Author: Kolibri 4

Festa e Birrës është shumë afër dhe këngëtarët këtë herë pritet të jenë përsëri premtues për të mbushur sheshin e terminalit të autobusëve në Korçë Kolibri.al ka mundur të mësojë vetëm disa prej emrave më të mëdhenj që pritet të ngjitet në skenë, ashtu siç është këngëtari Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother Vip por edhe Alban Skënderaj, ai i cili mbushi stadiumin “Air Albania” pak kohë më parë. Në ditët në vijim pritet të njoftohen zyrtarisht edhe këngëtarët e tjerë, ku pritet dhe këngëtarë të huaj me famë botërore

Read More

Një zhvillim të ri dhe shumë i rëndësishëm ai i nisjes së punimeve për rikonstruksionin e Muzeut “Asdreni” në Drenovë. Ky projekt është pjesë e nismës madhore “Poli i Jugut”, i cili synon të transformojë Korçën në një qendër të re zhvillimi me ndikim të jashtëzakonshëm në ekonomi dhe turizëm. Rikonstruksioni i Muzeut “Asdreni” pritet të përfundojë shumë shpejt, duke e kthyer Drenovën në një nga destinacionet më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj. Ky muze do të ofrojë një mundësi unike për vizitorët të njihen më mirë me historinë dhe kulturën e rajonit. Projekti “Poli i Jugut”…

Read More

Një grup fermeresh të fushës së Maliqit një ditë pas protestës së organizuar në aksin nacional Korçë – Maliq, kanë patur një takim me prefektin e qarkut të Korçës dhe kryetarin e bashkisë së Maliqit Gëzim Topciu. Përfaqësuesit e fermerëve dhe njëherë tjetër i kanë paqatitur kërkesat e tyre i kanë paraqitur kërkesat e tyre institucioneve perkatese Pas takimit njëri nga fermerët shprehet se iu është premtuar së shpejti me një takim me ministren e bujqësisë, për zgjidhjen e problemeve të tyre Kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topciu shprehet se ka qenë në komunikim me ministren e linjës dhe gjithë…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se do të rishikohen gjobat për fermerët e fushës së Maliqit, të cilët protestuan këtë të hënë për çmimet e ulëta të kulturave bujqësore të grurit, misrit dhe patates. Balla la të kuptohet që gjobat e vendosura gjatë protestës, ku më e madhja ishte 100 mijë lekë mund të hiqen. Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Korçës, ku disa prej tyre u shoqëruan në komisariat. Nga 3 fermerët e shoqëruar në komisariatin e Maliqit, vetëm njëri prej tyre është gjobitur më shumë se 100 mije lekë të…

Read More

Deputeti i PS, Erion Braçe ka komentuar gjobitjen e fermerëve në Maliq duke kundërshtuar veprimet e Policisë së Shtetit. Ai thekson se kjo situatë nuk zgjidhet përmes gjobave, por përmes zgjidhjes së problemeve të fermerëve. Sipas deputetit socialist, për shkak të monitorimit të disa baktereve nga Universiteti Bujqësor që merr fonde publike, patatja e Divjakës, e Korçës dhe e Kukësit nuk tregtohet dot në vendet e Bashkimit Evropian. Dhjetëra fermerë në Maliq u gjobitën me 100 mijë lekë të reja gjatë protestës për mungesën e tregut. Shkak sipas policisë edhe në arsyetimin e gjobave është zënia e sipërfaqes rrugore të…

Read More

Policia e Shtetit Hetime proaktive të përbashkëta ndërmjet Policisë së Shtetit, Ambasadës së ShBA-së në Tiranë dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Arrestohet një shtetas shqiptar, i përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi, me objektiv sistemin arsimor në te gjithë vendin. Më datë 22.07.2024, është arrestuar shtetasi Ermes Hoxhalli, 20 vjeç, banues në Devoll. Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Seksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka ekzekutuar një masë sigurimi “Arrest në burg”, të lëshuar nga…

Read More

Turistët e huaj kohët e fundit kanë shtuar interesin e tyre për fermat e bletarisë dhe drufrutoreve në bashkinë e Korçës Një grup me turistë gjermanë kanë vizituar njërën prej fermave me të njohura të bletarisë në juglindje të vendit. Vet turistët tregojnë se për ta kjo nuk është e panjohur, pasi në Gjermani bletrritja është një profesion me vete por ajo çka u bie në sy është trajtimi ndryshe i fermave shqiptare. “Unë e njoh fushën e bletarisë, kam vet në Gjermani një të vogël, gjermanët janë të njohur për rritjen e bletëve por ju këtu jeni shumë ndryshe.…

Read More

Në rrugët e vendit qarkullojnë çdo vit gjithnjë e më shumë automjete. Pjesa më e madhe e tyre janë me kambio manuale. Ndonëse në 2023 ka një rënie të lehtë të mjeteve mbi 20 vjeçare (me 1.4%) ato vijojnë të dominojnë flotën e automjeteve në vend, duke zënë 36% të totalit, nga 40% një vit më parë. “Volkswagen” (18,6 %) dhe “Mercedez Benz” janë markat më të preferuara, me këtë të fundit që po bie nga froni pasi nuk po blihen më aq shumë sa dikur. Automjetet janë në pjesën më të madhe me naftë (gati 74%). Për nga fuqia,…

Read More

Jemi në periudhe merkatoje dhe surprizat nuk mungojnë. Sirena gjermane për Skënderbeun. Një biznesmen mjaft i njohur gjerman kërkon të blejë korçarët. Sipas “Sky Sport” bëhet fjalë pr Daniel Thomas Loitz, i cili ka shfaqur interes për të blerë disa aksione të ekipit të Skënderbeut. Sipas burimit në fjalë, gjermani drejton kompaninë e tij të quajtur“ Hokulani Limited”. Një kompani që prej dy vitesh është në treg dhe operon në të gjithë fushat dhe sektorët. Thomas Loit kërkon të blejë 25% të aksioneve që janë në pronësi të Bashkisë Korçë. Nga ana tjetër Ardian Takaj është prej gati një dekade…

Read More