Author: Kolibri 4
Dy persona janë konfliktuar në qytetin e Bilishtit, për motive ende të paditura. Të rinjtë kanë marrë lëndime trupore të lehta. Njoftimi i Komisariatit Devoll; DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. R., 29 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, banues në Bilisht, pasi në Bilisht janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta trupore. Materialet procedurale i…
Një 40 vjeçar dyshohet se ka marrë djalin e tij nga ish-bashkëshortja e vet, kur ajo e ka marrë kujdestarinë e djalit me vendim gjykate. Njoftimi i Policisë; DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e gjykatës, i ka mbajtur ish-bashkëshortes së tij, djalin e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës…
Një 22 vjeçar nuk i është bindur urdhrit të policisë për të qëndruar për kontroll. Policia e ka ndjekur dhe për djalin në fjalë ka nisur procedimi penal. Njoftimi i Komisariatit të Policisë; DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, nuk ju bind urdhrit të policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin U. G., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në vendin e quajtur “Tyrbja e Goçës”, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë…
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të dëmtimit të shtetasve të tjerë. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 57 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, pranë kryqëzimit të fshatit Leshnicë, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka përplasur motomjetin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin B. L., 47 vjeç, banues në fshatin Podgorie dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili pasi mori mjekim në spitalin…
Ditën e sotme, afro 30 punonjëse të një fasonerie kanë protestuar përballë ambienteve të punës së tyre, ku kanë pretenduar se biznesi ku ato kanë punuar është mbyllur pa një njoftim. Gjithashtu pronari nuk ka kaluar as pagesën e muajit gusht dhe 5 muaj sigurime shoqërore. Kolibri.al ka kontaktuar me përfaqësues të kësaj fasonerie, të cilët kanë pranuar këtë pretendim të ngritur nga ana e ish-punonjësve të tyre. Gjithashtu ata janë shprehur se gjithçka mgarkon ligji do të jepet, që do të thotë se paga për muajin gusht dhe 5 muaj sigurime do të derdhen në llogaritë bankare të ish-punonjësve…
Pas 13 vitesh bashkëpunim impenjativ sot u divorcova zyrtarisht me tv ABC. Nuk mund tu rezistoja më tepër ca mosmarrëveshjeve të nisura qysh nga janari i këtij viti edhe pse drejtuesit e rinj e vlerësonin emisionin tim si “emision luksi”. Duket dikushëve nuk u pëlqenin opinionet e deklarimet e mia, krejt pa autoceneurë, në panele televizive. Dikushëve, që duke ecur korridoreve të redaksisë, ngrinin zërin kur shqiptonin frazën:”Liria kushton!”E pra për mua liria ka qenë e mbetet e panegociueshme! Respekt për të gjithë shqiptarët që ndiqnin dhe pëlqenin dokumentarët e mi si dhe për ata që vlerësonin opinionet e mia…
Pogradec: Protestë nga punonjësit e një fasonerie në qytetin e Pogradecit ku keta të fundit pretendojnë se nuk kanë marrë pagën e muajit gusht dhe prej pesë muajsh nuk janë paguar sigurimet shoqërore. Sipas tyre subjekti nuk i ka njoftuar për mbylljen e aktivitetit sipas kodit të punës. Punëtorët e fasonerisë thonë se për mos derdhjen e kontributeve shoqërore këta të fundit rrezikojnë të mos përfitojnë asistencën sociale. Përfaqësues të subjektit ALB – KONFEX i cili prodhon veshje për tregun europian pohon se aktiviteti i fasonerisë në Pogradec është mbyllur muajin e kaluar dhe për këtë shkak ka shpallur falimentin.
Gjergji Papa është një emër shumë i njohur në qytetin e Korçës, së pari për shërbimin veterinar që ai ka dhënë në gjithë Qarkun e Korçës e më pas si pedagog në botën akademike të universitetit “Fan Noli” por e si politikan lokal dhe jo vetëm. Në vitin 2007 Papa për herë të parë angazhohet në jetën politike si kandidat i PD për Bashkinë e Korçës. Me vone, pedagogu i njohur i fakultetit të bujqësisë së vend në sallën e parlamentit shqiptar si deputet, ndërkohe që për disa vite ka mbajtur dhe postin si kryetar i degës së PD të…
Këngëtarja e njohur në Shqipëri Enca është arrestuar nga policia e Tiranës. Nga informacionet e para bëhet me dije se këngëtarja ka kultivuar brenda ambienteve të shtëpisë së saj kanabis.
Gjashtë persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën pasditen e sotme në zonën e Artemis në Athinë, tha policia. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një konfrontim ku kanë mbetur të vrarë gjashtë persona. CNN grek shkruan se është qëlluar ndaj një automjeti me targa gjermane. Brenda në mjet janë gjetur 5 persona të vdekur, ndërsa një person i 6 i vdekur jashtë mjetit. Sipas kësaj media greke dyshohet se viktimat janë shtetas shqiptarë. Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Sipas informacioneve të para mendohet se bëhet fjalë…

