Author: Kolibri 4
Kjo është momenti kur dy motrat Berisha kanë goditur me sende shumë të forta e të mprehta Klea Prengën e cila ngeli e dëmtuar rëndë në fytyrë Motrat Berisha jane ende në kërkim ndërkohë që akuzat kanë qenë për lidhje familjare me njëra tjetrën
Rrëzimi i një peme dekorative në bulevardin “Gjergj Kastrioti” në Korçë ka rrezikuar jetën e kalimtarëve të rastësishem në trotuarin e këtij bulevardi. Sipas banorëve kjo pemë dekorative është disa vjeçare ndaj e për këtë rrëzimi ka ardhur për shkak të kalbëzimit të saj. Sipas banorëve pema dekorative duhej të ishte zëvendësuar prej kohësh me pemë të tjera të ngjashme edhe për të mos u bërë rrezik për kalimtarët në një prej troturarve me dendësi të madhe lëvizje Është dashur ndërhyrja e ndërmarrjes së shërbimit publik të bashkise se Korçës për largimin e kësaj pemë shumëvjeçare
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin B. M., 41 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier, pasi dje, në aksin “Leskovik-Ersekë”, automjeti tip “Audi” që drejtonte është përplasur me një automjet tip “Volkswagen” dhe si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen” dhe një këmbësore, të cilët janë jashtë rezikut për jetën. 41-vjeçari është larguar nga vendi i aksidentit, por është kapur më pas nga shërbimet e Policisë. Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: V. M., 66 vjeç, banues në Bilisht, pasi me vetëgjyqësi ka…
Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari që tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, medikamente për të cilat kërkohet licencë. Sekuestrohen 50 pako me medikamente. Në vijim të punës së intesifikuar të shërbimeve të Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kapështicë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, një autobus. Gjatë kontrollit në pjesën frigoriferike të autobusit u gjetën 5 paketime me medikamente (në total 50 pako), të pashoqëruara me faturë blerjeje. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM…
Shqiptarët po kthehen në shtetin grek aty ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh, ja sa kanë dalë nga Shqipëria gjatë 72 orëve të fundit. Duket se pushimeve ju erdhi fundi për shumë shtetas shqiptarë që hynë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës mes Korriku dhe fillim Gushtit. Në 3 ditët e fundit sipas të dhënave nga policia kufitare ka pasur fluks në rritje të shtetasve shqiptarë që udhëtoj drejt Greqisë. Shifrat tregojnë se kanë dalë rreth 15 mijë shtetas ndërkohë që një numër më i vogël është regjistruar në hyrje. Duhet thënë se shifrat mbeten të larta shifrat si…
Një urdhër i dhënë nga Tirana drejt pikave shitëse para 6 muajsh ishte; “Shisni numra ONE sa më shumë” Pas këtij urdhri gjithë menaxherët në gjithë Shqipërinë u mobilizuan për të shitur sa më tepër numra,duke dhënë dhe oferta tunduese për abonentët e rinj. Por çfarë ndodh nga babëzia? Disa abonentë në Korçë, lajm i konfirmuar ky edhe brenda pikave shitëse të ONE, në momentin kur përpilohet kontrata në vend të një numri të shesin 3, pa dijeninë e abonentëve Pra, ti kërkon një numër telefoni, në kontratën prej 7 fletësh, diku fshihet “djalli”, sepse merr dhe numra të tjerë…
Këto “Hyundai Tucson” janë vetëm dy nga rreth 1 mijë e 800 makinat e ardhura njëherazi në Porto Romano të Durrësit me këtë anije nga Koreja e Jugut. Gati 9 mijë kilometër distancë gjeografike, një treg aspak tradicional referuar historisë… sot Koreja e Jugut është kthyer në burimin kryesor nga ku shqiptarët importojnë makina. “Çmimet e shitjes atje janë shumë të ulëta për shkak të politikës që ata kanë për makinat e reja, për makinat elektrike. Makinat e naftës 10-vjeçare apo edhe më të reja përpiqen t’i shesin që të blejnë makina më të reja, elektrike,” shprehet Mario Tushe, importues…
E kam thënë dhe më herët, nga Pogradeci kam shumë kujtime nga fëmijëria që më bëjnë të kthehem sa herë më jepet mundësia. Duke shijuar kafen e mëngjesit buzë gjolit, u njoha me Hakiun, 75 vjeçarin nga Elbasani i cili shiste lugë druri. Edhe pse kam mjaftueshëm lugë në shtëpi, prapë ble gjithmonë diçka në formë mbështetjeje për njerëz dinjitozë, që pavarësisht moshës, mundohen të nxjerrin bukën e gojës me ndershmëri. Kam shumë respekt për njerëzit që nuk lypin, nuk bërtasin, nuk të bezdisin, por vetëm të hedhin një shikim për të kuptuar nëse do të blesh diçka apo jo.…
Një humbje e papritur në Tiranë përballë Partizanit, i cili e nisi me gol të Rrapaj në minutën e 15 duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Më pas në fillim të pjesës së dytë do të ishte Rabiu i cili në minutën e 51 do të barazonte rezultatin, lojtar i cili në minutën e 85 u dënua me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes Atëherë kur pritej që ndeshja të mbyllej në paqe, do të ishte Mehmeti në minutën e 93 i cili do të mbyllte ndeshjen në favor të Partizanit. Skënderbeu po kthehet në Korçë me…
Një 55-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën pas një përplasjeje mes dy makinave, pasditen e së dielës në aksin Selanik-Petritsi. Makina që drejtohej nga 55-vjeçari dhe që po shkonte drejt Kilkisit, u përplas kokë më kokë me një makinë tjetër që drejtohej nga një grua 44-vjeçare . Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe zjarrfikës, të cilët nxjerrën 55-vjeçarin, i cili u dërgua pa ndjenja në spitalin e Selanikut, ku u konstatua i vdekur. Drejtuesi 44-vjeçar i makinës tjetër është transportuar dhe po trajtohet në spitalin e Kilkisit. Në makinën që drejtonte ndodhej edhe një 38-vjeçare dhe…

