Author: Kolibri 4

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, ndjeu keqardhje për humbjen që skuadra korçare pësoi në minutat shtesë ndaj Partizanit, me rezultatin 2-1. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, serbi qan rastin e humbur nga sulmuesi Bismark, në minutat e fundit kur rezultati ishte 1-1. “Minimumi duhet të kishim barazuar. Nuk ishim mirë vetëm nga fillimi. Në 15 minutat e para kur pësuam edhe golin nuk ishim mirë, pastaj për mendimin tim ishim skuadra më e mirë. Minimumi meritonim të merrnim 1 pikë. E them këtë duke pasur parasysh rastin e humbur nga Bismark. Një rast që do të vendoste…

Read More

Trishtim dhe dhimbje për ikjen nga jeta të inxhinierit Petrika Shore. Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta duke lënë pas hidhërim për familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të për vite me radhë në Bashkinë Korçë. Mirënjohje për kontributin njerëzor e profesional dhe ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve.

Read More

Pogradeci ka pritur gati tre herë më shumë turistë gjatë verës së këtij viti. Vizitorët nga i gjithë vendi mbeten besnikët e bukurive të qytetit liqenor, i cili tërheq sisomos me freskinë e klimës, qetësinë por edhe çmimet e favorshme. Ndërkohë që Hotelet dhe bujtinat e Pogradecit janë të rezervuara deri në mes të shtatorit. Interes të lartë për Pogradecin ka edhe nga të huajt. Gjermanët, polakët, çekët dhe francezët janë vizitorë të përvitshëm, por këtë verë ka pasur grupe të shumta edhe me turistë spanjollë. Rritja e numrit të vizitorëve për Pogradecin, veç të tjerash vjen edhe si rezultat…

Read More

Fshati turistik i Voskopojës është mbipopulluar nga turistët vendas e të huaj. Rrugicat me kalldrëm, natyra e mrekullueshme, qetësia dhe ushqimi tradicional bën që ky fshat të jetë një nga më të frekuentuarit në juglindje. Vizitorët tregojnë se zgjidhin Voskopojën për historinë që ajo mbart, kishat e vjetra dhe për ushqimet tejet të lira. “Vij nga jugu i Francës, ne kemi vizituar gjithë Shqipërinë dhe arritëm në Voskopojë sepse është një vend që nuk duhet humbur, me pëlqejnë kishat e vjetra dhe kultura juaj”, thotë një turiste. “Vijmë nga Amsterdami, Holanda, erdhëm në Voskopojë, ka qenë qytet i rëndësishëm dikur…

Read More

Pas stuhise se nje nate me pare, per shume ore, rruga nacionale Lozhan- Moglice -Gramsh ka mbetur e bllokuar. Shkak eshte bere rreshqitja e dherave dhe inerteve duke bere keshtu te pakalueshem per mjetet aksin nacional pasi situata ka qene e rende ne segmente te shumta te kesaj rruge. Eshte dashur nderhyrja e mjeteve te shumta te firmes kontraktore por dhe te Bashkise se Maliqit per te normalizuar situaten e krijuar. Burime zyrtare thane se vetem mengjesin e sotem rruga nacionale nga Lozhani ne Gramsh eshte bere e kalueshme per te gjitha mjetet. Duhet thene se kjo rruge sa here…

Read More

Një fenomen i pazakontë dhe i rrezikshëm po ndodh në liqenet unike akullnajorë në Valamarë. Liqenet qindra vjeçare po thahen! Ende mbetet e paqartë se përse ka ndodhur diçka e tillë, nëse kjo ka ardhur si pasojë e thatësirës së madhe, apo si pasojë e dorës së njeriut. Duhet të dimë se liqenet akullnajore nuk kanë burime ujore, por janë krijuar nga vetë natyra nga rrjedha e shkrirjes borës dhe shirave, ashtu siç janë mjaft delikatë nëse dora e njeriut ndërhyn në to, çka do të thotë se nëse dikush ndërhyn në rrjedhën e tyre shkarkuese, ata thahen për të…

Read More

Hirra është produkti magjik i cili krijohet gjatë prodhimit të djathit dhe kosit, dhe në të mbeten përbërësit më të mirë dhe më të vlefshëm të qumështit: 16 lloje proteinash, tetë minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme. Ajo ka një efekt të pakrahasueshëm në sistemin gastrik. Studime të ndryshme kanë treguar se përbërësit e nxjerrë nga hirra, sidomos proteinat e hirrës, kanë veti mikrobiale dhe anti-virale, forcojnë sistemin imunitar, mund të mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe rrisin performancën e aktivitetit fizik. Për të marrë vlerat më të mira nga kjo…

Read More

Ditën e sotme në konferencën e cila ende vijon, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar ambasadoren shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga. Sipas Ramës, Hajdaraga ka arritur shumë në shërbimin konsullor, i cili është shembull për ambasadat e tjera të Shqipërisë në botë. Kujtojmë se Hajdaraga është një nga figurat më të rëndësishme shqiptare në Greqi, e cila përpos punës së kryer në urat e bashkëpunimit midis dy vendeve ka ditur të gjejë gjuhën e përbashkët me autoritetet greke përsa i përket emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke qenë mbështetje e plotë për ta

Read More

Ndeshja e djeshme Partizani-Skënderbeu e gjykuar nga kryesori Ermis Çelaj, debutues në Kategorinë Superiore, pati disa momente të dyshimta. Gjyqtari duket strikt në vendimet e tij, teksa dyshimi i vetëm është tek i verdhi i dytë i Rabiut. 33’ Skënderbeu kërkon penallti për prekje të topit me dorë nga Mba pas harkimit nga këndi, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari. Loja vazhdon normalisht. Vendim i drejtë i kryesorit, pasi ndërhyrja e nigerianit duket e pastër. 40’ Top i gjatë drejt gjysmëfushës së boshatisur të Skënderbeut, me Ramos, që e devijon topin me pjesën e krahut dhe arbitri ndalon lojën.…

Read More

“Tirana Diplo 2024”, është mbledhur ditën e sotme me pjesëmarrjen e Trupip diplomatik shqiptar në të gjithë botën. Tematika kryesore e kësaj konference të Ambasadorëve ishte rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Punimet e konferencës janë ndarë në disa sesione ku ndër to ishte edhe rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. I ftuar gjatë diskutimeve ka qenë dhe gazetari Blendi Fevziu, i cili tha se sa i përket integrimit, “Shqipëria prej 32 vitesh është njësoj e paduruar, por a është dhe Europa aq e paduruar për të na pritur ne nremda saj”. Blendi Fevziu shtoi…

Read More