Author: Kolibri 4

Gazetarja e njohur Ola Bruko u nda para pak kohësh nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë. Martesa e përfunduar vetëm sa u diskutua, por arsyeja e ndarjes nuk u mësua. Vetëm pak kohë pas divorcit, Ola mësohet të jetë në një lidhje dashurie me Endri Priftin. Marrëdhënia e tyre mendohet të ketë nisur gjatë emisionit ‘Dola te Ola’, kur vëllezërit Prifti ishin jo vetëm këngëtarë, por edhe bashkëprezantues me gazetaren. Çifti mësohet ta kenë çuar marrëdhënien në një stad më serioz, pasi kanë nisur bashkëjetesën. Po t’i hedhësh një sy profilit…

Read More

Veç t’i shohësh kapërdisur,Tutje oqeanit nisur,Një taborr me këshilltarë,Barjam Begajn kanë të parë,Kanë të parë vetë Presidentin,Shkojnë t’na nderojnë shtetin. Shkojnë të gjithë në OKB,Përfaqësojnë Shqipërinë,Është me to dhe Zonjë e ParëTok me gjithë shoqërinë.Shoqërinë nga KLSH-ja,E ka marrë Manda me vete,S’është shaka, shkojnë për punë,Mbajnë përgjegjësi mbi vete! Kushërirën, më të mirënE ka lënë në atdhe,Sekretare ballësermanë,Që çuditi gjithë dynjanë,Teksa hapi luftë të madhe,Kundër minjëve nëpër skuta,Që mos ketë frikë zonja Lusha!Nga semundjet nga skorbuta! Eshtë për turp kjo që po bëni,I nderuar President,Turpi jot delegacioni,Me keshilltare edhe per lesht’! Në s’e njeh, po ta them unëQë ta dish…

Read More

Komuniteti mysliman në Korçë shpreh shqetësimin përsa i përket procesit të Censusit të 2023. Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi thotë se pyetjet e Census 2011 përsa i përket besimeve kanë qenë të ndërlikuara duke sjellë pasiguri në përgjigjet e besimtarëve myslimanë. Për këtë arsye myftinia e Korçës kërkon që pyetjet e anketuesve për besimtarët myslimanë të jene me te thjeshta, që dhe ata të kenë mundësi të japin përgjigjet e duhura, edhe për të ndihmuar procesin Në qarkun e Korçës sipas Census të 2011, janë të regjistruar mbi 100.000 besimtarë myslimanë si dhe 4500 bektashinj.

Read More

Dhuna në familje kryesisht ndaj grave vazhdon të mbizotërojë lajmet e kronikës në Korçë. Në 24 orët e fundit policia ka proceduar penalisht dy shtetas të cilët rrihnin gratë e tyre, dy raste në Korçë dhe Kamenicë tregojnë se viktimat e dhunës në familje nuk mungojnë. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: M. R., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje; G. M., 41 vjeç, banues…

Read More

Programet e studimit në universitetin e Korçës që nuk plotësojnë numrin e duhur të studentëve do të jenë objekt diskutimi në senatin e këtij universiteti. Një gjë e tillë është bërë me dije nga zv rektori i këtij universiteti Artur Adili kur tha se në raundin e parë nuk kemi programe që rrezikojnë mbylljen por vetëm kemi të bëjmë me një numër minimal maturantesh që kanë aplikuar. Sipas Adilit universiteti ka autonominë e vendimmarrjes nëpërmjet senatit ashtu siç tha se nuk ka numër të përcaktuar që vendos pezullimin ose jo të këtyre programeve. Në universitetin e Korçës edhe këtë vit…

Read More

Ditën e sotme ka nisur puna edhe në qarkun e Korçës në Census 2023. Në një deklarate për shtyp Ladi Fili drejtues i INSTAT Korçë ka bërë me dije se janë gjithsej në terren 468 persona të bërë nga supervisore, kontrollorë dhe anketues. Vetëm në bashkinë e Korçës janë 140 anketues. Census 2023 sipas Filit do të zgjasë 6 javë ndërkohë që formulari përbëhet prej 8 modulesh dhe 100 pyetjesh. I pyetur nga gazetarët për shtetas shqiptarë që kanë lënë shtetësinë për një shtetësi të një vendi tjetër Fili ka bërë me dije se do të përfshihen në Censusin e…

Read More

Është vetëm 20 vjeç por gjatë disa viteve në aktivizimin e saj në volejboll ka mahnitur të gjithë sportdashësit e këtij sporti duke rrëmbyer zemrat e tifozerisë pogradecare dhe korçare. Paola Gjata të cilën e rriti Pogradeci edhe në drejtimi ne sportit tashmë prej 4 sezonesh aktivizohet me ekipin Skënderbeut të Korçës. Gjata ashtu siç pritej nga të gjithë ka qenë protagoniste kryesore në rikthimin e titullit kampion pas 36 vitesh tek Skënderbeu duke bërë i krenarë të gjithë. Arritjet e saj sportive jovetëm kanë ngjallur krenari por kanë rritur ndjeshëm edhe numrin e tifozerisë në pallat sporti, mjaft të…

Read More

Emigrimi sezonal sidomos në këtë periudhë kur mblidhen edhe prodhimet bujqësore të vjeshtës ka vënë në vështirësi pronarët e fermave në fushën e Maliqit. Nëse vitet e kaluara fermerët janë ankuar se çmimi i prodhimeve ishte i ulët apo kishte mungesë tregu, tashmë po përballen me mungesën e krahut të punës. “Kemi vështirësi të mëdha për krah pune, nuk gjejmë, kanë ikur. Edhe ata pak që kamë mbetur nuk vijnë ndërsa shumica e fshatrave ka pensionistë” thotë një fermer. Në pamundësi puntorësh pronarët e fermave anë të detyruar të punojnë vetë dhe me familjarët e tyre. Në fakt mbetet shumë…

Read More

Në fshatin Hoçisht në Devoll gjendet shtëpia me flamur, ajo e atdhetarëve Jovan dhe Marigo Posios, gruas e cila qëndisi flamurin e pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë shtëpi jetoi për disa vite me radhë çifti Posio, të cilët patën një aktivitet të gjerë në këtë zonë në fushën e patriotizmit. Në të, sot gjendet zonja Violeta Pojani, e cila është pasardhësve e rilindasve. Ajo, prej disa kohësh ka marrë iniciativën për ta kthyer këtë shtëpi në muze, ku kohët e fundit ka gjetur mbështetjen edhe të bashkisë së Devollit. “Duke parë të gjithë veprimtarinë që nëna ime kishte kryer në…

Read More

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i ka bërë thirrje besimtarëve praktikantë ose jo t’u përgjigjen pyetjeve të formularit dhe të shprehin me krenari se cilit besim i përkasin. Edhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë iu ka bërë thirrje besimtarëve që t’u përgjigjen pyetjeve të Censit në lidhje me besimin fetar. “Tregoni vëmendje dhe përgjegjshmëri, duke kërkuar shënimin e identitetit tuaj fetar”, shkruan kisha Ortodokse. Për çështjet më të ndjeshme si feja, gjuha, përkatësia etnike qytetarët janë të lirë të zgjedhin të përgjigjen apo jo. Censi nis të hënën dhe përfundon në fund të tetorit. Ata që refuzojnë të përgjigjen do të gjobiten.

Read More