Author: Kolibri 4

Maliq/Informacion paraprak Më datë 13.09.2023, rreth orës 16:05, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, shtetasi R. L., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar shtetasit I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës. Me shtetasin R. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Deri para disa vitesh shkolla fillore e fshatit Kapshticë vetëm pak kilometra larg qytetit të Bilishtit ka patur me shume se 40 nxënës. Emigracioni ka përfshirë dhe këtë fshat, ashtu si dhe fshatrat e tjerë të Devollit. Lëvizja drejt vendit fqinj Greqisë ka bërë atë që nga njëri vit në tjetrin numri i nxënësve në këtë shkollë të jetë më i pakët. Për të ardhur në vitin 2023 me vetëm 4 nxënës, dy prej të cilëve janë paraqitur në ditët e para të shkollës tashmë me një klasë kolektive. Setali Mane, ish mësues tregon se para 15 vitesh shkolla e…

Read More

Rreth 1 mijë banorë të fshatit Pilur të Devollit kanë 10 vjet që nuk pinë ujë nga rubineti. Uji vjen i papastër dhe në ngjyrë të kuqe thonë banorët dhe për ta konsumuar ata duhet ta ziejnë fillimisht. Kjo praktikë vazhdon prej vitesh dhe banorët shprehen të pakënaqur nga mosreagimi i institucioneve vendore. “Duhet ta vësh njëherë në zjarr, ndoshta mendojmë se mund t’i heqën deri diku mikrobet, pastaj nga e keqja do ta konsumosh. Se s’kemi çfarë të bëjmë tjetër”- thotë një nga banorët. Të shqetësuar për shëndetin e tyre banorët vazhdimisht kërkojnë ndërhyrje në tubacionët e fshatit për…

Read More

Për herë të parë në histori, një katërshe arbitrash shqiptarë do të gjykojnë një ndeshje të fazës së grupeve në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Champions League. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se arbitrat Enea Jorgji, kryesor, asistentët Denis Rexha e Ridiger Çokaj, si edhe Florian Lata si arbitër i katërt, do të drejtojnë ndeshjen e Grupit G, Young Boys-Leipzig, që do të luhet më 19 shtator në Zvicër. Enea Jorgji është promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA në kategorinë e parë, ndërsa me paraqitjet e tij në Europë, synon që shumë shpejt të arrijë…

Read More

Më 13 shtator 1907 lindi Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko) (1907-1967), së bashku me Ernest Koliqin cilësohet themelues i prozës moderne shqipe. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më 1919. Po këtë vit, në kalendarin «Pogradeci», botoi vjershat e tij të para: «Mëmës Shqipëri» dhe «Skënderbeu». Më 1921 filloi Shkollën Tregtare Rumune në Selanik. Nga viti 1924 kish filluar të botonte te «Shqipëria e Re» dhe «Kosova» që dilnin në Kostancë të Rumanisë. Më 1928, filloi studimet në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike në Bukuresht (1928). Në vitet 1928-1933 drejtoi gazetën «Shqipëria e Re» në Kostancë, në faqet…

Read More

DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të prishjes së qetësisë publike. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. B., 19 vjeç, banues në Maliq, pasi në bulevard “Rinia”, Maliq, ka prishur qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me një automjet tip “Benz” dhe duke xhiruar gomat. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, për 19-vjeçarin u vendos masa administrative 40 000 lekë, për shkelje të nenit 139, pikat 2 dhe 3, të Kodit Rrugor, si edhe iu tërhoq…

Read More

Bishnica është vetëm një nga fshatrat e shumtë të Mokrës që ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit malor dhe agro turizmit. Fshatit i ka falur natyra dhe Zoti shumë, ka një bukuri përrallore natyrore, liqene akullnajorë, bimëso halore, shpella dhe mbi të gjitha banorë mikpritës. Por i mungon vetëm diçka, infrastruktura e mirë rrugore për të zhvilluar turizmin. Nga Proptishti deri në Bishnicë janë 18 km rrugë e cila lidh shumë fshatra, por pas shumë fshatrave të bukur ajo ndalet në Bishnicën përrallore. Dikur Bishnica ka pasur me qindra familje, kjo edhe për faktin sepse ka pasur një…

Read More

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale të dhunës në ambientet e komisariatit. -Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit N. T., 40 vjeç dhe N. T., 37 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në ambientin e Komisariatit të Policisë Maliq, ku këta shtetas ndodheshin për t’u sqaruar në lidhje me një problematikë, kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë fyer për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm…

Read More

Rruga e cila të çon në llixhat e Sarandoporit, si një nga problemet më të mëdha të kësaj zone për turistët e huaj por edhe ata vendas, mesa duket problematika po merr fund. Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, i cili ka lajmëruar, nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale instagram dhe facebook, se ka nisur asfaltimi i rrugës e cila të çon drejt llixhave të Sarandoporit, duke e bërë kështu një zonë më të aksesueshme dhe një nga zonat më të bukura të turizmit kolonjar. Përpos asfaltimit të kryer nga ana e bashkisë dhe Fondit Shqiptar të…

Read More

Skënderbeu pas dy fitoreve në javën e parë në transferte me Egnatian dhe në shtepi me Dinamon, nesër luan në transferte me Tiranën.Takim që për trajnerin Ivan Gvozdenoviç është i vështirë po aq sa dy ndeshjet e para. “Ne shkojmë atje për të treguar më të mirën, nisur nga fakti se kemi në dispozicion të gjithë lojtarët” – thotë kryepankina korçare, teksa le të kuptohet se nuk do të ketë ndryshime në grupin e futbollistëve por nuk ka përjashtuar mundësinë e një vendosje ndryshe nga dy takimet e para të fituara. Ndeshja Tirana – Skënderbeu nuk do të luhet në…

Read More