Author: Kolibri 4

Për vdekjen e saj ka treguar në rrjetet sociale, bashkëshorti i saj, Kushtrim Hoxha dhe familjarë të tjerë Për të ndjerën para ca ditësh është kërkuar gják urgjentisht nëpër rrjete të ndryshme sociale, pasi ajo kishte lindur një fëmijë dhe ishte në gjendje të rëndë. Familjarët e saj shkruan se përkundër përpjekjeve dhe gatishmërisë për ta ndihmuar, nuk arriti të shpëtojë.

Read More

Ambasadorja zvicerane nga Pogradeci për kodin zgjedhor dhe votën e diasporës “Unë nuk mund të komentoj në thellësi për partitë politike shqiptare dhe aktivitetin e tyre por ajo çka mund të them se është ambasada Zvicerane po punon me komisionin zgjedhor, po forcojmë kapacitetet e tyre, në rritjen e transparencës së votës. Është pjesë e diskutimeve vota e emigrantëve, vota e diasporës, që ata të kenë mundësi të votojnë, vendimi përfundimtar i takon institucioneve shqiptare. Është proces i vështirë, nuk e marrim ne vendimin, ne mbështesim institucionet që janë gati të implementojnë metodën e votës së diasporës”. 

Read More

Korçë/71 vjeçari Edmond Naska lihet në arrest shtëpiak Para togave të zeza ka dalë sot 71 vjeçari korçar, Edmond Naska, i cili ditë më parë shtiu me breshëri kallashnikovi nga ballkoni i banesës së tij. Mësohet se ishte Prokuroria e Korçës që kërkoi masën e “arrestit në shtëpi” për 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili terrorizoi banorët në lagjen nr.16 të qytetit. Gjykata mësohet të ketë pranuar këtë kërkesë të prokurorisë duke vendosur që 71-vjeçari të rrijë në arrest shtëpie. Kjo masë u kërkua për shkak të moshës së të moshuarit dhe faktit se vuan nga probleme të shëndetit mendor, por…

Read More

Prej disa ditësh tashmë, shumë efektivë të Forcave të Armatosura u janë bashkuar forcave operacionale në disa qarqe të vendit, të cilat nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë në betejë me zjarret. Situata më problematike këto ditë ka qenë në qarkun e Dibrës, në Balgjaj, Klos dhe në fshatin Madhesh, në Ulëz, ku flakët përfshinë sipërfaqe me pyll, dushqe dhe pisha. Efektivët e Batalionit III të Burrelit, të angazhuar në këto operacione, tregojnë vështirësitë e punës për shkak të terrenit. “Kemi disa ditë që jemi në vendngjarje. Ka pasur disa vatra të ndezura dhe kemi punuar me…

Read More

Banka të mëdha, mediume, kompani për telekomunikime dhe kompani ajrore në gjithë botën janë duke u përballur me ndërprerje masive të internetit dhe bllokim të kompjuterëve. Aeroplanët janë ulur në Sidnej, Shtetet e Bashkuara i kanë pezulluar fluturimet, ndërsa platforma e bursave në Londër, ka raportuar për probleme me internet për pak minuta. Televizioni britanik Sky News ka qenë për pak kohë jashtë transmetimit. Policia në shtetin amerikan të Alaskës ka raportuar për bllokim të linjës për emergjenca – 911. Shkaku i gjithë këtyre problemeve nuk dihet ende, apo nëse ekziston ndonjë lidhje me problemet që ka raportuar gjiganti Microsoft…

Read More

Mëngjes i hidhur në Pogradec Një grua rreth të 60-ave, me disa pako kartopeceta në dorë që i ofronte dhe shiste për 20 lek te reja. Afrohet tek unë. Përshtypje nuk më bënë ato çka shiste sesa një pako bosh ilaçesh. Pse e mban këtë pakon bosh të ilaçeve në dorë? -Ta shohin njerëzit përse punoj, mbase u vjen keq dhe m’i blejnë Sa duhet të shesësh për të blerë ilaçet? -15 pako kartopeceta. Po sot sa ke shitur? -Asnjë! Për çfarë është ky ilaçi? -Diabet, kam vite e sëmurë. Nuk duhet t’i marrësh falas? -Duhet po kush te jep…

Read More

Më 9 qershor 2024, Drejtoria e Arkivave të Shqipërisë ka marrë një letërnjoftim të Sevasti Qiriazi-Dakos, dhuruar nga z. Petro Luarasi. Gjatë ceremonisë së dhurimit[1], letërnjoftimi u paraqit si zbulim i madh, i cili përmban të dhëna që duhen respektuar nga çdo studiues dhe institucion, me peshë juridike, duke krijuar përshtypjen që ky dokument duhet të përjashtohet nga analizat kritike dhe vlerësimi shkencor. Megjithatë, vetëm një detaj u theksua, ai i përkatësisë fetare të Sevastisë, e cila në letërnjoftim del “orthodokës”, sipas fesë së saj të lindjes, e jo protestante, sipas besimit që ajo përqafoi në rininë e saj bashkë…

Read More

Mandrica, një fshat i vogël në juglindje të Bullgarisë, është një dëshmi e gjallë e identitetit dhe kulturës shqiptare që ka mbijetuar për pesë shekuj. Themeluar në shekullin e 17-të nga shqiptarë të ardhur nga Vithkuqi i Korçës, Mandrica ka ruajtur me fanatizëm gjuhën, zakonet dhe traditat e saj, pavarësisht presioneve të ndryshme kulturore dhe politike që kanë shoqëruar historinë e tij. Banorët e Mandricës flasin shqip, ruajnë këngët dhe vallet tradicionale, dhe mbajnë gjallë kujtimet e paraardhësve të tyre. Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të shoqatave greke për të greqizuar këtë komunitet, mandriciotët qëndrojnë të palëkundur në identitetin e tyre…

Read More

Voskopoja është e rrethuar me mrekulli historike dhe arkitektonike. Nga rrugët e shtruara me kalldrëm, te kishat mijëravjeçare, çezmat me ujë të bekuar dhe plot legjenda. Vendi që vizitohet shumë nga turistët është “Çezma e floririt”. Ajo që e veçon nga çezmat e tjera është legjenda nga e cila ka marrë dhe emrin. “Kjo është Çezma e Floririt për të cilën ka edhe një gojëdhënë. Dikur një vajzë dhe një djalë që duheshin shumë takoheshin gjithmonë te kjo çezmë. Takoheshin një ditë në javë pasi djali ishte kaçak në male. Një ditë djali i tha: “Nëse tre javë rresht nuk…

Read More

“Blegtorët e parë nomadë lanë një zjarr të madh në vjeshtë dhe e gjetën përsëri të ndezur në pranverën e ardhshme. Bënë kryqin të menduar, e pleqëruan të gjithë së bashku këtë mrekulli dhe vendosën të ngrinin një vakëf në vendin e dëshiruar: Shën e Premte. Kjo ishte dita e themelimit së Voskopojës së hershme. Këtu do të qëndronin përgjithmonë”, kjo është legjenda që ka shoqëruar krijimin e qytetit më të vjetër ballkanik prej vitit 1330, sipas kujtimeve të Dhori Falos, historianit më të njohur të zonës. Kur bëhet fjalë për destinacione turistike, padyshim që Juglindja të ofron një gamë…

Read More