Author: Kolibri 4
Shqipëria pritet të luajë kundër Polonisë, me të njëjtin formacion që barazoi tre ditë më parë në Republikën Çeke. Trajneri Sylvinho nuk pritet të bëjë ndryshime, megjithatë ka vetëm një dilemë, që lidhet me repartin ofensiv. Rreshtimi do të jetë përsëri 4-2-3-1, me Berishën në portë dhe mbrojtjen e përbërë nga Ismajli e Gjimshiti në qendër dhe Hysaj e Mitaj nga krahët. Ramadani dhe Asllani kanë rolin e shkatërruesve përpara mbrojtjes, por edhe detyrën e organizimit të lojës së ekipit. Bajrami do të jetë truri i manovrave sulmuese, Asani ka konsoliduar pozitat nga e djathta, teksa në të majtë Seferi…
Si pasojë e një aksidenti në Leskovik të Ersekës ka ngelur i plagosur një këmbësor. Drejtuesi i mjetit ishte banor i Çarçovës dhe me të po kryhen veprimet procuderiale. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Erskës ku po merr mjekimin e nevojshëm. Kolonjë/Informacion paraprak Më datë 10.09.2023, rreth orës 13:20, në Leskovik, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin K. P., rreth 68 vjeç, banues në Çarçovë, Përmet, ka përplasur këmbësorin B. C., rreth 74 vjeç, banues në Leskovik, i cili u dërgua në spitalin e Ersekës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 20”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin (furgon) me të cilin po transportonte kundrejt pagesës, 29 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen automjeti dhe 1 aparat celular. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 20”. Si rezultat i këtij operacioni u…
Rruga Ersekë-Leskovik e cila mendohej se do të ishte thjesht një premtim i radhës nga ana e pushtetarëve lokalë, tani më është realitet. Firma private ka ecur me ritme shumë të shpejta, duke kryer me dhjetra kilometra asfalstim brenda pak ditëve. E çka mendohet se brenda 40 ditëve e gjithë rruga Ersekë-Leskovik do të jetë e përfunduar me trasene asfalti. Rruga e re pritet që t’i sjellë zhvillim tejet të madh turizmit, kryesisht në zonën e Shelegurit por edhe të Leskovikut, duke mos harruar kështu edhe lixhat e Sarandoporit. Për banorët e zonës ky është një lajm i mirë teksa…
KokoFest, Korça fiton çmimin e rëndësishëm, Isai regjisori më i mirë, Zenelaj merr çmimin e publikut
Mbyllet në Korçë festivali mbarëkombëtar i komedisë Shfaqja e fundit e këtij festivali ka qenë “Borgjezi Fisnik” vepër e Molerit, vënë në skenë me regji të Driada Dervishit, shfaqje që ka pasur për aktor kryesor Gentjan Zenelajn, i cili është vlerësuar me çmimin e publikut. Në fund të festivalit juria e përbërë nga figurat më të njohura të filmit dhe teatrit shqiptar ka vlerësuar si shfaqjen me të mirë “Nata e Dymbëdhjetë” të Shekspirit, vënë në skenë nga regjisori grek Dhimitris Milonas. Për aktoren Zamira Kita kjo shfaqje ka qenë një sipërmarrje e madhe e regjisorit grek dhe e gjithë…
7 vite më parë, Stefi Prifti humbi bashkëshorten e tij e cila la pas edhe dy vajza. Herë pas here, Stefi e ka shprehur dhimbjen dhe brengën në intervista, por krejt papritur në jetën e tij ka ardhur një mundësi për një fillim të ri. I shoqëruar nga vëllai i tij, Endri në programin “Rudina” në Tv Klan për të folur mbi projektet e reja dhe verën që lamë pas, biseda u ndal në një postim shumë domethënës të këngëtarit. Më 23 Qershor, në ditëlindjen e tij të 55-të, Stefi postoi një foto ku shihen dy duar shoqëruar me një…
Alma Angjo është mjekja e ekipit të Pogradecit. Mjekja e ekipit të Kategorisë së Parë ka thyer çdo tabu duke ushtruar si profesion mjeken në ekipin liqenor duke mos pyetur për paragjykimet që mund t’i bëjnë në momentin që zbret në fushën e blertë për të dhënë ndihmën mjekësore lojtarëve. Lidhja e saj me sportin ka nisur para shum shumë vitesh dhe tani është bërë pjesë e pandarë e jetës së Almës. Ajo ka qenë pjesë e Kombëtares së të rejave në volejboll për femra dhe nga aty ka kaluar te Pogradeci, ku prej katër vitesh bën rolin e mjekes…
Është zhvilluar sonte ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, mes Skënderbeut dhe Tiranës, aty ku vajzat korçare kanë arritur të fitojnë më rezultatin 3-1 ne sete. Një fitore më shumë se e merituar për vajzat e Orlando Kojës, që sigurojnë në këtë mënyrë kalimin në finale. Më parë u luajt edhe gjysmëfinalja tjetër, ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë e cila përfundoi 3-0 për Partizanin, ekip i cili gjithashtu u kualifikua në finale. Në këtë mënyrë, nesër (të dielën) zhvillohet finalja mes Skënderbeut dhe Partizanit për të shpallur fituesen e Kupës së Federatës.
Kërcet arma në Vlorë vritet brutalisht 41 vjeçari Një person është vrarë me armë zjarri në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në lagjen “28 Nëntori”, përballë Kishës Ortodokse. Viktima është 41-vjeçari me inicialet Laert Lekaj Sipas burimeve atentatori e ka ndjekur disa minuta, pasi viktima ka qenë duke udhëtuar me motor. Ndërkohë, policia ka gjetur një makinë të djegur te hangarët e ish-fushës së aviacionit
Shpella e Trenit në Devoll daton 6000 vite para Krishtit. Është një nga vendbanimet prehistorike më të rëndësishme në vendin tonë me një rëndësi të lartë arkeologjike thotë Gjergji Koki, drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Korçë. “Në fakt shpella e Trenit është unike në llojin e vet, është pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës e ka shenjat e banimit brenda saj që në prehistori. Brenda saj ka qenë habitat për njerëzit që kanë jetuar aty por e shumë specieve të tjera që janë shumë të rëndësishme për pjesën e ekosistemit. Është një atraksion i rëndësishëm, tregon…

