Author: Kolibri 4
Ditën e nesërme, (22.07.2024), ora 08:30 në kryqëzimin e Libonikut, në aksin rrugor Maliq – Pogradec do të organizojmë protestë, e cila ka si qëllim të mbeldhë bashkë të gjithë fermerët për mbrojtjen e prodhimeve tona bujqësore, të cilat po injorohen nga prodhimet e Kosovës dhe Serbisë ! Ju lutemi të gjithë fermerët që të solidarizohemi në këtë thirrje, duke na u bashkuar ! Pjesëmarrja juaj me çdo mjet bujqësor që ju dispononi (traktor, zetor, autokombanjë, etj) do t’i japë një kuptim të madh protestës ! – thuhet në një lajmërim të fermerëve.
48-vjeçari nga Pogradeci po udhëtonte drejt Lezhës me një taksi, ku në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë policia ndaloi për kontroll automjetin taksi ku udhëtonte si pasagjer 48-vjeçari A. Z. Nga kontrolli fizik, atij iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë me fishekë, dy mina me telekomandë, dhe municion luftarak. Mbi këtë shtetas rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Po vijon puna për zbardhjen e plotë të qëllimit të udhëtimit të 48-vjeçarit i armatosur me armë zjarri dhe mina, si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasit/ve që do të…
Një 56-vjeçare me origjinë shqiptare është nxjerrë pa ndjenja nga zona detare e plazhit të Artemisë pasditen e së shtunës. Për ngjarjen është njoftuar Autoriteti Portual i Rafinës. 56-vjeçares i është dhënë ndihma e parë nga një roje plazhi dhe më pas është dërguar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës “KORGIALENIO – BENAKEIO E.E.S.” ku është konstatuar vdekja. Autoriteti Qendror Portual i Rafinës, që kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit të Athinës.
Korça mbetet destinacioni i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj në të gjitha stinët e vitit. Por muajt e verës shënojnë numrin më të lartë të vizitorëve. Ndërkohë që prej fillimit të këtij viti e deri tani muzetë e Korçës janë vizituar nga mbi 21 mijë persona. Për Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar ata që tregojnë më shumë interes janë turistët e huaj nga shtete të ndryshme të Europës. Sa i përket Muzeut të Arsimit ai vizitohet kryesisht nga turistët vendas, por nuk mungojnë edhe ata nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, teksa Muzeu Arkeologjik frekuentohet më shumë nga…
Spektakël dhe adrenalinë ka ofruar edhe nata e dytë e LUMINA Electronic në Korçë, spektakli më mahnitës i ndriçimit, projeksionit dhe tingujve të muzikës elektronike, i cili pritet të kthehet në një nga festat muzikore më të rëndësishme të kalendarit veror, me synimin për të tërhequr sa më shumë vizitorë vendas e të huaj. Në natën e dytë kanë qënë DJ të njohur shqiptarë e të huaj që kanë dhuruar të tjera emocione për publikun, teksa ka qënë DJ i famshëm Burak Yeter, që ka ndezur atmosferën. LUMINA Electronic u zhvillua për herë të parë në Korçë, si festivali më…
Vrasja e trefishtë në Memaliaj dyshohet se është kryer për hakmarrje, e cila e ka zanafillën në vitin 2022 kur kanë nisur edhe përplasjet mes dy grupeve dhe kanë marrë deri më tani 7 jetë njerëzish nga Athina në Tiranë. Më 11 qershor 2022 – Aleksandër Sadikaj, kushëri me familjen Kalemi vritet në një shpërthim me telekomandë. Sadikaj, i njohur me nofën Sanço, po lëvizte me makinë në aksin e njohur si Sauk-TEG. Autorët dyshohet se kishin vënë një sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar…
Shqiptarja.com ka siguruar fotot e dy viktimave në atentatin në Memaliaj, ku shënjestër ishte babai i Andrea Kalemit. Shqiptarja.com sjell foton e kamarierit Gledio Muka, 36 vjeç, dhe klientit Marsel Çela, 37 vjeç. Të dy mbetën të vrarë pas breshërisë së kallashnikovit që u derdh në drejtim të babait të Andrea Kalemit, Shyqyri Kalemi. Kamarieri mësohet se ka qenë pranë tavolinës së shënjestrës kur është qëlluar, ndërsa klienti Çela ka qenë në lokal, por është kapur nga plumbat.
Gledio Muka, 36 vjeç, ishte në krye të detyrës si kamarier në orët e vona të së shtunës, duke u shërbyer klientëve të fundit të mbetën në lokalin ku punonte në Memaliaj. Por, kjo ditë e gjatë pune rezultoi fatale për Gledion, i cili mbeti viktimë e atentatit të mirëmenduar për një nga klientët që ndodheshin në lokal, rreth orës 23:20. Plumbat kishin shenjestër biznesmenin e Shqyo Kalemi, por autorët e mllefosur dhe të vendosur për ekzekutimin e tij qëlluan pa mëshirë drejt lokalit, duke lënë të vdekur në vend kamarierin. Viktimë mbeti dhe një klient, që po konsumonte pije…
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e vonë të kësaj të shtune në Memaliaj. Sipas informacioneve bëhet me dije për 3 ose më shumë viktima, anëtarë të së njëjtës familjeje. Trupat e viktimave janë ende në vendin e ngjarjes para bashkisë së qytetit. Dyshohet se një person ka hapur zjarr me breshëri kallashnikovi. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe numri i personave që kanë ndërruar jetë. Lajm në përditësim…
“Prindërit e mi ishin të martuar për 55 vjet. Një mëngjes, nëna ime po zbriste për t’i bërë mëngjes babait, por pati një sulm në zemër dhe ra. Babai im e ngriti sa më mirë që mundi dhe pothuajse e tërhoqi drejt makinës. Me shpejtësi të plotë, pa respektuar semaforët, e çoi në spital. Kur mbërriti, fatkeqësisht ajo nuk ishte më me ne. Gjatë funeralit, babai im nuk foli; shikimi i tij ishte i humbur. Ai mezi qau. Atë natë, fëmijët e tij u bashkuan me të. Në një atmosferë dhimbjeje dhe nostalgjie, kujtuam anekdota të bukura dhe ai i…

