nga Maksim Fejzulla në Leskovik ku ruhen edhe këto varietete tradicionale. Synimi final është përzgjedhja e rrushit më cilësor për prodhimin…
Federata Serbe e Futbollit ka vendosur që përballja e 11 tetorit ndaj Shqipërisë të mos zhvillohet në Beograd, por në Leskovac, në stadiumin e ri “Dubočica”. Vendimi lidhet me shqetësimet për trazira dhe sigurinë në kryeqytet, duke shtyrë autoritetet të kërkojnë një skenar më të kontrolluar. Stadiumi “Dubočica”, i cili ka një kapacitet prej vetëm 8,136 vendesh, u inaugurua në vitin 2023 pas një investimi prej 28 milionë eurosh. Deri më tani, Serbia ka zhvilluar katër ndeshje në këtë impiant, duke e përdorur gjithnjë e më shumë si alternativë ndaj Beogradit. Më herët, Serbia kishte synuar të luante edhe ndeshjen…
Klubi i futbollit Skënderbeu ka arritur një marrëveshje të rëndësishme me sulmuesin e majtë Taryck “TJ” Tahid, një prej talenteve më premtues të futbollit kanadez. Vetëm 18 vjeç, me origjinë ganeze, Tahid ka përfaqësuar kombëtaret e të dyja vendeve në moshat e reja dhe ka qenë pjesë e Kanadasë në Kupën e Botës U-17 në vitin 2023. Me një eksperiencë të konsiderueshme për moshën e tij, sulmuesi ka zhvilluar 46 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola me Vancouver FC, ndërsa më herët ka provuar veten edhe te Villarreal, New York Red Bulls dhe Midtjylland. Tashmë, ai mbërrin në Korçë për…
Qytetarët e Bashkisë Maliq do të përfitojnë së shpejti nga pika publike me internet falas Wi-Fi. Kjo është bërë e mundur falë një projekti të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, i cili ka në fokus rritjen e aksesit digjital në zonat e Ballkanit Perëndimor. Përmes kësaj nisme, banorët do të kenë mundësi të lidhen me internetin në hapësira të ndryshme publike, pa kosto shtesë. Ky shërbim lehtëson komunikimin, informimin dhe përdorimin e shërbimeve online, duke i bërë ato më të aksesueshme për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë dhe familjet. Iniciativa është pjesë e një plani më të…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar reformim dhe riorganizim të disa prej institucioneve më të rëndësishme në vend, përfshirë edhe Kuvendin. Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama propozoi uljen e numrit të deputetëve në Kuvend në 101 nga 140 që ka aktualisht, duke shtuar se mirëpret diskutimet për ta ulur edhe më shumë numrin e ligjvënësve në parlament. “Ky ndryshim kushtetues duhet të jetë një objektiv i yni. Kuvendi i Shqipërisë miraton e nxjerr ligje për të gjithë, por nuk e ka ende ligjin e vet, nuk ka pavarësi financiare, nuk ka status të deputetëve të vet dhe madje është pa…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përbërjen e qeverisë së re, duke rikonfrimuar Belinda Ballukun si zëvendëskryeministre dhe Ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë. “Zv.kryeminstre konfirmohet Belinda Balluku, kontributi i së cilës ka folur më mirë se çdo fjalë. Do drejtojë të njëjtën ministri, dhe nuk do ndryshojë si ministri sepse ka fituar qëndrueshmëri që vetëm mund të forcohet. Tipari i pakënaqësisë kronike të ministres ndaj punëve që drejton vetë, e dhënë premtuese se do ecim shpejt në drejtime ku jemi shumë përpara dhe mbrapa me standardet e ambiciet për një Shqipëri anëtare të BE”, tha Rama. Për herë të parë, Ministrinë e…
Niko Peleshi do të pasojë stafetën e Elisa Spiropalit në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Emri i tij për kryeparlamentar është propozuar nga Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS. Rama deklaroi se një individ me eksperiencë shumëvjeçare në shumë institucione dhe me prirje ndaj risive teknologjike, Peleshi është personi i duhur për të qenë në krye të Kuvendit. “Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si dhe për prirjen e hershme ndaj risive të teknologjisë, Niko Peleshi është njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë.…

