Author: Kolibri 4

Skënderbeu në volejboll për femra është në pritje të dy lojtareve të tjera të huaja. Bëhet fjalë për një braziliane dhe një amerikane, ku njëra prej lojtareve mbrëmë është bashkuar me skuadrën e pritet të jetë në stërvitje, ndërsa amerikania brenda këtyre ditëve bëhet pjesë e ekipit. Me dy lojtare të tjera të huaja Skënderbeu synon të jetë në grupin e ekipeve që kërkon trofetë “e rënda” të këtij sezoni. Në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Federatës së Volejbollit, Skënderbeu ka humbur 0-3 me Pogradecin por setet në veçanti seti i dytë e i tretë kanë patur rivalitet deri në…

Read More

Procesi i modernizimit të infrastrukturës rrugore në qytetin e Korçës po vijon me ritme të qëndrueshme. Një nga ndërhyrjet më të fundit është realizuar në rrugën “Dhimitër Denasi”, ku janë kryer punime në 540 metra katrorë sipërfaqe asfalti dhe 250 metra katrorë trotuare anësore. Ky investim synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetesës së qytetarëve, duke ofruar trotuare më të sigurta për këmbësorët dhe një qarkullim më të lehtësuar për automjetet. Sipas Bashkisë së Korçës, ndërhyrje të tilla janë pjesë e një programi më të gjerë për transformimin urban të qytetit, ku prioritet mbeten siguria dhe funksionaliteti i hapësirave publike.…

Read More

Qarku i Korçës pritet të përjetojë një ditë tipike vjeshte të hershme më 9 shtator, me kthjellime dhe alternime vranësirash gjatë orëve të paradites, ndërsa pasdite mund të shfaqen reshje të lehta dhe të izoluar shiu në disa zona malore. Temperaturat do të mbeten në kufijtë e zakonshëm të kësaj periudhe, duke ruajtur një freski të ndjeshme sidomos në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes. Në Korçë, temperaturat do të variojnë nga 13°C në mëngjes deri në 25°C në mesditë, me mot kryesisht të kthjellët. Në Pogradec, buzë liqenit pritet mot i qëndrueshëm me temperatura nga 16°C deri në 27°C, duke…

Read More

Mes luginave të Vromonerit, në Leskovik të Kolonjës, natyra ka krijuar një atraksion unik: liqenin nëntokësor termal “Neuron”. Me gjatësi 138 metra, gjerësi 42 metra dhe një perimetër 345 metra, ky liqen i madh ofron rreth 8,335 m³ ujë termal, duke krijuar një pamje spektakolare dhe një ambient të veçantë për vizitorët. Ekspertët çek që eksploruan zonën e përshkruajnë si një thesar natyror, i cili furnizon edhe burimet përreth. Liqeni “Neuron” po bëhet destinacion i preferuar për turistët që kërkojnë eksperienca të rralla dhe kontakte me natyrën e virgjër të Kolonjës, duke kombinuar peizazhet malore me ujërat e nxehtë termal.…

Read More

Me hyrjen e stinës së vjeshtës, bimët medicinale në natyrë pakësohen, por një ndër më të përhapurat dhe më të vlefshmet mbetet trëndafili i egër (Rosa canina). Ky vit ka sjellë një ngarkesë të mirë prodhimi, duke i bërë frutet e tij një pasuri natyrore për shëndetin. Frytet e trëndafilit të egër janë të pasura me vitaminë C, vitaminë P, vitaminë A, acide organike, taninë dhe esenca natyrale. Çaji i përgatitur prej tyre ndihmon në pastrimin e aparatit tretës, rrit rezistencën e organizmit ndaj sëmundjeve infektive dhe lehtëson pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Vjelja e frutit nis në fazën e…

Read More

Nga Auron Tare Në një stan të humbur të Kolonjës jeton Rio, një bari i ardhur nga India, i cili me praninë e tij përfaqëson paradoksin e madh të kohëve moderne: ndërsa të huajt mbajnë gjallë tufat në malet tona, vetë shqiptarët po braktisin një traditë që ka formuar ekonominë dhe kulturën e vendit për mijëra vjet. Dikur Kolonja dhe Kurveleshi ishin ndër krahinat më të pasura me kope e stane, duke krijuar një mënyrë jetese të ndërtuar mbi blegtorinë nomade dhe një trashëgimi të pasur kulturore. Sot, kjo botë është në shuarje, me numrin e tufave gjithnjë e më…

Read More

Kategoria e Parë rikthehet këtë fundjavë me duelet e javës së tretë, e cila do të zhvillohet më 12 dhe 13 shtator. Vëmendja e sportdashësve në Korçë është e gjitha tek Skënderbeu, që pas barazimit të javës së kaluar kërkon të marrë fitoren e radhës në kampionat. Bardhekuqtë do të presin Ilirinë në stadiumin “Skënderbeu”, të premten në orën 19:00, një sfidë e cila pritet të sjellë emocione për skuadrën dhe tifozët korçarë. Përpara kësaj përballjeje, dita e premte nis me ndeshjen Kukësi–Lushnja në orën 16:00, ndërsa të shtunën më 13 shtator luhen katër duelet e tjera të javës, të…

Read More

Në fushat pjellore të Maliqit ka nisur prej tre javësh procesi i shkuljes së qepës, një prej kulturave bujqësore më të rëndësishme të kësaj treve. Tokat e njohura për pjellorinë e tyre japin çdo vit prodhim cilësor, duke furnizuar jo vetëm tregjet lokale, por edhe më gjerë. Fermerët e Maliqit, të cilët njihen për përkushtimin dhe mundin e përditshëm, vijojnë të kontribuojnë me punën e tyre të palodhur në ekonominë e zonës dhe në tryezat e konsumatorëve. Prodhimi i qepës jo vetëm gjallëron jetën rurale, por edhe shënon një nga pikat kryesore të identitetit bujqësor të kësaj krahine. Në këto…

Read More

Në fshatin Gështenjas të Pogradecit, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kajo Karafili” kanë nisur vitin e ri shkollor në ambiente krejtësisht të reja e moderne. Godina është rikonstruktuar tërësisht, duke ofruar klasa bashkëkohore, palestër për zhvillimin e aktiviteteve sportive si dhe kabinete informatike me standardet më të larta për një arsimim cilësor. Të emocionuar ishin sidomos fëmijët e klasave të para që hynë për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa pjesë e inaugurimit ishin kryebashkiaku Ilir Xhakolli, drejtori i ZVA Pogradec Sotiraq Mangwri dhe deputeti i zonës Bledi Çomo. Një risi e këtij viti është edhe hapja e “smart…

Read More

Prej më shumë se 10 vitesh fshati Zëmblak në bashkinë e Maliqit me 1800 banorë dhe 500 shtëpi vuan mungesën e ujit të pijshëm. Banorët thonë se nga rezervat ujore të fshatit të tyre marrin ujë të pijshëm fshatrat e tjerë të njësisë administrative Pojan ndërkohë që ky fshat vuan për ujë. Njëra nga banoret e këtij fshati tha se me shumë vështirësi arrin të sigurojë ujë për të larë enët shtëpiake ndërkohë që për higjienën personale janë të detyruar të lahen në kushte krejt primitive por më shqetësim për banorët është ardhja e fëmijëve të tyre nga emigracioni të…

Read More