Author: Kolibri 4

Këtë vit pritet të ketë një tjetër rënie të numrit të nxënësve që do të ulen të hënën në bankat e shkollës. Ministria e Arsimit ka shtyrë për të dytën herë afatin e procesit të regjistrimit të nxënësve duke i dhënë mundësi deri të dielën në orën 23 e 59 minuta, pasi është parë një numër i ulët i regjistrimeve Drejtoria e përgjithshme e arsimit parauniversitar ka hapur e ka mbyllur dy herë sistemin për regjistrimin e nxënësve. Afati i parë ishte nga mesi i gushtit deri në datën 1 shtator. Më pas u shty deri në datën 4 shtator…

Read More

Bajrami na jep barazimin me “raketën” e tij, Shqipëria del me pikë nga Praga Shqipëria ka arritur të barazojë ndaj Çekisë me rezultatin 1-1, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Një pjesë e parë më shumë e përdorur për të njohur kundërshtarin dhe jo me shumë raste konkrete. Çekët nuk ishin shumë kërcënues në portën e Berishës, pasi kuqezinjtë u mbyllën mirë në fazën mbrojtëse. Ndërkohë, Shqipëria pati disa mundësi, por të paqartë në topin e fundit. Një rast i pastër ishte pranë minutës së 30’ me Cikalleshin, por nuk mundi të shënonte. Ndërkohë një rast i diskutueshëm…

Read More

Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Çeki është mbyllur me barazim. Asnjë nga skuadrat nuk shënoi. Sidoqoftë përballja mori tjetër kthesë në pjesën e dytë ku fillimisht shënoi Çekia dhe pas 10 minutash kuqezinjtë barazuan vendasit. Super goli në “Fortuna Arena” erdhi nga Bajrami. Ndërkohë në minutën e 57 kuqezinjtë pësuan golin e parë. Krejçi i shpëtoi pozicionit jashtë loje dhe mposhti Berishën. Fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje, por më pas VAR-i i dha avantazhin vendasve.

Read More

Kufinjtë ndarës të pronave janë endë problematike. Një situatë e tillë ka ndodhur dhe në fshatin Barmash të qytetit të Ersekës. Dy familje, komshinj, janë konfliktuar pasi njëri prej tyre ka rrethuar me mur guri, një sipërfaqe toke në pronësi të fqinjit të tij. Veprim ky që ka sjellë grindje midis tyre. Njoftimi i Policisë; Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. K., banues në fshatin Barmash, Kolonjë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka rrethuar me mur guri, një sipërfaqe toke në pronësi…

Read More

Një 37 vjeçar nga qyteti i Pogradecit arrestohet në afërsi të fshatit Vërdovë pasi u konstatua me një armë gjahu. Njoftimi i Policisë; Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, është konstatuar me një armë gjahu çifte, pa lejen përkatëse, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Korçë/Theu në mënyrë të përsëritur, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, vihet në pranga 34-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Sot në mëngjes, në qendër të qytetit, teksa fika makinën e u nisa drejt lokalit “Shtëpia 1821”, për të pirë kafen, pa hedhur ende hapat e parë mbi trotuar, u gjenda përballë me një mikun tim arsimtar;… kishim kohë pa u takuar. !U përsndetem me njëri-tjetrin, m’u duk disi i mërzitur ndaj edhe pa e zgjatur, i hodha dorën mbi sup dhe e ftova për të pirë një kafe së bashku ! Shënim; subjekti i statusit tim është ngjarje e vërtetë nga një shkollë në mes të qytetit të arsimit …dikur model! Shkruan Muharrem Meko

Read More

Në fund të fazës së parë të regjistrimeve, Universiteti i Korçës, “Fan Noli”, ka përmbushur vetëm një të katërtën e kuotave që ka në dispozicion. Edhe pse në përqindje mund të duket nivel i ulët, rektori i Universitetit shprehet optimist për fazat e më vonshme, por edhe në krahasim me vitin e kaluar. “Në krahasim me 1 vit më parë kemi më shumë regjistrime në programet bachelor, ndërkohë që presim më shumë deri në përfundim të raundeve, ka një rritje edhe tek programet që qeveria mbështet sidomos tek bujqësia” tha Bello. Sa i takon programeve që nuk kanë fare apo…

Read More

Dhuna në familje po vijon të sfidojë përpjekjet e ligjvënësve dhe masave më të ashpra të ndëshkimit. Në qarkun e Korçës, vetëm gjatë muajit gusht janë denoncuar në polici 20 raste të dhunës në familje, shifër kjo që vjen në rritje nga viti në vit. Ekonomia e dobët, arsimi i ulët apo edhe problemet shëndetësore shikohen si shkaqet kryesore të këtij fenomeni. Ndërsa masat e ashpra ndëshkuese, si dhe urdhrat e mbrojtjes duket se nuk po japin efektin e dëshiruar për uljen e rasteve të dhunës në familje, në këto kushte ekspertë të fushës shprehen se ka ardhur koha që…

Read More

Është hedhur dje në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti i Kategorisë së Dytë ku militojnë 3 ekipet e Qarkut të Korçës: Pogradeci, Maliqi dhe Devolli. Të treja këto ekipe bëjnë pjesë në grupin B të kësaj Kategoria dhe prej disa ditësh kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri. Pogradeci e nis kampionatin në shtëpi, teksa do të përballet me Këlcyrën, Devolli do luajë në transfertë ndaj Delvinës, ndërsa Maliqi e ka pushim javën e parë. Derbi i jug-lindjes Maliqi-Devolli do të luhet në javën e 7 të kampionatit, duke risjellë edhe njëherë në kujtesë rivalitetin e vjetër të…

Read More