Author: Kolibri 4

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: ▪︎ M. K., 66 vjeç, banues në Korçë dhe K. K., 29 vjeç, banues në Pogradec, pronarë të dy lokaleve në Pogradec, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në këto lokale, u konstatua muzikë e lartë që shkaktonte ndotje akustike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikë; ▪︎ A. K., 53 vjeç, banues në fshatin Guri i Kuq, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur një 42-vjeçar; ▪︎ A. B., 48 vjeç, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka…

Read More

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, madje edhe konfrontime mes këshilltarëve. Në dy rastet e tensioneve protagonist del këshilltari i opozitës, Tedi Blushi. Fillimisht ai ka hedhur një tufë me letra në drejtim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe më pas ai u përfshi në një konfrontim fizik me këshilltarin socialist, Halit Valteri. Ky i fundit pretendon se është goditur me grushta dhe sende të forta nga Blushi. Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se Valteri ka kallëzuar në polici për dhunë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së. Incidenti solli edhe reagimin e kryebashkiakut Veliaj…

Read More

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me protestën e fermerëve në Maliq. Me anë të një postimi në facebook, Basha shkruan se një qeveri që vjedh fondet e BE për fermerët dhe i gjobit ata sepse protestojnë për krizën në të cilën ndodhen, është e padenjë për të qëndruar në krye të punëve të vendit. Sipas tij, fermerët ka vite që janë braktisur, pa subvencione, pa akses në treg, pa kurrfarë ndihme, sepse prioriteti i vetëm i qeverisë Rama është korrupsioni. Duke qëndruar krah fermerëve, Basha gjithashtu thotë se synimi kryesor i Demokratëve Euroatlantikë për bujqësinë…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Komisionin e Ekonomisë ku po bëhet shqyrtimi i projektligjit “Për Policinë e Shtetit”. Gjatë diskutimeve, deputeti i PD Edmond Spaho i tha ministrit se sot disa fermerë që protestuan në Korçë, u gjobitën me 1 milion lekë secili. Ai theksoi se fermerët nuk do të arrijnë dot t’i bëjnë ato para për të shlyer gjobën. “Policia u vuri gjobë 1 milion lekë të vjetra që nuk i mbledh dot, kjo është të jesh në krahun e oligarkëve. Ju do duhej t’ia ngrini këto çështje kryeministrit dhe t’i thonit që të mendojë pak…

Read More

Sektori i qarkullimit rrugor sipas fermerëve që ishin pjesë e protestës së sotme ka marre masa administrative me një shumë prej 100 mije lekësh të reja për 24 drejtues mjetesh bujqësore, të cilët sipas policisë rrugore janë bërë shkak për bllokimin e rrugës nacionale Korçë – Pogradec në vendin e quajtur “Kthesa e Drithasit” Një gjë e tillë është bërë me dije nga vet fermerët ndërkohë qe vetëm për një fermer policia rrugore ka printuar fletën e masës administrative ndërkohë që për të tjerët do kalojë në sistemin e policisë rrugore. Në protestën e sotme ka patur përplasje midis forcave…

Read More

Nga 3 fermerë të shoqëruar në komisariatin e Maliqit, vetëm njëri prej tyre është gjobitur me shume 100 mije lek te reja për kundërshtim të forcave të policisë. 23 fermerë të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e kësaj proteste kanë marrë masë administrative për parkim të gabuar për mjetet e tyre bujqësore në aksin nacional.

Read More

Festa e Birrës është festa me e madhe në Shqipëri, e tradicionalisht qyteti i Korçës tejmbushet nga emigrantët e ardhur për këtë festë dhe turistët e huaj. Këtë vit, ndryshe nga vitet e fundit, nuk do të ketë hyrje me pagesë në asnjë ditë të eventit. Çdo ditë do të jetë FALAS për publikun Ajo çka bëhet me dije nga organizatorët është se do të ketë përsëri një vend për rezervime me pagesë, për ata që duan të qëndrojnë të ulur e komodë, por pagesa do të jetë minimale. Kjo I jep mundësi gjithë qytetarëve të mund të shijojnë festën…

Read More

LUMINA ndodhi për herë të parë në Korçë e Shqipëri, një festival i mrekullueshëm dritash në parkun Rinia, me qindra të rinj qe morën pjesë. Ndërkohë që në Korçë këndohej e kërcehej, në Memaliaj ndodhi një vrasje me 3 persona. Në Lezhë po ashtu pati plagosje me armë. Por askund nuk pati aq shumë policë sa në Korçë. Po po, mbi 15 police në parku Rinia për të mbyllur muzikën “Mbylleni ndryshe shkoni ne burg” – u dëgjua të thuhej nga drejtues të policisë së Korçës. Ora 00:30 minuta. Në Korçë, sipas policisë, muzika është krim

Read More

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar në Pogradec, ku u vendos lëndë plasëse në banesën e Meard Berberit. Lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 02:30, ku në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së Berberit, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Meard Berberi është një emër i njohur për policinë pasi më herët ka qenë i dënuar për disa vepra penale. Po ashtu Berberi rezulton pjesë e grupit që sulmoi me armë Hotel Volorekën në 2020 në Pogradec.…

Read More

Aksident në aksin rrugor Pogradec – Lin, pranë fshatit Pole Një mjet ka përplasur mjetin e shërbimit zjarrfikës të Pogradecit teksa ka qenë në ecje. Kjo e fundit sapo kishte fikur një zjarr në varrezat e Linit dhe ka qenë duke u kthyer drejt stacionit kur është përplasur nga mjeti. Fatmirësisht nuk ka të dëmtuar por vetëm dëme materiale Policia në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes

Read More