Author: Kolibri 4

Takimi i radhës i ekipit tonë Kombëtar, Shqipëri-Republika Çeke, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” më datë 12 tetor, në orën 20.45 është padiskutim një ndeshje me interes shumë të lartë nga publiku shqiptar që jeton brenda dhe jashtë Shqipërisë. Këtë sezon kualifikues për shitjen e biletave, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur në dispozicion të publikut portalin ebileta.al. Kjo me të vetmin qëllim që sportëdashësit që duan të ndjekin ndeshjet e ekipit Kombëtar në shtëpi apo në transfertë, ta kenë sa më të lehtë e komode rezervimin dhe blerjen e tyre. Për këtë ndeshje kemi vepruar dhe…

Read More

Në moshën 92 vjeçare ndahet nga kjo jetë legjenda e dorezave të zeza të ringut shqiptar. Niko Mile është boksieri që bëri historinë e boksit korçar dhe atij shqiptar, është boksieri që e ktheu në art boksimin edhe duke pasur përballë boksierët më të mirë të ringut shqiptar, aq sa korçari kishte veshur dorezat e boksit. Niko Mile edhe kur është rikthyer boksi është parë aty, për t’u mësuar korçarëve dhe njëherë tjetër teknikat e boksimit Niko Mile për shumë vite ka punuar si mësues i edukimit fizik në disa shkollë. Nesër në orën 12:00 do të bëhet varrimi i…

Read More

Valamara është një zonë turistike në juglindje të vendit, e cila shfaqet këtë verë si një destinacion turistik ende i pazbuluar. Zona, ku ndodhen edhe 15 liqene akullnajore ofron edhe mundësinë e hinking. Në një kohë kur të gjithë janë duke menduar pushimet mbaruan për këtë dhe si do të mbushin fundjavat, është koha që të zbuloni destinacionet natyrore të juglindjes. Shqipëria dhe Korça me qytetet e saj ka fatin që të ketë gati të gjitha llojet e turizmit, ndaj është mundësia për të zbuluar zonat e pa shkelura me histori, kulturë dhe mbi të gjitha me natyrë të veçantë.…

Read More

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat 12 të ndaluarit vetëm pak ditë më parë në kuadër të operacioni “Tempulli”. Pjesa më e madhe e tyre ka deklaruar se janë përdorues të lëndëve narkotike dhe sasinë e vogël që u është gjetur e kanë patur për përdorim vetjak ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria. Për prokurorinë ka prova të mjaftueshme që fajësojnë të 11 të ndaluarit për t’i mbajtur pas hekurave deri në përfundim të hetimit. Një ditë më parë gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat edhe 10…

Read More

Eduard Kapri ish kryebashkiaku i Pogradecit në vitet 2015-2019 mund të cilësohet si drejtuesi më jetëshkurtër i qytetit, kjo jo për fajin e tij, por për fajin e logos së partisë ku ai aderonte në atë periudhë, që ishte PD. Në fakt Kapri nuk vinte nga radhët e PD, në bindje dhe karrierë ai ka qenë i majtë pasi për vite me rradhë ishte edhe kryetar i partisë së Skënder Gjinushit. Edhe në momentin që emri i tij doli si kandidat i propozuar nga radhët e PD, ai nuk u pa e as nuk u votua si njeri me “gjak…

Read More

Me ardhjen e osmanëve dhe vendosjen e tyre në Shqipëri deri kur arritën të “bierrin autonominë”, si shprehet atë Donat Kurti, u sanksionua gjuha turke si gjuhë zyrtare, duke ndaluar rreptësisht hapjen e shkollave në gjuhë të tjera, përfshirë edhe atë shqipe. Sipas Ismail Kadaresë, gjuha shqipe ishte e ndaluar me ligj gjatë asaj periudhe në të gjithë Perandorinë. Pavarësisht kësaj, elementi i klerit katolik në Shqipëri nuk rreshti së punuari për të mirën e kombit dhe të gjuhës. Kështu, qysh pas pushtimit osman, të dhënat tregojnë se janë hapur tri shkolla ku mësimi nuk bëhej turqisht. E para ishte…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ballsh këtë të diel. Petrit Jaupaj është gjetur pa jetë pranë varrit të bashkëshortes së tij. Në gjendje të rënduar emocionale 60-vjeçari ka pirë disa ilaçe dhe i ka dhënë fund jetës Jaupaj ishte mësues i Biokimisë në shkollën 9-vjeçare “5 shkurti”. Rreth 1 vit e gjysmë më parë, bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier. Pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore dhe njoftimi zyrtar i policisë.

Read More

Dhori Falo, është një nga emrat e njohur të krahinës se Voskopojës Është i njohur si mësues por mbi të gjitha si autor i 3 librave, “Tragjedia e një qyteti”, “Kembanat e Shën Prodhromit” si dhe “Rrëfimi”. Në të tre këto libra studiuesi Dhori Falo ka sjellë për lexuesit të gjithë historinë, duke filluar nga krijimi i këtij fshati, kulmin e lulëzimit në shekullin e 17-18, djegiet dhe ringritjet e krahinës të njohur. Sot trashëgimtarët e tij kanë ngritur një resort turistik por kanë ruajtur shtëpinë e Dhori Falos si për të treguar se në këtë vend ka jetuar njeriu…

Read More

Gelda Kaliolli është një futbolliste 17-vjeçare e cila ndjek me përkushtim të madh pasionin e saj për lojën e futbollit. Mungesa e një ekipi femrash në qytetin e Korçës e ka detyruar Geldën të gjejë një zgjidhje alternativë dhe të stërvitet me paratërinjtë e Akademisë së Skënderbeut. Vajza korçare nuk e ka aspak problem faktin që stërvitet me djemtë, madje sipas saj, kjo e ndihmon akoma më tëpër për t’u forcuar fizikisht. E reja aktivizohet me ekipin e Kinostudios në kryeqytet dhe është gjithashtu pjesë e kombëtares shqiptare të moshave. E kushtëzuar nga jetesa larg Tiranës, ajo ka vendosur që…

Read More

Transportonte me kamion, lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, procedohet penalisht 42-vjeçari. Sekuestrohen 15 m3 dru të prera në mënyrë të paligjshme dhe automjeti kamion që shërbente për t’i transportuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. M., 42 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugën e fshatit Vërdovë,…

Read More