Author: Kolibri 4

Skuadra e Skënderbeut ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për sezonin 2025–2026, Ester Vitoria. Si outside hitter, Vitoria pritet të sjellë energji, fuqi dhe vendosmëri në repartin e skuadrës, duke rritur cilësinë dhe konkurrencën në ekip. Me stilin e saj dinamik dhe pasionin për lojën, ajo synon të japë një kontribut të rëndësishëm gjatë këtij sezoni. Trajneri dhe stafi i Skënderbeut shprehen optimistë për performancën e Vitorias dhe presin që ajo të ndihmojë ekipin të arrijë objektivat e sezonit.

Read More

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i identifikuar me inicialet R. M., banues në këtë qytet, i dyshuar për dy raste vjedhjeje gjatë natës në lagjen nr. 7. Hetimet treguan se i riu kishte vjedhur një shumë parash dhe mallra të ndryshme në një lokal, ndërsa në një rast tjetër kishte tentuar të hynte në një dyqan, duke dëmtuar kangjellat dhe thyer xhamat. Policia po vijon hetimet për të zbardhur raste të tjera vjedhjesh që mund të jenë kryer nga i njëjti autor. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Read More

Pas viteve të fundit të mbushura me trofe, ekipi i volejbollit për femra i Skënderbeut është ribërë pothuajse nga e para. Krahas largimit të lojtareve të huaja, nga skuadra janë shkëputur edhe disa prej titullareve shqiptare, mes tyre kapitenia Bego dhe libero Mehmeti. Aktualisht, bazën e ekipit e përbëjnë lojtaret korçare 18–20 vjeçare, të cilat sezonin e kaluar u shpallën kampione kombëtare me ekipet e moshave U18 dhe U20. Megjithatë, përvoja e tyre ende nuk është e mjaftueshme për të përballuar plotësisht nivelin e lartë të Superiores. Me afrimin e dy lojtareve të tjera të huaja, grupi duket më i…

Read More

Godina e Prefekturës u ndërtua në qytetin e vjetër të Korçës. Themelet e ndërtesës u hodhën në vitin 1936, pikërisht në atë vend ku kishin qenë edhe më parë ndërtesat më të hershme qeveritare të kohës. Korça u bë nënprefekturë në vitin 1827 dhe prefekturë në vitin 1870. Me ndarjen e re administrative të vitit 1888 sanxhaku i Korçës përbëhej nga kazaja e Korçës, e Starovës, e Kolonjës, e Kosturit, e Bilishtit, e Hurupishtit dhe e Oparit. Pra, në Kasaba kishin qenë të ndërtuara godinat e administratës së themeluesit të qytetit të Korçës, Iljaz bej Mirahori. Qeveria shqiptare e vitit…

Read More

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor njoftuan se automjeti që drejtohej nga shtetasi P. C., 54 vjeç, banues në fshatin Mborje, është përplasur me mjetin e shtetasit M. Z., 44 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 44-vjeçari u dëmtua lehtë dhe mori ndihmën mjekësore të nevojshme. Ndërkohë, materialet procedurale ndaj 54-vjeçarit u referuan në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia e Korçës apelon për drejtuesit e mjeteve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, duke shmangur shpejtësinë mbi normat e…

Read More

Policia e Pogradecit ka referuar në Prokurori materialet hetimore për dy raste të veçanta. Në rastin e parë, shtetasi E. D., 39 vjeç, banues në fshatin Podgorije, është vënë nën hetim pasi në lokalin që administronte u gjetën pajisje elektronike të dyshuara se shërbenin për vendosjen e basteve sportive, si dhe 2 bileta sportive. Pajisjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërsa në rastin e dytë, shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, u procedua penalisht pasi posedonte një armë sportive pistoletë. Në momentin që konstatoi shërbimet e Policisë, ai e hodhi armën në tokë me qëllim…

Read More

Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Korçës, për shtetasin Xh. H., 30 vjeç, banues në fshatin Buçimas. Ky shtetas akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërkohë, gjatë kontrolleve në terren, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndaluan për verifikim shtetasin G. V., 22 vjeç, banues në Kamëz. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Për këtë rast, materialet hetimore u referuan në Prokurori dhe ka nisur…

Read More

Sot qarku i Korçës do të përballet me kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu gjatë paradites dhe mesditës. Temperaturat do të mbeten të freskëta për periudhën, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me ditët e mëparshme. Në qytetin e Korçës, priten reshje të herëpashershme dhe temperatura do të luhatet nga 14°C në mëngjes deri në 23°C gjatë ditës. Pogradeci do të ketë mot të ngjashëm, me kthjellime të pjesshme pasdite, ndërsa termometri do të regjistrojë 16°C në mëngjes dhe deri në 24°C në mesditë. Në Maliq dhe Kolonjë, reshjet…

Read More

Bashkia Maliq ka hapur sot procesin e dëgjesave publike për Projekt-Buxhetin Afatmesëm 2026-2028, një praktikë që synon përfshirjen e qytetarëve dhe grupeve të interesit në planifikimin e politikave zhvillimore të territorit. Takimet e para u zhvilluan në Njësinë Administrative Pirg dhe në Njësinë Administrative Vreshtas, ku përfaqësues të bashkisë, komuniteti dhe grupet e interesit diskutuan hapur mbi punët e realizuara gjatë viteve të fundit, problematikat që ende kërkojnë zgjidhje dhe prioritetet kryesore që duhet të pasqyrohen në buxhetin e ri. Në këto takime u theksua rëndësia e investimeve në infrastrukturë, shërbime publike, zhvillimin bujqësor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës…

Read More

Edhe gjatë muajit Shtator, Korça por edhe qytete të tjera të juglindjes janë vizituar nga turistë të shumtë të Europës Perëndimore, të cilët kanë shfaqur interes kryesisht për sajtet e trashëgimisë së kulturës e historisë. Një grup gjermanësh ka vizituar qytetin e Korçës madje kishte prej tyre që janë rikthyer pas 18 vitesh. “Vijmë nga Gjermania, Frankfurti. Nuk është hera ime e parë në Korçë. Kam qenë këtu 18 vite më parë. Ka ndryshuar shumë. Mendoj se në Korçë mund të çlodhesh ndryshe nga Tirana që ka një jetë më të zhurmshme, dhe këtu mund të shohësh shumë gjëra në një…

Read More