Author: Kolibri 4

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Leshnice ku një makinë ka përplasur një motor duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit. Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesi i motorit ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të fshatit Çërravë ndërkohë që mjeti po vinte nga Çërrava në drejtim të fshatit Leshnice.Duket se ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit ajo çfarë ka sjellë dhe aksident, pasi ka kërkuar të kalojë nga korsia e tij në korsine e kundërt për të…

Read More

3 shkolla të mbyllura në qarkun e Korçës në vitin e ri të sistemit arsimor parauniversitar, dy prej të cilave janë në fshatrat e Pogradecit dhe një në të Korçës. Nga ana tjetër këtë vit të ri shkollor janë 167 nxënës më pak në klasat e para se një vit më parë ndërkohë që 6 klasa të para nuk janë çelur për këtë vit në gjithë Qarkun. Ulje ka dhe në klasat e 10-ta, me 240 nxënës me pak se viti i kaluar Situatë e vështirë është dhe në Maliq, aty ku Ardi Gërmenji, kryetar i Sindikatës të Arsimit në…

Read More

Sot është dita e parë e nisjes së vitit shkollor jo vetëm për nxësësit por edhe për mësuesit. Kryetari i bashkisë korçë, Sotiraq Filo, ka uruar një vit të mbarë për nxënësit dhe mësuesit dhe në veçanti fëmijët që ulen për herë të parë në bangat e shkollës. “Uroj me zemër një vit të mbarë shkollor për nxënësit dhe mësuesit! ☀️Urimi më i veçantë është për fëmijët që sot ulen për herë të parë në bangat e shkollës, për të nisur rrugën e gjatë të dijes. Sa më shumë 10-ta!Suksese të gjithëve!”- ka shkruar ai në rrjetin e tij social…

Read More

Pas pothuajse 40 vite në arsim dhe kontribut në edukimin e brezit të ri, Zana Miholli nga Korça, tashmë arsimtare në pension, bën një reflektim të karrierës së saj dhe përkushtimin ndaj mësimdhënies, pavarësisht kushteve që duhej të përballonin. “Vështirësitë ishin tepër të mëdha në atë kohë, sigurisht në dimër, sepse duhet të ecnim në mes të baltës në plantacionet me mollë dhe të shkonim me çizme në shkollë”, tregon ajo. E dashuruar me këtë profesion, Zana ka një mesazh për koleget e saj në detyrë dhe atyre që e aspirojnë këtë profesion. “Nuk mund të bëhesh kurrë, jo vetëm…

Read More

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndeshjen e radhës kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit në pjesën e parë dhe Mirlind Dakut në pjesën e dytë, duke i renditur kështu kuqezinjtë në vendin e parë të grupit E me 10 pikë. Kujtojmë se ndeshja nisi me përplasje mes tifozëve, ku ishin kroatët, ata të cilët sulmuan me sende të forta e stola ata shqiptarë, përplasje, që fatmirësisht u neutralizua nga policia dhe FNSH. Por, edhe pak sekonda pasi nisi pjesa e parë ndeshja u ndërpre…

Read More

Mirlind Daku shtatlarti nga Kosova që luan me kombëtaren dhe që nga ngritur peshë zemrat e shqiptarëve me golin që shënoi përballë Polonisë duke çuar rezultatin 2-0. Ajo që ra në sy gjatë festës së tij për golin ishte tatuazhi që ai kishte në shpatullën e djathtë.KATANA, një piramidë e rrëzuar dhe një këmbë mbi të. Por cili është kuptimi i tatuazhit? Kolobri.al zbulon se kemi të bëjmë me pseudonimin e Heroit të Luftës në Kosovë, Agim Ramadani. Agim Ramadani njihej ndryshe me nofkën “KATANA”, ishte njëri prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…

Read More

Ishte e pritshme, por atmosfera në shkallet e “Air Albania” u ndez ende pa filluar ndeshja. Pavarësisht masave të rrepeta, ka pasur përplasje në tribunë. Tifozët polakë njihen si tifozë problematikë dhe nuk munguan problemet as në këtë ndeshje. Tifozët polakë filluan të provokonin tifozët shqiptarë e më pas polakët vazhduan të thyenin stolat e stadiumit duke goditur tifozët shqiptarë. Momenti i tensionuar zgjati për disa minuta, pasi tifozët shqiptarë ia kthyen stolat pas. U desh ndërhryja e forcave të rendit për të qetësuar situatën.

Read More

Pogradeci ka rrëmbyer vendin e parë të Kampionatit të Notit që u mbajt në Sarandë. Ky kampionat u mbajt në 3 disiplina: për të rinj, femra dhe veteranë. Pogradeci është prëfaqësuar me ekipin e veteranëve profesionistë ku ka arritur të kryesojë me ish notarin Vladimir Mato. Lajmin e bën të ditur Bashkia Pogradec e cila në një postim të sajin ka përgëzuar fitoren: Sarandë/Ekipi i notit të Pogradecit, merr vendin e parë në Kampionatin e Notit “Idriz Muço” Një paraqitje e shkëlqyer e notarëve të Pogradecit të cilët kanë dalë të parët në disiplinën e “Notarëve Profesionistë për Veteranët”.Vendin e…

Read More

Skënderbeu në volejbollin e femrave rikthehet si fitues trofesh. Një vit më parë korçaret e rrjetës kanë fituar Kupës e Federatës të Volejbollit dhe Gjergj Kastrioti ndërsa këtë sezon ekipi i Orlando Kojës është ndërtuar për të fituar gjithë trofetë. E para në radhë ishte Kupa e Federatës së Volejbollit, kupë të cilën e kanë fituar pasi kanë mposhtur në gjysmë finale Tiranën 3-1 e me të njëjtin rezultat dhe Partizanin në finale, çka tregon se edhe këtë vit Skënderbeu është ekipi që do të dominojë volejbollin shqiptar për femra.

Read More

Fatmira dhe Resul Baleta janë një çift që janë kthyer nga Italia në Gur të Bardhë. Guri i Bardhë është një fshat i Matit dhe së fundmi po kthehet në një pikë shumë atraktive. Bashkëshortët tregojnë për jetën e tyre të re në fshat dhe motivet që i bënë të shihnin drejt Shqipërisë. Tashmë ata kanë një bujtinë në këtë fshat.Ata kanë qëndruar për 15 vite në Itali, por u kthen pasi babai i Resulit u sëmur dhe më pas ndëroi jetë, kështu nëna e tij ngeli e vetme. Kjo ishte arsyeja që lanë Italinë dhe u kthyen në shtëpinë…

Read More