Author: Kolibri 4

Bllokoi qarkullimin e lirë të mjeteve për të kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet, prishi qetësinë publike identifikohet, kapet dhe procedohet penalisht 22-vjeçari, drejtuesi i automjetit. Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili në lagjen nr. 6, kishte bllokuar rrugën pasi po kryente manovra të rrezikshme (drift) me automjet duke shkaktuar prishje të qetësisë publike dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, falë veprimeve të shpejta dhe…

Read More

Stadiumi i Maliqit është i tillë pas rikonstruksionit të marrë kohët e fundit me iniciativë të vet kryetarit të bashkisë Gëzim Topçiu. Me ndërhyrje në tapet por edhe në stolat e tifozëve, stadiumi ka marrë një pamje të re. Ndërkohë ajo që mund të thuhet ësht se ekipi ende nuk ka bërë blerje të cilat të jenë të bujshme për sa i përket pankinës maliqare. Ajo që duhet theksuar është se Maliqi vitin e kaluar ka rrezikuar për të dalë nga kategoria, ndërkohë që këtë vit synimet janë për të qenë në top treshen e kategorisë së parë.

Read More

Drejtuesit e gjithë drejtorive në Bashkinë e Kolonjës janë mbledhur në një takim të përbashkët në Leskovik, për të folur mbi punën e bërë 4 vitet e kaluara por edhe për ato pune te cilat synohen të arrihen gjatë këtij mandati. Erion Isai, kryetari i bashkisë Kolonjë është shprehur se ndryshe nga më parë, kërkon nga drejtorët rigorozitet në punë dhe përkushtim të veçantë, për të respektuar secilin qytetar të kësaj bashkie në mënyrë dinjitoze. Ristana Gjergo, nënkryetarja e bashkisë Kolonjë tregon për televizionin tonë se çdo drejtori po rikonceptohet e fokus të veçantë i është dhënë dixhitalizimit të turizmit.…

Read More

Bie numri i nxënësve në shkollat e arsimit parauniversitar në Qarkun e Korëss. Burime zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, thanë se këtë vit në klasat e para të juglindjes së vendit do të ketë më pak 228 nxënës. Për këtë arsye sipas të njëjtit burim këtë vit të ri shkollor nuk do të hapen klasa të para në disa shkolla. Numri më i madh i rënies së nxënësve në klasat e para është në zyrën arsimore Korçë-Pustec. Në qoftë se një vit më parë ka pasur 670 nxënës në klasat e para, këtë vit jo më shumë se…

Read More

Në prag të nisjes së vitit të ri arsimor Bashkia Pogradec dhe Cfn Albania kanë shpërndarë 126 çanta me mjete shkollore për fëmijët nga klasa e parë deri në të 5 të. Sipas Mentor Ramës drejtues i CFN Albania ky është viti i 7-të që ndërmerret kjo nismë dhe ku fokusi janë familjet në kushte të vështira ekonomike. E gjitha kjo realozohet me qëllimin që çdo familje të lehtësohet sadopak në këtë prag fillimi arsimor. Çantat dhe mjetet shkollore u shpërndanë në qytet dhe njësitë administrative Dardhas, Çerravë, Starovë dhe Udënisht.

Read More

Nga Edmond Prifti – Pogradeci apo Poradeci (me një bre nga pas) nuk ofron veçse gjolin (liqenin, në dialektore), apo shprehjen e famshme “gusht’ e gunë” (kur fillojnë shirat, e koha ftohet së tepërmi), por një lagje të famshme muze, – atë të tetë burimeve apo “Toplecit”, – pak të njohur edhe për vetë pogradecarët, kur u rrëfen atyre për mahnitjen, por edhe lënien në mëshirën e kohës, të vilës së famshme të Afërdita Gushos, (e vitit 1880 sipas Thoma Zhekut, banor i lagjes Toplec) – apo ajo që njihet ndryshe si vila e Et’hem Beut, në filmin “Mëngjese lufte”…

Read More

Të paktën 296 persona kanë humbur jeten pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Marokun. Tërmeti – me magnitudë 6.8 ballë e kishte epiqendrën në malet Atlas, pranë qytetit të MarrakeshitTërmeti goditi në mbrëmje në orën 23:00, me orën locale. Sipas të dhënave të fundit thuhet se bilanci po shkon në mbi 600 viktima. Më shumë se 600 njerëz kanë vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Marokun qendror, sipas ministrisë së brendshme të vendit.Tërmeti – me magnitudë 6.8 ballë – bëri që njerëzit të nxitonin në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjeraShumë nga vdekjet u tha se…

Read More

Në kulmin e krizës pandemike, kur sytë e mendja e njerëzimit ishte kthyer tek figura e mjekut, tek roli i tij ekzaminues e shërrues, humbja e jetës së tyre u ndje thellësisht. Nuk ka njeri jetë, që të mos ketë patur nevojë për ndihmën e mjekut, qoftë dhe me një këshillë. Por edhe ata janë të vdekshëm, por mision human i zyre, ka qënë e do të mbetet gjithnjë i vlerësuar. Banorët e Maliqit e ndjenë thellë humbjen e jetes se tij, më 27 tetor 2020. Ata do e kujtojnë sot e përgjithmonë doktor Llambin me këto dy fjalë: “Na…

Read More

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Voskop”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Reno” dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 34-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Fillimi i shtatorit përkon me nisjen e vitit shkollor. Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka dhuruar sot mjete shkollore për 100 fëmijë nga familje në nevojë. Statusi në facebook; Në prag të këtij viti të ri mësimor, dhuruam çanta dhe kite shkollore për 100 fëmijë nga familje në nevojë të Bashkisë Korçë. Uroj me zemër që ky vit i ri shkollor të jetë i mbarë dhe plot suksese për të gjithë nxënësit!

Read More