Author: Kolibri 4
Një situatë anormale ka ndodhur në qytetin e Korçës me kompaninë ONE, e cila ka lajmëruar vetëm para 5 ditësh punojësit e saj se dyqani në afërsi të kullës do të mbyllet për arsye të cilat nuk bëhen me dije. Sipas ligjit dhe kodit të punës , kompania duhet të bëjë tre pagesa ndaj punojësve por pavarësisht se kjo nuk ndodh, përfaqësuesit e kompanisë në Korçë kanë fajësuar punojësit për lekë “të humbura” të cilat u kërkohen atyre që nuk kanë lidhje me lekët, ndryshe nuk do të bëhet pagesa e muajit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Marathia të Fokidës në Greqi, kur një person goditi me thikë një të ri pasi dyshohet se ngacmonte vajzën e tij. Gjithçka ka ndodhur në fshatin bregdetar Marathias në Fokida, pak jashtë Nafpaktos, ku u mbajt një festival mbrëmjen e së enjtes. Pas sherrit të përgjakshëm, i riu është transferuar në Qendrën Shëndetësore Nafpaktos dhe për shkak të seriozitetit të situatës është transferuar në Patra. Autori u arrestua nga efektivw të Evpalios dhe po mbahet në paraburgim.
PKK Qafë Thanë Tentoi të fuste në Shqipëri, 500 l naftë të dyshuar të kontrabanduar, vihet në pranga 49-vjeçari. Sekuestrohet sasia e naftës. Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufij, në PKK Qafë Thanë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontrolle të detajuara, kamioni me drejtues shtetasin R. G.. Në këtë mjet, u gjetën bidonë plastikë të mbushur me 500 litra naftë të pashoqëruar me faturë blerjeje. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e…
Gazetari i sportit Ervin Baku, është kërcënuar me jetë. Ai ka njoftuar se ditën e sotme ka depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, te Drejtori i krimit kibernetik, kallëzim penal për të gjitha kërcënimet e bëra në adresë të tij. Baku ka nxitur reagime të shumta në rrjet, pas një paraqitjeje të tij në një lidhje direkte, i veshur me fanellën e Serbisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë •Sektori i Policisë Rrugore: -arrestoi shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në fshatin Udënisht, pasi në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte pa leje, dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 33-vjeçari dhe pasagjeri në këtë motomjet; -arrestoi shtetasin Gj. V., 56 vjeç, banues në fshatin Gostivisht, si dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 44 vjeç, banues në fshatin Starje, pasi në qendër të qytetit të Ersekës, motomjeti pa targa që drejtonte 56-vjeçari, pa leje drejtimi,…
Kosovari Emir Rashica nuk do të largohet nga ekipi i Skënderbeut në merkaton e verës Burime të siguruara pranë klubit korçar thanë se për 20 vjecarin ka patur interesim nga disa klube të njohura por largimi i futbollistëve të tjerë nga ekipi i ka detyruar drejtuesit e skuadrës të ndalojne të paktën deri në fund të vitit daljen në merkato me futbollistë të tjerë, përfshi këtu 20 vjecarin e ekipit kombëtar shpresa. Gjatë gjithë këtyre ditëve është folur shumë për largimin e Rashices madje është folur edhe për ekipe që kërkojnë shërbimin e tij por zyrtarët e ekipit korçar pranojnë…
Pas më shumë se 48 orësh në arrati, efektivi i policisë, Erjon Goxhara, i cili plagosi me 6 plumba inxhinierin e ERE, Lorenc Kostën te zona e ‘Komunës së Parisit’ në kryeqytet, është vetëdorëzuar në polici. Efektivi, tashmë i shkarkuar nga detyra, kishte edhe armën e shërbimit me të cilën kreu veprën penale. 46- vjeçari qëlloi në pjesën e poshtme të trupit inxhinierin e ERE, pasi ky i fundit kishte lidhje me gruan e efektivit. “Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën ‘Tish Daija’, sot rreth orës…
Anton Falo është një ndër banorët e shumtë që kanë investuar në Voskopojë, fshatin turistik, që jehon nga pushuesit në çdo stinë. Për Dritare TV, zoti Falo rrëfeu se si gjithë kursimet e 20 vite punë në emigrim, vendosi t’i shpenzojë për të ngritur një biznes familjar. Zoti Falo rrëfen se ka qenë një student ekselente, flet katër gjuhë (anglisht, frëngjisht, italisht, greqisht), ashtu si babai i tij Dhori Falo, mësues i nderuar, që njihte mirë historinë e Voskopojës, fshat që u dogj 3 herë. Ndër të tjera ai tregon se gjithë traditën dhe njohurinë që ia la i ati,…
Së shpejti në Menkulas të Devollit, aty ku lindi kolosi i veprave shqipe Dritëro Agolli, do të ndërtohet një shtëpi muze në nder të tij Një projekt i bashkëfinancuar nga Bashkia Devoll dhe Këshilli i Qarkut Korçë do të sjellë një muze të denjë për shkrimtarin e madh, ndërtesë e cila do të shfaqë gjithë veprimtarinë e Dritëro Agollit e nga ana tjetër pritet që të jetë një tjetër sajt turistik për këtë zonë. Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë Erjon Nexhipi ka bërë me dije se brenda vitit të ardhshëm pritet që ky muze të hapë dyert për vizitorët.…
Ish-ministri Niko Peleshi, njëkohësisht i pari i qarkut të Korçës për Partinë Socialiste ka postuar këtë mëngjes në rrjetet e tij sociale një iniciativë unike nga një e re nga Korça, e cila ka sjellë traditën e endjes në një formë krejt unike Peleshi ka vlerësuar këtë iniciativë ndërkohë që është shprehur i gatshëm për të qenë mbështetje për gjithë ata të cilët kanë për qëllim promovimin e vlerave tradicionale e karakteristike të zonës Ja postimi i tij Një startup qe ndërthur traditen me inovacionin është hapur së fundi në Pazarin e Vjetër. Xhorxhia me foli me pasion për vlerat…

