Author: Kolibri 4

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme për një konflikt familjar në lagjen nr. 18, Korçë, Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçare. Sipas burimeve zyrtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan shtetasen D. B., 46 vjeçe, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë bashkëshortin e saj, N. B., 50 vjeç. Ky i fundit mori mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Korçës njofton se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Read More

Qarku i Korçës do të përjetojë një ditë tipike vjeshte këtë të martë, 30 shtator. Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës, shoqëruar me vranësira të lehta në orët e para të mëngjesit. Temperaturat e mëngjesit do të zbresin deri në 7°C, ndërsa gjatë mesditës pritet ngrohje graduale, me vlerat më të larta që do të arrijnë deri në 18-19°C. Në orët e mbrëmjes pritet sërish rënie e ndjeshme e temperaturave, duke sjellë freski tipike për zonat malore. Era do të fryjë e lehtë, ndërsa reshje nuk parashikohen. Kjo tablo meteorologjike do të mbizotërojë…

Read More

Më shumë se 350 persona u kontrolluan falas gjatë një misioni mjekësor dyditor në zonën e Pustecit, zhvilluar me bashkëpunimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, institucioneve bullgare dhe Fondacionit “Kujtesa Bullgare”. Ekipi i mjekëve nga disa spitale kryesore bullgare ofroi vizita në kardiologji, endokrinologji, reumatologji, sëmundje të brendshme dhe dermatologji. Ndër problemet më të hasura ishin sëmundjet e lëkurës, çrregullimet e tiroides, problemet e nyjeve dhe ato kardiovaskulare. Risi e këtij viti ishte përfshirja e mjekëve të rinj shqiptarë të diplomuar në Bullgari. Misioni i radhës do të zhvillohet më 24-26 tetor, duke ofruar edhe specialitete të reja si…

Read More

Në qytetin e Pogradecit u zhvillua ceremonia e promovimit të librit të autorit Dr. Refki Pere, me titull “Vërçuni në vizionin e kohërave”. Ky botim sjell një pasqyrë të gjerë historike mbi fshatin Vërçun, vendlindjen e autorit, duke trajtuar fise, ngjarje dhe trashëgiminë kulturore të tij ndër shekuj. Libri vlerësohet si një kontribut i çmuar për ruajtjen e identitetit lokal dhe transmetimin e historisë tek brezat e ardhshëm. Përmes këtij studimi, autori jo vetëm që ndriçon të shkuarën e një komuniteti, por edhe nxit ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbajtjes gjallë të traditave dhe rrënjëve. Bashkia Pogradec përgëzoi autorin për punën…

Read More

Në Bashkinë Maliq u zhvillua sot një takim me z. Josef Schober, Drejtues i Bordit të Shërbimeve të Pushtetit Lokal në komunën Traitsching të Gjermanisë, ku në qendër të bisedimeve ishte binjakëzimi mes dy institucioneve dhe shkëmbimi i eksperiencës gjermane në fusha të ndryshme të qeverisjes vendore. Palët kanë nisur konkretizimin e parë të këtij bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes nga zjarri, ndërsa u shprehën gatishmëri që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët. Ky hap i parë shënon nisjen e një marrëdhënieje të re mes Maliqit dhe Traitsching, me synim forcimin e kapaciteteve…

Read More

Në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë, u zhvillua sot një ceremoni e veçantë nderimi për znj. Feskë Hoxha, laborante pranë departamentit të Agronomisë, e cila pas rreth 15 vitesh pune e përkushtuar doli në pension. Në prani të drejtuesve të Universitetit, stafit akademik e administrativ, studentëve, familjarëve dhe miqve, znj. Hoxha u vlerësua me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin e saj të çmuar në funksionimin e këtij fakulteti. Dekani i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Besnik Skënderasi, theksoi rolin e saj të rëndësishëm si një bashkëpunëtore e përkushtuar dhe model profesionalizmi, ndërsa kolegët e pedagogët e pranishëm vlerësuan urtësinë dhe…

Read More

Sezoni i ri i futbollit në Kategorinë e Dytë nuk nisi siç duhet për Devollin, që u mposht me rezultatin 4-1 në transfertë ndaj Delvinës, një skuadër që nuk ka pretendime të larta për këtë kampionat. Humbja në start nuk përputhet me objektivat e Devollit, i cili këtë sezon synon maksimumin dhe kërkon të luftojë për kreun. Ndryshe nga devollinjtë, Maliqi nuk zbriti në fushë këtë fundjavë, pasi ishte skuadra pushuese e javës së parë në Grupin B.

Read More

Sezoni turistik në Pogradec këtë vit ka zgjatur më shumë se zakonisht, pasi edhe në muajin shtator dhe më tej vijojnë të mbërrijnë turistë vendas dhe të huaj. Sipas njësive akomoduese, shtatori është mbyllur me një numër të kënaqshëm rezervimesh, ndërsa kërkesat kanë ardhur edhe për muajt tetor dhe nëntor, kryesisht nga grupe të organizuara turistësh të huaj. “Gjatë shtatorit kemi rezervime nga turistë të huaj, ndërsa në fundjava kemi më shumë vendas. Vijnë nga Irlanda, Italia, Gjermania e Spanja. Klientët vendas janë kryesisht nga Tirana dhe Durrësi. Kemi rezervime edhe për tetorin dhe nëntorin.” – shprehet Gloria Dumbo, operatore turistike.…

Read More

Një vendim i pazakontë, por me mesazh të fortë, është marrë nga një lokal në qytetin e Pogradecit. Menaxheri i tij, Armand Hoxha, ka vendosur të mos lejojë më hyrjen e personave nën 18 vjeç, me synimin për të frenuar braktisjen e orëve të mësimit nga nxënësit. “E morëm si iniciativë duke parë që nxënësit kishin tendencë të lënies së orëve të mësimit, mosfrekuntimin e shkollës. Pamë që kishin kaluar nga librat tek veshjet ekstravagante, tek duhani, fjalori banal dhe mendojmë si ‘Sherlock Irish Pub’ të japim mesazh për gjithë njerëzit e për bizneset që mos përfitojnë nga mosha e…

Read More

Policia e Korçës ka vënë në ndjekje penale tre shtetas, në dy raste të veçanta. Në Bilisht, dy vëllezër, G. S., 41 vjeç dhe M. S., 31 vjeç, u proceduan penalisht pasi dyshohet se goditën me grushte dy të rinj, 21 dhe 20 vjeç, për motive të dobëta. Ndërkohë, në Korçë, një tjetër shtetas, J. Q., u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje dhe ndaj tij nisi procedimi penal. Materialet për të dy rastet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Read More