Author: Kolibri 4
Mbrëmë ka nisur në Korçë Festivali ndërkombëtar i filmit me metrazh të shkurtër. Në këtë festival marrin pjesë 35 filma nga 28 vende të ndryshme të botës Drejtori i këtij festivali Gledis Bica ka bërë me dije se filmat pjesëmarrës në këtë festival janë të tematikave të ndryshme, pjesa më e madhe e këtyre filmave të prodhuara në Europë. Sipas tij në Shqipëri filmi me metrazh të shkurtër njihet pak ndërkohë që në vende të tjera europiane pjesë e këtij filmi janë autorë shumë të njohur europiane, madje dhe të filmave me metrazh të gjatë. Lulëzim Hoti skenarist nga Mitrovica…
Skenës politike shqiptare i është bashkuar sot zyrtarisht lëvizja “Shqipëria Bëhet”. Në zyrat që ndodhen në rrugën “Jeronim De Rada”, aktivisti Adriatik Lapaj ka prezantuar ekipin, programin dhe kauzat për të cilat lëvizja do të angazhohet. Të pranishëm në çeljen e forcës më të re politike kanë qenë dhjetëra qytetarë, por edhe figura publike. Dy muaj më parë, Lapaj bëri me dije se lëvizja e tij do jetë krejtësisht ndryshe nga partitë politike që kanë dominuar skenën në 33 vite pluralizëm. “Ne na duhet që të hapim garën, që të mos jetë një muaj para zgjedhjeve se kush do jetë…
Prodhimi i kulturave bujqësore me farat autoktone në Shqipëri sfidohet çdo ditë nga varietetet e rinj të cilët fermerëve u japin më tepër rendiment e për rrjedhojë më shumë fitime. Edhe pse në tregje dominojnë më shumë varietetet e reja të frutave dhe perimeve, shpesh konsumatorët ankohen për cilësinë dhe shijen e tyre duke e krahasuar me produktet e dikurshme. Por ndërsa fermerët po orientohen gjithnjë e më tepër drejt agrikulturës moderne, diversiteti gjenetik i prodhimit vendas është nën presion. Gjatë ekspeditave të tij në zonat më të thella të juglindjes, eksperti i bujqësisë Robert Damo ka arritur të identifikojë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një çerdhe në Fushë Kosovë, ku një 3-vjeçar është dhunuar nga edukatoret. Ngjarja ka ndodhur në një çerdhe publike dhe është denoncuar nga familjarët e të miturit, të cilët kanë publikuar dhe një video ku duket dhuna. Sipas familjarëve, i mituri dhunohet brutalisht jo vetëm nga edukatoret, por edhe nga kuzhinierja dhe pastruesja e çerdhes.
Kori “LIRA”, ky emër kaq i vjetër përmban në vetvete thesarin e këngëve të qytetit të Korçës, duke u bërë simboli i këngës qytetare korçare. Ai u formua rreth viteve 1917 -1922 si vazhdimësi e formacioneve instrumentale – korale dhe e grupeve të asaj kohe. Pas vitit 1928, drejtimin e këtij grupi e mori profesori i ri i muzikës, i cili kishte mbaruar studimet e larta në Konservatorin e Bukureshtit, z. Sotir Kozmo. Ai si profesionist punoi për rritjen e cilësisë së grupit por ka edhe meritën sepse ngriti të parin grup koral me vajza në qytetin e Korçës. Meritën…
Piktorë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë Hercegovina, Serbia dhe Kroacia kanë marrë pjesë në këtë aktivitet 3 ditor, teksa pamjet piktoreske të Ulqinit janë hedhur në telajo por jo vetëm, pasi dhe piktura nga vende të ndryshme janë ekspozuar në këtë koloni. Organizatori i kolonisë së piktorëve Fatmir Toçi ka vlerësuar bashkëpunimin e piktorëve mes njëri tjetrit, duke u shprehur se arti i ka bashkuar vendet të cilat e kanë të vështirë bashkëpunimin në fusha të tjera të jetës. Pjesë e eventi kanë qenë dhe piktorët kolonjare Ana Komini dhe Erion Kana, punime të cilat…
Në një kohë kur vjeshta ka nisur korçarët nisin punën për të siguruar dru për dimrin. Ka prej tyre që i blejnë por ka edhe “fakirë” që nuk kanë të hanë bukë dhe i drejtohen kodrave për të siguruar drurin. Mirëpo kjo kategori personash janë edhe shënjestra e policisë, e cila nuk sheh kamionat por sëpatat. Specialistët referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi në malin Moravë, është konstatuar duke prerë dru në mënyrë të kundërligjshme. Gjatë kontrollit afër banesës së tij, u…
Dy të rinj nga Liboniku, Maliq, po procedohen në gjendje të lirë si të dyshyar për dhunë ndaj një 24 vjeçari dhe shkatërrimin e mjetit të tij. Njoftimi i Policisë; Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. A., 22 vjeç dhe S. D., 18 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në aksin rrugor “Maliq-Libonik”, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte një 24-vjeçar dhe i kanë dëmtuar me shkelma automjetin.
Gazetari Artan Hoxha ka hapur arkivat dhe ka publikuar një artikull të 20 marsit 1995, ku gazeta greke raportonte për sulmin e dështuar të komandos terroriste me emrin “Pirro 1”. Duke iu referuar artikullit, Hoxha thotë se pjesëtar i komandos terroriste ishte edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës. Ai deklaron se Beleri, bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të komandos ishin të armatosur deri në dhëmbë kur u kapën nga policia. Postimi i plotë: E ruaj ende në arkivë gazetën greke “Ta Nea” të datës 20 mars 1995, një ditë pas sulmit të dështuar të komandos terroriste me…
Këtë të hënë ashtu si në të gjithë Shqipërinë ka nisur puna për regjistrimin e popullsisë, regjistrim i cili për herë të fundit është bërë në vitin 2011-të. Sipas të dhënave që kolibri.al ka siguruar në të gjitha bashkitë e juglindjes janë kontraktuar 468 persona që do të merren me këtë proces të rëndësishëm. Censi i regjistrimit të popullsisë që do të prek të gjithë territorin e qarkut do të zgjasë 6 javë dhe ka brenda pyetësori plot 100 pyetje. Ajo çfarë është e rëndësishme thonë specialistët për këtë proces është korrektësia dhe deklarimi i saktë i të dhënave që…

