Author: Kolibri 4
Gazeta lokale e Korçës “Përpara” e kishte kthyer në traditë organizimin e anketës “10 sportistet më të mirë të vitit” Jemi ndalur tek anketa e vitit 1986, edhe për atë sepse në ajkën e sportistëve korçarë ka një larmi fituesish në sporte të shumta. Krahas së madhes Pavlina Evro, fituese e dy mitingjeve në Olso e Nice, me nje kohë fenomenale në garën e 1500m, në 10-cen e fituesve janë dhe dy atlete të trajnerit histori Piro Kasati Bëhet fjalë për Anila Mekshin dhe Donika Hanxharën, kjo e fundit e renditur e 5 në botë në kampionatin botëror për të…
Kërkesa të jashtëzakonshme për bileta. Federata Shqiptare e Futbollit nxori dje në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Për duelin e datës 12 tetor që do luhet në “Air Albania” interesi i tifozëve ka qenë i madh, duke bërë që serveri i faqes online të ishte “në tokë” për shumicën e kohës. Vetëm ata më fatlumët patën mundësi për të marrë bileta, teksa në një vëzhgim të fundit të gjithë sektorët janë “sold out”. Edhe pse me çmime më të “kripura” se zakonisht, tifozët kanë mënyrë në dyqanin online dhe kanë përvetësuar…
Mbi 450 mijë turistë vendas dhe të huaj e kanë vizituar Pogradecin në këtë sezon turistik veror. 250 mijë prej tyre kanë fjetur në Pogradec sipas të dhënave nga njësitë hoteliere dhe shtëpitë e që lëshohen nga vetë qytetarët pa llogaritur këtu 2 mijë apartamente që janë si shtëpi të dyta për tiransit, elbasanasit, durrsakët etj. Ledjan Zeqollari Drejtor i Turizmit shprehet se më të vizituara kanë qenë Bazilika e Linit, qyteti dhe Driloni dhe se sidomos të huajt janë suprizuar nga shërbimi dhe mikpritja që kanë gjetur në qytetin liqenor. Ky sezon veror ka sjellë edhe 123 biznese të…
Korçë, 300 banorë të fshatit Belorta pa ujë të pijshëm! Ujësjellësi i dëmtuar tre muaj më parë nga përmbytjet Një ndër fshatrat më të mëdha në Korçë, Belortaja me 300 banorë nuk furnizohet me ujë prej 3 muajsh. Banorët kërkojnë nga bashkia të rregullojë rrjetin ujësjellës që u dëmtuan nga përmbytjet në qershor Në rubinetat e shtëpive nuk rrjedh ujë. Në fshatin Belorta të Korçës, banorët nuk furnizohen me ujë që prej qershorit të këti viti, kohë kur u dëmtua ujësjellësi për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjes së tokës. Kanë kaluar tre muaj dhe tubacionet nuk janë riparuar, duke lënë…
Shkolla shqipe u hap me lejen e Stambollit dhe me mbështetjen e zyrtarëve osmanë në Korçë Nga: Mësuesi Naum Dhimitër Naçi, i njohur më shumë si Nuçi Naçi (Revista “Diturija”, mars 1927) Nga vitin 1877 gjer 1885 çéshtja kombiare morri shpirt e trup, edhe shoqërira që u-filluan në Stamboll, në Bukuresht, zun’ e shtypnin libra e gazeta në gjuhën amtare. Në gjithë qytetet e mëdhenj të Shqipërisë u-dërguan ftime me këshilla që të kërkojnë mësonjetore për të kënduar vegjëlia gjuhën shqipe. Shqiptarët që kishin themeluar shoqërinë shqiptare në Stamboll arritnë të marrin nga Ministri e Arësimit të Turqisë leje për…
Këngëtari i njohur korçar, Stefi Prifti është bërë gjysh për herë të parë. Vajza e tij, sopranoja Maria Prifti ka sjellë në jetë një djalë, të cilit ia ka vënë emrin Zayan. Stefi Prifti ka treguar emocionet që është duke ndjerë si gjysh. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai ka zbuluar se ky status për të është një mrekulli, ndërsa ka përcjellë urime për vajzën dhe dhëndrin e tij që tashmë janë prindër të rinj Statusi në facebook; Njeriu ne jete provon ndijesi dhe emocione nga me te ndryshmet dhe te shumellojshme.Nder gezimet me te rendesishme te…
Teksa qytetet që ofrojnë turizëm i kanë mbyllur aktivitetet e sezonit, Korça sapo ka filluar. Fundjavat dihen tashmë që janë të tejmbushura në juglindje por nuk do të mungojnë as aktivitetet. Këtë fundjavë zgjidhni Voskopojën pasi do të ketë 2 ditë plot aktivitete, ushqim, argëtim, sport, natyrë dhe gjithçka tjetër që do të donit për një fundjavë të bukur. Pasditen 16 Shtatorit do të organizohet “Pasta Festival” me gatime të ndryshme të makaronave dhe do të keni mundësinë të shijoni ndërthurjen e tyre me shumë përbërës. Krahas kësaj do të ketë një festival me muzikë live për gjatë gjithë mbrëmjes.…
10 të arrestuarit nje ditë më parë në kuadër të operacionit “Knock Down” jane dërguar ne dhomat e paraburgimit të burgut të Peqinit. E gjithë kjo ka ardhur për shkak se dhomat e paraburgimit në burgun e Drenovës janë të mbipopulluara. Për 10 të ndaluarit e këtij operacioni gjykata e rrethit e gjyqesor Korçë kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa gjithë të tjerët ndodhen në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Korçës në pritje për t’u njohur me masën e sigurisë nga gjykata e shkallës së parë të Korçës. Mëngjesin e djeshëm gjatë operaconit “Knock Down” jane…
Një 47 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka thyer masën disiplinore të arrestit në ambientet e shtëpisë, si dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 27 vjeçare. Njoftimi i Policisë; DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të ngacmimit seksual -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin N. N., 47 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që i kishte caktuar Gjykata dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 27-vjeçare, afër banesës së saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një parking në Pireut, Greqi, ku një 40-vjeçar shqiptar është vrarë. Sipas mediave greke, autori është një 68-vjeçar, që e ka qëlluar me pushkë me dy plumba në kokë. Bëhet e ditur se viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneio-s, ku fatkeqësisht mjekët kanë konstatuar se shqiptari kishte vdekur në vend. Kolibri.al ka mësuar se bëhet fjala për Brigen Limka 39 vjeçar nga Korça Sipas mediave greke gjithçka nisi nga një debat, në parkingun, ku 68-vjeçari e ka qëlluar një herë në kokë, por më pas është kthyer dhe e ka qëlluar…

