Një 37 vjeçar po ndiqet penalisht pasi u kap duke transportuar dru zjarri.
Njoftimi i policisë;
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. V., 37 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi në rrugën “Vithkuq-Korçë” u kap duke transportuar me një automjet furgon, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.
Sasia e druve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.