Author: Kolibri 4

Aksident me 2 të plagosur në aksin rrugor Korcë-Maliq, ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Çiflig, ku nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosura dy gra, të cilat ndodhen në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor një mjet tip benz I shërbimit taksi ka qenë duke lëvizur nga Korça në drejtim të Maliqit kur papritmas një mjet tjetër I cili ishte I parkuar në anë të rrugës ka kryer manovër të gabuar duke kaluar në aksin tjetër të aksit nacional. Manovër kjo që ka sjellë…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit E. P., 40 vjeç, banues në Maliq dhe A. S., 39 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi gjatë kontrollit në subjektet (fermat) e këtyre shtetasve, u gjetën dhjetëra bagëti të trasha, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 38 vjeç, banues në Bilisht, me detyrë veteriner, për…

Read More

Për 1000 euro, një i ri shiste në tregun e zi të Shqipërisë motorët që vidhte në Igumenicë, të cilat i kalonte përmes kufirit greko-shqiptar. I riu shqiptar kishte një preferencë të veçantë për motorët, ndërsa mënyra e tij e të vepruarit habiti edhe policët, duke qenë se ai nuk ishte i dukshëm profesionist. I riu po kërkonte një model specifik motori, Papaqi 125 kubiksh, të cilat shiten shumë shtrenjtë dhe shumë lehtë në Shqipëri. Ai largohej nga kufiri shqiptar herët në mbrëmje në këmbë, kalonte në territorin grek kur mbërrinte rreth orës 03.00 të mëngjesit në Igumenicë dhe kërkonte…

Read More

60 muzikantë të orkestrës të Wismarit në Gjermani kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për një tur muzikor dhe për të njohur kulturë, njerzit e vendin tonë. Frider Weinhold i cili drejton prej më shum se 30 vitesh një fondacion humanitar në Shqipëri shprehet, se orkestra ka performuar në Tiranë, Bishnicë dhe së fundmi në Pogradec, ndërsa krahas muzikës arsyeja përse i ftova këtu ishte të njohin njerzit shprehet ai. Sinkron Frider Weinhold “Është një grup muzikor i cili jep koncerte në shumë vende të botës dhe këtë vit vendosën të vijnë në Shqipëri dhe në Pogradec. Ky ansambël prej 60 personash…

Read More

Në 1936 në fshatin Vithkuq u ndërtua vepra e parë energjitike në vend. Në Vithkuq nisi një punë kolosale për të vijuar me pare në gjithë vendin. Sot, në 2024, Vithkuqi qyteti i hershëm i mbi 100 krojeve, 3 kalave, 24 kishave dhe 3 manastireve, dergjet në harresë nga pushteti vendor e qëndror Si për ironi të fatit, problemi kryesor i Vithkuqit që kërkon e “thërret” për turizëm është energjia elektrike. Kam takuar pothuajse çdo banor të fshatit dhe dy janë kërkesat e tyre, energjia elektrike dhe certifikatat e pronësisë (dokumentat e pronave) Pashë këtë foton dhe nismën që një…

Read More

Vështirë të gjesh në Shqipëri një vendbanim tjetër malor me resurset turistike që ka Vithkuqi. Jo më kot, që në vitet ‘30 të shekullit të kaluar, studiuesi dhe historiani i shquar Ilo Mitkë Qafzezi kur shkruante për vendet turistike të rrethit të Korçës,Vithkuqin e radhiste të parin. A mund të më gjeni një vendbanim me 100 kroje, ku janë ndërtuar 3 kala të lashta, 24 kisha e 3 manastire, duke filluar nga shekulli XIII dhe deri në ditët tona?!…Cili vendbanim ka një bukuri të tillë natyrore, me kaq shumë pyje, livadhe, kodra e kodrina të bleruara, gurra,katarakte, kroje e burime…

Read More

Në botën perfekte, në botën e vërtetë shqiptare, në botën reale kur fqinji do fqinjin ndodh dhe kjo – Në një fshat të Lezhës ka ra zjarr i madh dhe nënë Bedria u nis me vrap për të ndihmuar komshiun e saj për të fikur zjarrin por ai mori ndryshim për shkak të erës dhe asaj u dogj shtëpia. Altin Prenga i Mrizit të Zanave ka bërë thirrje për ndihmë. Ky është link i go fund me ku mund të ndihmoni Nënë Bedrien https://www.gofundme.com/f/z7htj?attribution_id=sl:495153b3-d68a-4fbe-a9ad-76e02bbc73f7&utm_campaign=pd_ss_icons&utm_medium=customer&utm_source=copy_link

Read More

E keni parë qytetin pas orës 00:00? Bosh! – jo sepse nuk ka njerëz, jo sepse nuk duan njerëzit të bëjnë jetë nate por është ligji “i budallenjve” që mendojnë se muzika vret pas orës 00:00 Perpos saj, janë disa “kapedanë”, në polici që mendojnë se qyteti është i tyre dhe sillen me bizneset sikur i kanë “të babait”, e nuk i trajtojnë ato denjësisht. Rasti i fundit në DIVA, ku pasi sherri, një qytetar amerikan u dëmtua, policia nuk doli me deklarate, kot se koti u mbajtën menaxherët në pyetje ndërsa bobat vazhduan jetën normal. Disa lokale vazhdojne punën…

Read More