Author: Kolibri 4
Në familjen e Agron Llakajt, sot është një ditë e veçantë pasi vajza e tij feston ditëlindjen. Megjithëse dhimbja për humbjen e bashkëshortes është ende e pranishme në familjen e tyre, Agron Llakaj, me zemrën e tij artistike, ka bërë një urim të veçantë dhe të ngrohtë për vajzën e tij. Duke kujtuar bashkëshorten e ndjerë, Kostandinën, Agroni feston këtë ditëlindje për vajzën e tij, Alkida, me këto fjalë prekëse: “Alkida ime e dashur! ❤️ Sot është ditëlindja jote dhe ndiej çdo emocion që po kalon, kjo është e para ditëlindje pa njeriun më të shtrenjtë, mamin dhe shoqen tënde…
“Zëri i shpirtit tim” titullohet libri i parë me poezi i krijueses Enkeleda Sovjani, i cili është promovuar sot nga Klubi i Shkrimtarëve Bota e Re në Korçë. Një libër që sjell për lexuesin përjetimet shpirtërore të autores në tema të ndryshme sociale. Gjithçka në këtë libër i shëmbëllen një rrugëtimi ku është e mundur të gjesh ndalesën e dashurisë, të pritjes, të mallit, lidhjen e nënës me birin e saj, pasionin për jetën dhe meditimin për lumturinë: Enkeleda Sovjani përmes poezive të saj na udhëheq përtej të dukshmes, drejt kufijve të një bote ku hyhet me kodin që vetëm…
Pogradec/Aksidentohet motoçikleta, plagoset drejtuesi Një aksident rrugor është shënuar në Pogradec mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit pranë tuneleve panoramikë. Paraprakisht mësohet se drejtuesi i motorrit ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar duke u përplasur me bordurën e rrugës dhe për pasoj ka marrë plagë në pjesën e kokës dhe fytyrës. I plagosur i transportua në sptialin e Pogradecit ku po merr ndihmën e mjekëve. Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Një qendër e re arkeologjike i shtohet trashëgimisë së pasur kulturore dhe arkeologjike të zonës së Korçës. Kërkimet e fundit të ekipit shqiptaro-francez kanë nxjerrë në dritë dëshmitë e para arkeologjike të një vendbanimi kodrinor mbi fshatin Barç, që njihet nga vendasit me emrin “Kalaja e Barçit”. Studiuesit e angazhuar në projekt do sjellin të dhëna nga aspekte të ndryshme të jetës së komunitetit të vendosur në këtë vendbanim, i cili ofron një tjetër potencial turistik për rajonin e Korçës e më gjerë.
Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “KoKo Fest” do të vijë sërish në qytetin e Korçës, duke shënuar kështu një event të madh artistik për jetën artistike dhe kulturore, por dhe për të gjithë artistët protagonistë të këtij aktiviteti teatror. Me pjesëmarrjen trupave teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Greqi festivali do të nisë më 28 gusht në teatrin “Andon Zako Çajupi” dhe do të përfundojë ditët e tij më datë 4 shtator, përmes një ceremonie çmimesh. Drejtoresha e teatrit njëkohësisht dhe drejtoreshë artistike e festivalit, Zamira Kita, e vlerëson shumë zhvillimin e këtij eventi të madh artistik, i cili vjen në vijim…
Në një intervistë, mjekja pediatre Adriana Ilias ka diskutuar mbi rritjen e rasteve të disa sëmundjeve infektive dhe virozave gjatë periudhës aktuale, duke ofruar këshilla të vlefshme për të mbrojtur shëndetin Ajo theksoi se ndryshimet klimatike, por edhe lëvizja e turistëve kanë kontribuar në shpërndarjen e disa sëmundjeve që për ndonjëherë ishin më të zakonshme në periudha të caktuara të vitit. Mjekja u shpreh se COVID-19 vazhdon të jetë një shqetësim në disa zona, veçanërisht në jug të Shqipërisë ku ka një fluks të lartë turistik. Simptomat e COVID-19 përfshijnë të vjella, diarrea dhe temperaturë të lartë që zgjat më…
Thirrje për Ndihmë: Kujtojmë Eglantinin me Zemër të Thyer Të dashur miq, Më 10 gusht humbëm vëllain tonë të dashur, Eglantin Proga. Zemrat tona janë copëtuar nga kjo humbje e madhe dhe, mbi të gjitha, dy fëmijët e tij të vegjël kanë mbetur pa babanë e tyre. Në këtë moment të vështirë, asgjë nuk e lehtëson dhimbjen tonë, por ndjej një mirënjohje të thellë për nismën tuaj për të mbledhur fonde për familjen tonë. Kjo mbështetje na jep forcë në përballimin e sfidave që na presin. Ju lutem, nëse mundeni, na ndihmoni që t’u sigurojmë fëmijëve të Eglit një të…
Fideus Berberi u ekstradua sot nga Greqia drejt Shqipërisë, ndërsa ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, raporton për Balkanweb, gazetari Igli Çelmeta. Berberi ishte i arrestuar në Greqi bashkë me Laert Haxhiun. Ai u arrestua në maj 2023 në Greqi, teksa ndodhej në të njëjtën makinë me Laert Haxhiun. Firdeus Berberi ka një proces të hapur pranë gjykatës së Korçës, ku akuzohet për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë ndaj Johan Muçllarit dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, “Prishje e qetësisë publike”. Berberi është djali i Ilir Berberit ose siç njihet ndryshe në Pogradec me nofkën “Liri i…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. B., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, 50-vjeçar. Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: N. Sh., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur nëpërmjet celularit, një 66-vjeçar; K. M., 29 vjeç, banues në Maliq, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë, për vendosjen e një mase administrative, për parkim të gabuar. Materialet procedurale i kaluan…
12 të vrarë e 6 të plagosur për 3 ditë në Shqipëri tregon një bilanc të frikshëm të sigurisë qytetare. Vrasje në Memaliaj, vrasje në Tiranë, vrasje në Velipojë, vrasje vrasje vrasje. Çfarë po ndodh? Edhe situata e aksidenteve është alarmante, ku pothuajse çdo ditë aksidente me pasojë vdekjen e udhëtarëve përsëri nuk kanë bërë policinë e shtetit të marrë masa rigoroze për këtë situatë. Kush e ka radhën?

