Author: Kolibri 4
Vijon te jetë i lartë fluksi në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës Burime zyrtare bëjnë me dije se vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë kanë hyrë 7350 shtetas. Për të përballuar fluksin policia shqiptare e ajo maqedonase punojnë në hyrje me 5 sportele ndërkohë që në momentet e fluksit të shtuar të dy policitë janë dakortësuar për të punuar me procedurë të përshpejtuar Gjatë këtyre orëve ka qenë i lartë edhe fluksi në dalje nga vendi ynë drejt vendit fqinj, aq sa gjatë 24 orëve kanë dalë 6504 shtetas…
Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb videon që efektivi Erion Goxhara i ka bërë punonjësit të ERE-s Lorenc Kosta, menjëherë pasi e plagosi, duke e qëlluar me 5 plumba. Në video dëgjohet se si efektivi akuzon Lorenc Kostën se ky është fati që meritojnë të gjithë ata që hyjnë në familjet e të tjerëve. “Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje”, thotë ai. Gjuha e përdorur në video është e rëndë ndërsa efektivi akuzon të plagosurin se po i mban peng prej katër vitesh bashkëshorten dhe “po i ha…
Grekët e mirë (histori para një viti) Në mëngjes isha në Dadia – Alexandroupoli, fshat i cili po rrezikohet të përfshihet nga flakët. I gjithë pylli totalisht i djegur. Pyeta banorët, bëra dhe një lajm, i pyesja e për shqiptarët, se si ndiheshin që kishim ardhur për t’i ndihmuar, disa kënaqeshin kur dëgjonin “Alvanos”, të pakët disa që shihnin shtrembër. Pasi mbarova një kronikë, kuptova që forcat zjarrfikëse dhe ushtria shqiptare ishte 2 orë larg nga fshati. Ishin në majë të malit. S’kisha ç’bëja, do ecja. 90% e fshatit ishte evakuar. Asnjë taksi vërdallë. Pasi bëra nja 20 minuta në…
Mes valleve, këngëve, ushqimeve tradicionale, performancave nga artistë të njohur, nën malin e Kozicit është mbajtur për të 5-tin vit radhazi Mokra n’Fest, një festë e cila bën bashkë banorët e zonës e më tepër, rikthen ata të cilët kanë emigruar por e vizitorë vendas e të huaj. Aktiviteti që ka udhëtuar në fshatra të ndryshëm të krahinës së njohur këtë vit ndalesën e pati në Potkozhan, fshat i cili sipas historianit Ledjan Zeqollari ka nxjerrë figura të shquara, për të cilët është mbajtur edhe një ekspozitë e veçantë Një nga figurat më të njohura të këtij fshati është Maro…
Kapja dhe vrasja e Nuredin Dumanit, gjatë periudhës korrik-nëntor 2020, ishte kthyer ndër prioritet kryesore të grupit të Dubait, që drejtohet nga vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja. Gjatë kësaj kohe grupi impenjohet në mënyrë sistematike të gjejë njerëz, dhe njeriu që vepronte në teren për të lidhur marëveshjet për llogari të Francit, ishte Arben Lamçja. Ky i fundit nuk është i panjohur për policinë kriminale dhe SPAK-un, që aktualisht e akuzon për “Sigurim të kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. Lamçja që njihet ndryshe dhe me mbiemrin…
FIKS FARE/ Nga shtatori, programi televiziv investigativo-humoristik “Fiks Fare” do u besohet si drejtues dy vëllezërve binjakë Donald dhe Romeo Veshaj. Mesa duket Top Channel ka kërkuar që vlonjatet Veshaj të jenë në krye të këtij produksioni të rëndësishem, çka është mirëpritur prej vëllezërve
Një vendbanim 7500 vjeçar është zbuluar nga gërmimet arkeologjike në Lin të Pogradecit ku po kryhen gërmime arkeologjike për zbulimin e vendbanimit “palafit”. Në një postim në Facebook, Kryeministri Edi Rama i konsideron zbulimet mbresëlënëse të cilat hedhin dritë mbi vendbanimet e hershme në territoret shqiptare. “Të tjera zbulime arkeologjike mbresëlënëse hedhin dritë mbi vendbanimet e hershme në territoret shqiptare, pranë fshatit Buqezë në Lin, ku po kryhen gërmime arkeologjike për zbulimin e vendbanimit “palafit”, sipërfaqja e vendbanimit prehistorik, mendohet të jetë rreth 35.000 m2”, shkruan kryeministri Edi Rama teksa publikon dhe foto. Zbulimet e fundit i kanë dhënë mundësi…
Fermeret e juglindjes se vendit per sa kohe nuk arrijne te bashkojne prodhimet bujqesore nuk do te jene faktor me çmime ne treg, madje per sa kohe nuk jane se bashku nuk do arrijne te shesin as prodhimet. Ky eshte Jorgo Braholli nje nga fermeret e njohur ne fshatin Dvoran. Sipas tij vetem duke bashkuar prodhimin nuk lejojne grumbulluesit te jene ate faktor me cmimet ne treg. Jorgo Braholli fermer Ne te njejten linje eshte edhe fermeri potencial Ylver Bylykbashi kur tha se per sa kohe fermeret nuk bashkojne prodhimin per shkak te kostos nuk do te jene imponues ne…
Nën tingujt e bukur të këngëve arbëreshe, të ilustruar mrekullueshëm nga aktori i mirënjohur Laert Vasili, vijoi edhe nata e dytë e Lin Festival.. Hstoria, arti, letërsia u bënë bashkë mbrëmë, në një natë shumë të veçantë. Bashkia Pogradec falenderon të gjithë artistët, publikun dhe vizitorët e shumtë që me shumë qytetari ndoqën aktivitetin.
Fshati Zëmblak në Bashkinë Maliq ka përjetuar një ndryshim të rëndësishëm me asfaltimin e rrugëve kryesore. Ky investim i ri synon të përmirësojë infrastrukturën lokale dhe të lehtësojë lëvizjen e banorëve. Projekti është pjesë e nismave të Bashkisë për të rritur cilësinë e jetës në zonat rurale dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik të fshatit.

