Author: Kolibri 4

Prej vitesh në një gjendje problematike me baltë në dimër dhe pluhur në verë, kjo ishte gjendja e rrugës hyrëse në fshatin Ravonik. Por lajmi i mirë është se kjo situatë do të marrë fund së shpejti. Bashkia e Korçës ka nisur nga puna për rikonstruksionin e plotë të këtij aksi rrugor jetik për qindra familje. Krahas riasfaltimit të saj, rruga do të ketë edhe një trotuar për këmbësorët si edhe do të pajiset me ndriçim. Duket se tashmë ankesat e banorëve të Ravonikut ranë në veshin e duhur pasi Bashkia ka perveshur mëngët për ta përfunduar investimin sa më…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Z. Niko Peleshi priti sot Ministrin e ri të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Z. Ejup Maqedonci si dhe delegacionin që e shoqëronte.Ministri Peleshi vlerësoi faktin që vizitën e parë zyrtare si Ministër i Mbrojtjes z.Maqedonci e zhvilloi në Tiranë, duke demonstruar dhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve, miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy shteteve tona. Z. Peleshi i shprehu Z. Maqedonci urimet më të mira për emërimin në këtë detyrë.Diskutimet mes dy ministrave u fokusuan në bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe vlerësimin e mundësive mbi intensifikimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Gjithashtu…

Read More

Në krye të bashkisë së Kukësit, pas skandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, ende nuk ka një kryetar bashkie. Partia Demokratike, e kryesuar nga Lulëzim Basha, ka nxjerrë njoftimin zyrtar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 24 shtatorit në Kukës, duke i lënë hapësirën koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Dy kandidatët e vetëm në garë mbeten Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj i Partisë Socialiste. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKEDEGA KUKËS 8 Shtator 2023Partia Demokratike Dega Kukës, duke ndjekur me pergjegjësi te lartë politike dhe morale situatën e krijuar në Kukës; pas refuzimit nga një pjesë e…

Read More

Pas telefonatave të shumta të bëra ndaj ish-bashkëshortes së tij, 38 vjeçari procedohet pasi dyshohet se e ka kërcënuar. Ish-bashkëshortja e tij ishte e pajisur edhe me urdhër mbrojtjeje. Njoftimi i Policisë Korçë; Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka fyer dhe kanosur nëpërmjet telefonit, ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…

Read More

Një 73 vjeçar shkon në ambientet e Komisariatit të Pogradecit duke mbajtur në dorë një armë të ftohtë, thikë. Menjëherë efektivët i sekuestruan armën dhe e dorëzuan në Prokurori në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i Policisë; Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. D., 73 vjeç, banues në Pogradec, pasi është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec, duke mbajtur në dorë një armë të ftohtë thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera dyshohet…

Read More

Stema e qytetit Maliq, nderimi që i bëhet 3 qyetetarëve amerikanë, misionarë të huaj, nga kryetari i bashkisë, me motivacionin “Për kontributin në ndihma humanitare, shërbimin në komunitet dhe mbështetjen ndaj nevojave në kohë krize”. Janë nderuar ditën e sotme në një event të veçantë për ta, për t’u shprehur mirënjohjen maksimale për punën e bërë gjatë gjithë këtyre viteve në bashkinë Maliq dhe fshatrat përrreth. Kryetari i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, tregon se ndihma në kohën e pandemisë ka qenë e madhe dhe se kjo është më e pakta që mund të bëhej në nderim të tyre. Dy nga…

Read More

DVP Korçë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 19”. U kap në flagrancë duke transportuar me kamion, kundrejt pagesës, 36 shtetas të huaj që do të kalonin ilegalisht kufirin, vihet në pranga 50-vjeçari. Shpallet në kërkim një 28-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen automjeti kamion, 2 aparate celulare dhe shuma parash. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në bashkëpunim me AMP Korçë-Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 19”, si…

Read More

Duke filluar nga dita e sotme, Sektori i Qarkullimit Rrugor ka ngritur pika kontrolli në gjithë qarkun juglindor, në bazë të Planit Operacional ROADPOAL të hartuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore. Për tre ditë me radhë, kontrollet do të vijojnë në 2 pika në Korçë, 2 në Pogradec si edhe 1 në Bilisht. Fokusi në këtë plan është konstatimi i mjeteve debitore ndaj masave administrative marra, si edhe konstatimi dhe ndëshkimi i mjeteve të shpallura Alert. Deri më tani janë konstatuar disa raste të këtyre shkeljeve, ndërsa rezultatet përfundimtare do të vihen në dispozicion nga sektori i qarkullimit rrugor në…

Read More

Rehova është fshat që dëshmon qytetërim të veçantë jo vetëm në zonën e Kolonjës por edhe në Shqipëri. Konsiderohet si një perlë nga historiku, arkitektura e veçantë, natyra e mrekullueshme, qetësia, ushqimet bio dhe ajri i pastër. Të gjitha këto e mikpritja e banorëve e bëjnë atraksion të frekuentuar kryesisht nga turistët e huaj. Rehova mund të jetë Voskopoja e Kolonjës për turizmin. Ndodhet dy kilometra larg Ersekës, një nga perlat e fshehur të Shqipërisë. Vitet e fundit ky fshat ështe i mbushur me turistë dhe shumica po investojnë në bujtina. Fatmirësisht, fshati është deklaruar zonë e mbrojtur dhe projekti…

Read More

Dekani i fakultetit të bujqësisë Gjergji Mero studimet e larta i ka mbaruar në universitetin e Korçës në fakultetin të cilin sot ai e drejton. Në vitin 1982 pasi mbaroi studimet e larta për agronomi do të shërbente për afro 6 vite në rrethin e Librazhdit Në vitin 1988 Mero me një përvojë terreni tanimë do të jetë një nga pedagogët më të rinj të fakultetit të bujqësisë, aty ku vazhdon të jetë dhe sot. Për dy mandate Mero ka qenë edhe rektor i universitetit të Korçës, mandate këto që i kanë shërbyer për të realizuar binjakëzime të shumta në…

Read More